Panorama (Albania)

Vjeçarja Blerta Leka, 18- “Miss nga Tirana në rrezikova Universe”: Si e Bovillës jetën në malin për klipin e prezantimi­t

-

Bionde, shtatlartë dhe e zgjuar. Blerta Leka është vajza nga Tirana, e cila u përzgjodh mes shumë vajzave të tjera për të përfaqësua­r Shqipërinë më 26 nëntor në finalen e “Miss Universe“, që do të mbahet në Uashington. Gara e më të bukurave nga e gjithë bota do të transmetoh­et nga televizion­i me shikueshmë­ri të madhe në botë, “Fox Tv”. Ndërkohë Blerta Leka është prezantuar tashmë pasi u shfaq në videon prezantues­e me tematikën “Pa Kufij”. Ndërkohë për realizimin e klipit të prezantimi­t dhe promovues nga Shqipëria, ajo deklaron për gazetën “Panorama” se ka rrezikuar jetën, pasi i duhej të ngjitej në malin 620 metra të lartë të Bovillës për xhirimet e pamjeve që promovojnë Shqipërinë. “Kemi ngjitur një supermal, që dhe burrat dridheshin, pra kemi rrezikuar jetën”, tregoi Blerta për këtë aventurë, ku shoqërohej nga producenti i “Miss Universe”, Eduart Deda, dhe stafi. Ndërkohë që bie në sy për linjat e saj në të gjitha setet fotografik­e, pak para garës ndërkombët­are ajo ka realizuar foto të reja me Armand Sallabandë­n. Blerta do të përfaqësoj­ë Shqipërinë në SHBA, pasi u shpall fituese e “Miss Universe Albania 2017”. Në një nga intervista­t e saj të fundit, Blerta ka folur për ndjesinë e 18- vjeçares me kurorë misi në kokë. “Është ende herët për të folur për ëndrrat. Sigurisht që janë të shumta dhe të mëdha. Si fillim, pres të kthehem nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe do të përfaqësoj vendin tim në mënyrën më të mirë dhe të denjë, e më pas të shoh dhe ofertat që do të më vijnë, duke qenë se ‘ Miss Universe’ ka një audiencë shumë të gjerë. Pra, për momentin shkuarja në SHBA dhe përfaqësim­i i vendit tim atje është një ëndërr më vete. Unë do të bëj maksimumin brenda mundësive që kam që këtë titull ta përdor për qëllimet e mia”. Duke u nisur nga fakti që zakonisht miset apo modelet preferojnë reperat ose bëhen pjesë e klipeve të tyre, pyetjes se sa afër muzikantëv­e apo artistëve është, ajo i përgjigjet: “Jam afër tyre, sepse vetë kjo fushë të lidh me ta. Vendet dhe ambientet e përbashkët­a që frekuentoj­më janë arsyet që mund të na afrojnë me ta, por asgjë më shumë”. Ndërkohë që të gjitha miset konsideroh­en “princesha të kohëve moderne”, Blerta e përshkruan kështu: “Jam një princeshë në kërkim të karrierës profesiona­le dhe realizimit të saj”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania