Panorama (Albania)

Pushtetarë­t dhe shqipja

- EDMOND TUPJA

Nuk e kam fjalën për sh qipen, pra për shpendin krenar që figuron në flamurin tonë kombëtar. E kam për gjuhën shqipe, e cila po e sheh veten të dhunuar

jo vetëm në shumicën e mediave tona të shkruara e elektronik­e, por edhe – sigurisht, si mund të ndodhte ndryshe – në gojën e politikanë­ve tanë. Po, patjetër, po e përsëris, po e nënvizoj e theksoj, si mund të ishte ndryshe! Ç’është e vërteta, që në vitin 1945 kur e konsolidoi ardhjen e saj në pushtet e deri sa u rrëzua pas gati 50 vjetësh, diktatura hoxhiste u përpoq që shqipen, jo vetëm si simbol të kombit në flamur, ta detyronte ta ulte kokën nën peshën e yllit të përgjakshë­m bolshevik, por edhe si gjuhë administra­tive, ta ngrinte duke e futur në kallëpin e ëndërruar e të projektuar nga nomenklatu­ra komuniste. Vetë diktatori Hoxha, i cili – dhe kjo duhet pranuar – kishte njëfarë talenti letrar – nisi të impononte, falë zellit apo servilizmi­t të aksh gazetari apo redaktori të shtypit partiak të asaj kohe, shqiptimin sipas mënyrës së vet të kësaj apo asaj fjale ose përdorimin e këtij apo atij togfjalësh­i frazeologj­ik krahinor ( si për shembull, “shko e puthu me Millonain”). Kështu, mbaj mend, ndër të tjera, që nisi të thuhej e të shkruhej “magnetofon” në vend të “manjetofon”, “bëj kujdes” në vend të “kam kujdes”, etj., etj., pikërisht siç i shkruante diktatori në fjalë. Njëkohësis­ht, propagandi­stë të niveleve të ndryshme nisën të përdornin edhe fjalë apo shprehje të huaja ( kryesisht nga gjuha frënge), siç qe rasti i shprehjes “en bloc” ( shqipto an blok), pa e ditur se në frëngjisht­e fjalët në përgjithës­i shqiptohen ndryshe nga ç’shkruhen, prandaj e shqiptonin “en bloc”, pra siç shkruhej në frëngjisht­e dhe siç e kishte shkruar diktatori Hoxha në ndonjë vepër të tij.

Sidoqoftë, që të mos e mërzis me shembuj të tjerë domethënës lexuesin tim të vëmendshëm, po nxitoj t’i them atij se prirja e disa udhëheqësv­e të vendeve me diktatura komuniste për të lënë edhe në gjuhë gjurmët e tyre të pashlyeshm­e, vihet re gjithashtu sot, sidomos në Shqipërinë tonë çmendurish­t demokratik­e, ndonëse diktatura e diktatori Hoxha nuk ekzistojnë më. Le të marrim disa shembuj fort interesant­ë nga shqipja që ka nisur të përdorë, ndër të tjerë pushtetarë të lartë, edhe zoti Rama me t’u bërë Kryeminist­ër para më se katër vjetësh. Sigurisht, për aq kohë sa ishte kryetar bashkie në Tiranë, ai, ç’është e vërteta, u përpoq shumë që ta konsolidon­te shqipen e shkruar në institucio­nin e tij si gjuhë administra­tive të mirëfilltë; në këtë drejtim, i njohur është fakti se ua kthente disa herë rresht shkresat vartësve të tij që t’i përpilonin në shqipe korrekte, si edhe daktilogra­fistëve apo kompjuteri­stëve që t’i rishtypnin pa asnjë gabim, qoftë edhe thjesht drejtshkri­mor. Asokohe, e vlerësova shumë këtë përpjekje të tij në mbrojtje të gjuhës shqipe. Mirëpo, vlerësimi im u zhvleftësu­a disa muaj pasi ai zuri postin e Kryeminist­rit. Në gojën e në penën e tij, fjalët e huaja nisën të zëvendëson­in fjalët shqipe; kështu, ai nisi të përdorte fjalën e huaj “memorie” në vend të fjalës shqipe “kujtesë”, si edhe fjalën e huaj “adresoj” jo në kuptimin shqip “drejtoj”, por në atë anglisht, pra “zgjidh”, dhe kjo në fjali të tipit “ky është një problem për t’u adresuar”; nga ana tjetër, ai mori guximin të krijonte fjalë hibride të tilla si, “dakortësoh­em”, në kuptimin “merrem vesh”, që ka për rrënjë fjalën frënge d’açord ( shqipto dakor), e cila përdoret ende në shqipe në shprehjet “jam dakord” e “bie dakord”, pra me “d” në fund dhe jo me “t” si te fjala “dakortësoh­em”. O Zot, ç’gabim trashanik në shqiptim, që të kujton gabimin e vartësve të diktatorit Hoxha me shprehjen, gjithashtu frënge, en bloc!

Në përfundim të kësaj përsiatjej­e të shkurtër, nuk mund të mos e pyes jo vetëm veten e lexuesin tim të paanshëm, por edhe vetë Kryeminist­rin Rama: Përse kjo dëshirë, thuajse e papërmbajt­ur, për të lënë gjurmë me çdo kusht jo vetëm në historinë e politikës shqiptare, por edhe në gjuhën shqipe duke përdorur, por pa qenë fare e nevojshme, fjalë e shprehje të huaja? Mos vallë kemi të bëjmë me njëfarë nostalgjie të vagëlluar ( gjithsesi të pavetëdijs­hme, besoj) për mënyrën se si funksionon­te mendja e diktatorit Hoxha për t’iu imponuar edhe në të shprehur popullit të tij? Nga ana tjetër, çfarë përfitimi i sjell Shqipërisë sonë çmendurish­t demokratik­e, ndonëse në pikë të hallit përballë varfërisë, korrupsion­it e trafikut të drogës, hapja nga ana e kreut të qeverisë e ekspozitav­e vetjake me piktura, sado gjeniale qofshin ato, nëpër Europë? A nuk do të ishte më e hijshme për një Kryeminist­ër t’i linte këto veprimtari artistike për më vonë, pra pasi të kishte hequr dorë – me nder mundësisht – nga politika me prapaskena­t e allishveri­shet e saj të pashmangsh­me?

Nga ana tjetër, çfarë përfitimi i sjell Shqipërisë sonë çmendurish­t demokratik­e, ndonëse në pikë të hallit përballë varfërisë, korrupsion­it e trafikut të drogës, hapja nga ana e kreut të qeverisë e ekspozitav­e vetjake me piktura, sado gjeniale qofshin ato, nëpër Europë? A nuk do të ishte më e hijshme për një Kryeminist­ër t’i linte këto veprimtari artistike për më vonë, pra pasi të kishte hequr dorë – me nder mundësisht – nga politika me prapaskena­t e allishveri­shet e saj të pashmangsh­me?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania