Panorama (Albania)

Tifozët me detyrim s’bëjnë punë, ngecin Shpresat

Kombëtarja U- 21 barazon me Irlandën e Veriut, zbehen shanset

-

Tifozët me detyrim nga FSHF nuk i bëjnë punë Kombëtares U21, që dje “flirtoi” me fitoren, por për herë të dytë u ndëshkua nga Irlanda e Veriut në frymën e fundit. Vetëm barazim 1- 1, në një takim që u duk se po shkonte sipas parashikim­eve të kuqezinjve, që shënuan në minutën e 83- të me anë të Ylber Ramadanit. Në pjesën e parë skuadra e Alban Bushit ishte larg pritshmëri­ve, ndërsa në të dytën e rriti nivelin e lojës. Pas 5 ndeshjeve të zhvilluara në grupin 2 eliminator, tashmë Shqipëria rrezikon të zbresë në vendin e pestë, teksa më 14 nëntor, kur sipas kalendarit do të pushojë, rivalët do të jenë në fushë. Bushi hedh në fushë një skuadër sulmuese, me treshen Abazaj, Çekiçi e Hebaj nga minuta e parë. Irlanda e Veriut zgjedh të presë kundërshta­rin, teksa më shumë luan me topa të gjatë. Rasti më i pastër i kuqezinjve është ai i minutës së 30- të, kur Aba- zaj shërben te Hebaj dhe ky i fundit godet me të djathtën, por pret i sigurt portieri Mishell. Agim Zeka është “asi nën mëngë” i Bushit. Mesfushori me tipare sulmuese futet në fushë, teksa në dhomat e zhveshjes mbetet Hebaj. Çekiçi jep sinjalin e parë, ndërsa më pas është momenti i Zekës, që shfaqet i rrezikshëm në tri raste. Goli dukej çështje kohe dhe kështu ndodh, kur pas tentativav­e të Cekës dhe Ndojit për të gjetur portën, është Ramadani që godet bukur me të djath- tën dhe shënon. Mirëpo, kur pritej që kuqezinjtë të administro­nin lojën, një krosim nga e djathta në qendër të zonës, kap “mat” mbrojtjen e ekipit të Bushit. Lavery barazon shifrat pas goditjes së saktë me kokë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania