Panorama (Albania)

Fiton Suedia, dridhet Italia

Kritika pa fund, Ventura mund të shkarkohet edhe po u kualifikua

-

Italia ka komplikuar gjithçka sa i përket ëndrrës për të shkuar në Botërorin e Rusisë.

Skuadra e drejtuar nga Ventura pësoi një humbje të hidhur 1- 0 nga Suedia në fushën e kësaj të fundit dhe tani vë seriozisht në pikëpyetje pjesëmarrj­en në kompeticio­nin më të rëndësishë­m në planet. Goli i Jakob Johanson në minutën e 61- të vulosi fatet e ndeshjes së parë mes këtyre dy skuadrave dhe futi në stres të kaltrit që në ndeshjen e kthimit duhet të luajnë me llogari. Po, sepse duhet të fitojnë patjetër 1- 0 për ta çuar minimalish­t ndeshjen në kthesë, dhe u duhen më shumë se dy gola, por mundësisht pa pësuar, që të kualifikoh­en direkt.

NDESHJA Italia tregoi sërish limite në një kundërshta­r tmerrësish­t mesatar sa u përket cilësive në fushën e lojës. Skuadra e Venturës e ka të vështirë të gjejë portën dhe shtylla e Darmian në minutën e 70- të nuk justifikon dot zhgënjimin që ngjallën të kaltrit. Ekipi italian megjithëse kishte yje si Verrati, Kandreva, dhe Insinje në fushë, nuk arriti për asnjë moment të ishte i paparashik­ueshëm dhe efikas në lojë. Mbrojtja, një nga pikat më të forta, u kap disa herë e papërgatit­ur, ndërsa mesfusha disi e plakur dhe pa grintën e zakonshme. Sikur të mos mjaftonte kjo, Verrati u ndëshkua edhe me një karton të verdhë të panevojshë­m, duke humbur ndeshjen e kthimit që do të luhet të hënën në “San Siro”, më datë 13 nëntor. KRITIKA PA MËSHIRË Ende pa përfunduar ndeshja, tifozët shpërthejn­ë në rrjetet sociale me kritika të forta për skuadrën dhe për trajnerin e saj. Niveli i lojës dhe dëshira e lojtarëve për ta fituar këtë ndeshje e për t’u sjellë si burra në fushë, ishin detajet që u mëshoheshi­n më tepër nga fansat. Sipas asaj që raportonte media italiane dje në mbrëmje, trajneri Ventura rrezikon të shkarkohet edhe nëse skuadra e tij bën përmbysjen e duhur dhe arrin të kualifikoh­et për në Botërorin e Rusisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania