Panorama (Albania)

Intervista nga arratia, Alket Hatija sfidon Policinë: Më kapni po mundët, s’dorëzohem

Hatija: Nuk kam vila me bunkerë në Berat, as armë dhe as truproja. Do të dorëzohem vetëm kur të ketë drejtësi

- TIRANE Alket Hatija

Unë vetë nuk dorëzohem. Policia le të më kapë. Nuk kam besim te kjo drejtësi. Unë të dorëzohem peng te njerëzit e paaftë, nuk e bëj. Ata të më kapin dhe të më vrasin, se shteti edhe të vret, edhe të arreston. Edhe të dënon përsëri, siç të ka dënuar”

Alket Hatija, i cilësuar si "Zoti i Drogës", ka folur nga arratia duke sfiduar shtetin shqiptar dhe duke thënë se ai nuk do të dorëzohet.

Hatija, duke folur për emisionin "Kjo Javë" në "News24", ka thënë për gazetaren Klodjana Lala, se ai e ka kryer dënimin për veprën penale në Itali në vendin tonë, ku është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas tij, arrestimi i dytë është padrejtësi ndaj tij. Po kështu, Hatija ka mohuar të ketë vilë me bunker në Berat dhe ka thënë se e ka pranuar fajin dhe tashmë kërkon vetëm drejtësi.

Alket, kur filluan problemet tuaja me drejtësinë?

Alket Hatija: Në vitin 2008, në 10 shtator të vitit 2008. Ka ardhur Policia, më ka kapur me bujë të madhe për llogari të Italisë. U morëm, shkuam në Gjykatë, në Polici, nga Policia na dhanë masën e arrestit. Që nga momenti i masës së arrestit, unë kam kërkuar personalis­ht ekstradimi­n tim në Itali. Në momentin që unë kërkoja gjykim, si në masën e arrestit, si në apelimin e masës së arrestit, prokurori thoshte që jo, ju nuk do të shkoni në Itali, sepse ne kemi marrëveshj­e. Dënimi që do kryhet këtu, është i vlefshëm edhe në Itali. Jam dënuar 16 vjet.

Sa kohë qëndruat në burg?

Alket Hatija:

I kam pranuar të gjitha në kohën e gjykimit, i kemi pranuar të gjitha ca ka pasur dosja brenda, me faj, pa faj, që shumë gjëra nuk mund t'i kem bërë unë. Por unë prapë i pranova për efekt të gjykimit të shkurtuar se nuk kishim rrugë tjetër. Në Itali nuk na çonin të gjykoheshi­m. Ne kemi këmbëngulu­r deri në Gjykatën Kushtetues­e, dhe përfundimi­sht Gjykata ka thënë që është dënim legjitim dhe sipas konventës që kemi me Italinë. Gjykata ka thënë që është i ligjshëm edhe për shtetin italian. Sipas tyre, kush të mbarojë e para, ajo hyn në fuqi në formën e prerë. I bie që për ne, hyn në fuqi vendimi i majit të Apelit tonë këtu. Kam qëndruar gjashtë vjet e gjysmë. Gjithsej kam bërë 10 vjet e gjysmë burg. Duke llogaritur ditët e paraburgim­it, amnistinë, tremujorsh­et dhe sjelljen time të mirë në burg. Jam liruar në janar të vitit 2016 me shërbim prove. Pra, kam ndenjur plot 10 vjet e gjysmë në burg.

Gjatë kohës që ishit në burg në Shqipëri, a patët ndonjë njoftim nga autoritete­t se ndaj jush po kryhej një proces paralel në shtetin italian?

Alket Hatija: Jam njoftuar një ditë ose dy ditë para se të merrej vendimi i formës së prerë nga Krimet e Rënda këtu. Atë letër e ka dhe avokati dhe më duket, edhe Gjykata. Erdhi një djalë nga Interpoli dhe më tha se do të merrja pjesë në një gjyq. Çfarë gjyqi, i thashë unë? Një gjyq në Itali, më tha, për këto vepra penale. I thashë se unë gjyqin e kam këtu dhe nesër marr vendim të formës së prerë, kështu që unë në burg jam, ku të shkoj e si të shkoj në Itali?!

Pasi ju u dënuat dhe e kryet të gjithë dënimin, a patët kontakte me Interpolin apo me Ministrinë e Drejtësisë për t'u interesuar për atë proces, që në fakt ju erdhi në letër dhe që nuk e dinit se çfarë kishte ndodhur me fatin e tij?

Alket Hatija: Pas dënimit, shokët e grupit, më thoshin që duhet t'i çojmë ne personalis­ht letrat, pasi nuk i çon shteti. Kjo është çmenduri, për zotin! Pse, kush jam unë, shteti jam që të çoj letra nga Shqipëria me vula në Itali, pas kaq vitesh vuajtjeje dënimi me faj, pa faj? Dhe tani të marrim edhe letrat, t'i çojmë edhe në Itali që jemi dënuar. Siç na kapën, ashtu edhe duhet ta mbyllnin dosjen. Unë isha në dijeni të këtij procesi dhe ndaj, që në fillim, kam kërkuar ekstradimi­n në Itali dhe të dënohem. Dhe madje, atje, më pak do të isha dënuar. Jam i sig- urt, më pak burg do kisha bërë.

Ju u arrestuat sërish në korrik të vitit 2017, a mund të na thoni si ndodhi arrestimi, ku ishit dhe çfarë ju thanë punonjësit e Policisë që ju vunë prangat?

Alket Hatija: Kam zbritur nga shtëpia ime në plazh. Isha zgjuar herët, se përgjithës­isht zgjohem herët për punë. Zbres poshtë, shoh dy makina civile. "Do vish me ne", tha polici. "Po pse?". Vrava mendjen, i futa një xhirim trurit, çfarë kam bërë. "Do vish me ne", tha. "Do vij me makinën time", i thashë. "Jo, do vish me ne", thanë. Thashë, po shkoj se këta të shtetit janë, megjithëse ishin civilë dhe kanë filluar t'i marrin peng njerëzit, duke thënë jemi të shtetit dhe të marrin të vrasin. Unë s'e kam bërë veten për t'u vrarë, por ku nuk të shkon mendja. Më thanë se isha dënuar në Itali në vitet 2003- 2004 nga Gjykata e Milanos. Aty u qetësova totalisht.

Në momentin që dolët për masë sigurie në Gjykatën e Durrësit dhe Prokuroria kërkoi masë sigurie arrest me burg me afat 40 ditë me qëllim ekstradimi, me çfarë argumenti ju liroi Gjykata?

Alket Hatija: Është e njëjta çështje, 2003- 2004. Ata thoshin për llogari të kësaj çështjeje, që unë jam dënuar më parë. Aty thoshte për veprimtari kriminale të vitit 2003- 2004. Kur pashë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetues­e, u binda përfundimi­sht që do të më lironte, ose do më mbante peng, se rrugë tjetër nuk kishte.

A keni miq ju në politikë? Alket Hatija:

Jo fare! As nuk jam marrë ndonjëherë me politikë dhe s'dua të merrem. Kur vjen dita e votimit, po të dua, votoj, po nuk dua, nuk votoj. Nuk më intereson fare, unë gjithmonë jam bazuar te forcat e mia.

Përse ju cilësojnë "Zoti i drogës"?

Alket Hatija:

Kjo është çmenduri. Duhet parë kush e thotë. Si ka mundësi që nuk kanë pyetur ndonjëherë këta njerëz, mirë këta shqiptarët i dënuam, i masakruam sa deshëm ne... Këtej na masakroi Shqipëria, këtej na vrau Italia. Jo vetëm mua, por të gjithë shqiptarët e tjerë. Si nuk pyeti njeri për këta 100 italianë, që unë s'i njoh fare, unë vetëm me 2- 3 kisha njohje dhe e kam pranuar që e kam bërë dhe jam dënuar për këtë punë... Si nuk pyeti njeri, që të dalë prapë aty se jam shumë i irrituar me padrejtësi­të që po më bëjnë. Kam lënë dy fëmijë të vegjël. Kur kam rënë në burg në vitin 2008, i kam lënë njërin 1 vjeç e gjysmë dhe njërin 3 vjeç e gjysmë. Kam një urrejtje për këtë drejtësinë tonë. Si nuk pyeti njeri, mirë këta shqiptarët janë dënuar kaq e aq, po këta italianët sa janë dënuar që kanë qenë bashkëpunë­torë me ne.

Aktualisht po zhvillohet në Gjykatën e Durrësit procesi gjyqësor për ekstradimi­n tuaj drejt Italisë. Përse nuk dorëzoheni që të përballeni me drejtësinë?

Alket Hatija: Unë vetë nuk dorëzohem. Policia le të më kapë. Nuk kam besim te kjo drejtësi. Unë të dorëzohem peng te njerëzit e paaftë, nuk e bëj. Ata të më kapin dhe të më vrasin, se shteti edhe të vret, edhe të arreston. Edhe të dënon përsëri, siç të ka dënuar. Ai e bën këtë, por unë vetë nuk dua të shkoj. Ata duhet ta sqarojnë dosjen e ardhur nga Italia që është e njëjta dosje për të cilën unë jam dënuar. Është e njëjta dosje dhe nuk luan asnjë pikë, me emra dhe me kilogramë. Por ata nuk dinë t'i interpreto­jnë, ose e bëjnë nga dashakeqës­ia apo servilizmi. T'i bëjnë qejfin italianit. Por nuk më intereson kjo, kush e ka bërë dhe kush nuk e ka bërë. E ka bërë shteti nga paaftësia dhe vazhdon ta shtyjë. Për çfarë paguhen këta? Për të vrarë njerëz? Unë i kam pranuar të gjitha. Pse nuk më çove në atë kohë kur e dije që vendimet e gjykatës tënde nuk njihen në Itali? Nuk njihen se nuk doni ju privatisht. Këtu nuk ka shtet, se po të kishte, i merr ata prokurorë i fut në burg direkt dhe ta provojnë një herë se ç'do të thotë pengmarrje.

Burime jozyrtare brenda Policisë së Shtetit thonë se ju jeni pronar i një vile me bunker nëntokësor, që ruhet nga roje të armatosura. Në fakt, a keni ju në pronësi një vilë në qytetin e Beratit?

Alket Hatija: Kam që në vitin 1993 që nuk kam shkuar në Berat dhe mund të kem shkuar një herë në vit, më tepër te varri i babait dhe për ata njerëz të afërm që kam atje. Po nuk rri në vila unë dhe me armë. Po si ka mundësi kur ata më thonë mua je zot i drogës, unë kur paskam kaq para, pse rri në bunker si qen?@ Si ka mundësi që nuk më kap dot shteti mua, apo këta ushtarë? Ku është shteti?! Ku është Policia?

Alket, a lëvizni ju i shoqëruar me truproja dhe njerëz të armatosur?

Alket Hatija: Me truproja?! Unë me zor po mbaj fëmijët e mi, të mbaj truproja. Ç'më duhen mua truprojat, për çfarë arsyeje? Kam vrarë? Kam prerë? Pse të rrinë fëmijët e mi peng. Pse t'i vuajnë fëmijët e mi këto gjëra. Çfarë nuk po dëgjojnë, që rri me armë me bunkerë. Unë i kam vuajtur një herë këto. Unë s'kam forcë të gjej drejtësi te këta njerëz. Si t'ia bëj? Nuk doli njeri të më thotë që kam faj ose të drejtë. Ti do dorëzohesh për këtë arsye. Po të ketë drejtësi, dorëzohem që nesër. Që sot, që në moment.

 ??  ?? Alket Hatija gjatë intervistë­s në arrati për ‘ News 24’
Alket Hatija gjatë intervistë­s në arrati për ‘ News 24’
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania