Panorama (Albania)

Matia Llupa: Gjithçka ndodh në shtrat nuk është normale, por as perverse

-

Skena e shfaqjes “Nëna dhe fëmija” dominohej nga e bardha. Po ngjyra që të zgjon ty fantazinë erotike, cila është? Nuk më zgjohen fantazitë erotike nga ngjyrat, ndaj s’mund të them një ngjyrë sa për të thënë. Do të duhej më shumë se ngjyra. Trupi yt i zhveshur është objekt seksi, apo një fizik burri ku femra mund të mbështesë kokën? Trupi i zhveshur në skenë nuk është objekt seksi, as objekt ku femra mbështet kokën, por zhveshja nga e gjitha pasi çdo gjë është thënë. Si Matia, trupi i zhveshur varet nga rrethanat. ( qesh) Kur luan ti, ndihesh kavie e Frojdit, apo Frojdi vetë? Kur luaj në këtë pjesë, luaj një djalë ku Frojdi e shpjegon shumë mirë tipin e tij. Tek ai jam bazuar shumë në studime, por s’do ta quaja kavie. Një marrëdhëni­e e komplikuar për një mashkull si mund të jetë? Për tërësinë nuk mund të them diçka. Por një marrëdhëni­e e komplikuar për mua do të ishte një marrëdhëni­e ku shumë gjëra mbeten të paqarta edhe me kalimin e kohës. Për ty cili është kufiri që ndan normalen me perversite­tin, kur vjen puna te shtrati? Te shtrati s’besoj se ka gjë normale, dhe nuk quhen perverse gjithçka ndodh aty. Por është “muhabet” shtrati do të thosha. Koncepti i lirisë personale për ty deri ku shkon? Liria personale është pa kufij, pa koncept, pa përgjigje. Si një aktor i ri, cila është pika jote e fortë? Pika ime e fortë si aktor i ri janë seriozitet­i dhe puna. Aktorja e famshme me të cilën do të luaje një film me skena të nxehta? Çdokush të jetë, sa më profesiona­le të ishte si skenë, aq më thjesht dhe e bukur të ishte. Çfarë të tërheq te femrat, bukuria, zgjuarsia apo diçka tjetër? Zgjuarsia dhe bukuria, dhe të tjerat që zbulohen rrugës, mjafton të ketë të tjera. Kur ndihesh i humbur dhe i braktisur, çfarë mund të të rikthejë në jetë? Ende s’jam ndjerë i humbur dhe i braktisur, por thjesht duke e menduar, them se nëna do të më rikthente në jetë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania