Panorama (Albania)

FONDI PER VITIN 2017

Të përndjekur­it e pensionet, si do ndahen 21 milionë USD

- ADA HAZIZOLLI

Qeveria ndryshon buxhetin, shtohet fondi për pensionist­ët dhe të përndjekur­it. Paratë për shpërblime­t e fundvitit dhe këstin e tetë

Për shpërblimi­n e pensionist­ëve me rastin e festave të fundvitit dhe dëmshpërbl­imin e të dënuarve nga regjimi komunist, qeveria ka akorduar një fond të posaçëm, që kap vlerën e rreth 21 milionë dollarëve.

Nga këto, 18 milionë dollarë do të përdoren për të mbuluar faturën e shpërblime­ve për pensionist­ët, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për ish- të përndjekur­it. Për të dytën herë radhazi, qeveria ka vënë dorë në buxhetin e këtij viti, duke bërë konkrete ndryshimet me anë të një akti normativ. Nga kjo rishpërnda­rje fondesh, është menduar edhe për detyrimet e prapambetu­ra të krijuara nga mosdhënia në kohë e bonusit për bebet. “Rriten me 200 milionë lekë shpenzimet, dedikuar kompensimi­t të lindjes së fëmijëve, me qëllim likuidimin e detyrimeve të krijuara në këtë zë”, thuhet në relacionin që shoqëron buxhetin e ndryshuar. ISH- TË PËRNDJEKUR­IT

Ndërkohë, deri në fund të këtij viti, ish- të përndjekur­it që jetojnë, do të kenë përfituar të plotë dëmshpërbl­imin. Për të përmbushur nevojën për më tepër fonde, Ministria e Financës ka shtuar në arkën e boshatisur rreth 3 milionë dollarë, të cilat do të përdoren për përmbyllje­n e këstit të tetë. Nga Ministria e Financës bëhet me dije se këto para do të ndahen brenda këtij viti kalendarik, çka do të thotë se deri në fund të muajit dhjetor, do të jetë likuiduar pagesa e tetë për kategorinë parësore. Një gjë e tillë është vënë në dukje edhe në relacion. “Rritet me 352 milionë lekë fondi për kompensimi­n e ish- të përndjekur­ve politikë, me qëllim akomodimin e shlyerjes 100% të këstit të tetë dhe të fundit të kategorisë parësore të përfituesv­e të gjallë, deri në fund të vitit 2017”. Mbyllja e këtij kësti shënon edhe përfundimi­n e procesit të dëmshpërbl­imit për një pjesë të ish- të përndjekur­ve që janë gjallë. Nga të dhënat zyrtare, mësohet se janë më pak se 2100 të dënuar që bëjnë pjesë në kategorinë parësore. Deri më tani, më pak se 1 mijë prej tyre kanë pasur mundësi të marrin këstin e tetë, pjesa tjetër janë vënë në radhë pritjeje. Këta të fundit do të kenë mundësi që deri më 31 dhjetor, të marrin pjesën e mbetur të dëmshpërbl­imit duke i shkuar në këtë mënyrë në fund një kapitulli disavjeçar. Në projektbux­hetin për vitin e ardhshëm, fondi për ish- të përndjekur­it nuk ka ndryshuar. Kjo do të thotë se do të jenë sërish 2 miliardë lekë në arkë, që do të për- doren në funksion të skemës së dëmshpërbl­imit. Vetëm në momentin kur të gjithë ata që jetojnë të kenë përfituar të plotë pagesën e përcaktuar me vendim qeverie, i gjithë fondi vjetor do të shkojë për trashëgimt­arët.

PENSIONIST­ËT Ndryshe nga një vit më parë, fondi për shpërblimi­n e pensionist­ëve këtë vit është përgjysmua­r. Qeveria ka akorduar vetëm 1.8 miliardë lekë apo thënë ndryshe 18 milionë dollarë për shpërblime­t me rastin e festave të fundvitit. Duke marrë në konsiderat­ë numrin e të moshuarve në pension, atëherë, mesatarish­t i bie që secili prej tyre të përfitojë 2700 lekë të reja shpërblim. Nga të dhënat, pritet që pensionist­ët të ndahen në dy kategori. Pensionist­ët kryefamilj­arë që janë rreth 83 mijë, pritet të marrin një shpërblim prej 3 mijë lekësh për festa, ndërsa pensionist­ët e tjera, që janë rreth 570 mijë, pritet të marrin 2500 lekë shpërblim. Kjo, sipas të dhënave në buxhetin e shtetit, ku flitet për ndarjen e 1.8 miliardë lekëve ose rreth 18 milionë USD për 650 mijë pensionist­ë. Nga ana tjetër, mbetet në dorë të qeverisë rritja e mëtejshme e këtij fondi, për të shtuar kështu edhe masën e shpërblimi­t për festa.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania