Panorama (Albania)

Në pritje të peshkut të madh…!

- REZANA KONOMI

Ngjarjet që janë duke ndodhur kohët e fundit kanë qenë aq të vrullshme, sa ditët janë kthyer në seriale...

të një telenovele me të papritura dhe të panjohura. Të mbërthyer pas ekraneve, konferenca­t e shtypit ndjekin njëra- tjetrën dhe analizat e opinionet janë aq intensive, sa çdo natë duket si dezhavy. Reforma në Drejtësi, aq e pritur dhe e dëshiruar, duket se do të jetë çelësi dhe guri i provës për shtetin e së drejtës, por njëkohësis­ht edhe testi i vetëm për të kaluar provimin e shtetit për hapjen e negociatav­e.

Përpjekjet e deritanish­me, ku pas çdo ngjarjeje që ndodh rendet të justifikoh­en veprimet dhe mosveprime­t, duket se janë më shumë sipërfaqës­ore sesa reale dhe serioze. Në kohën kur krimi dhe kriminalit­eti kanë mbërthyer në mënyrë kapilare strukturat shtetërore, mbi të gjitha ato ligjzbatue­se, të dalësh e të ligjërosh për pajisjen me matës dhe autorizim për ujin e puseve, apo për ndëshkime për të gjithë keqbërësit që shpërdoroj­në ujin e pijshëm, është më shumë sesa qesharake – “fshati digjet ku… krihet”.

Ndoshta edhe këtë herë, si çdo herë, përdoren ngjarjet e vogla për të tërhequr vëmendjen nga ngjarjet e mëdha. Është bërë kaq e zakonshme dhe e lexueshme në të njëjtën kohë fakti që, sa herë shqetësimi dhe problemi është madhor, hidhet aty- këtu një shashkë dhe të gjithë merren me të, të mençur e jo të mençur, gazetarë e analistë dhe, natyrisht, publiku që mëkohet çdo ditë me këtë ushqim të prishur.

Gjithë opinioni publik dhe faktori ndërkombët­ar e ka kthyer vëmendjen nga klasa politike për të kuptuar dhe marrë sinjale se tashmë ka ardhur koha që të sakrifikoh­en interesat ngushtësis­ht partiake për interesat publike. Ndoshta ky do të jetë dhe momenti historik kur Shqipëria dhe shqiptarët do të japin provat e para që mund dhe duhet të dënojnë krimin dhe kriminalit­etin, duke filluar që nga personat me kostum e kollare, sepse krimi nuk ka ngjyrë dhe as përkatësi. Fal Zotit, edhe këtë herë gjithë shpresa është drejtuar te ndi- hma e faktorit ndërkombët­ar.

Por të më ndjeni, se ende nuk kam kuptuar deklarimin e ambasadori­t amerikan Lu, kur thotë se për herë të parë në Shqipëri do të kapet peshku i madh në fillim të vitit…!!! Pra dihet ku noton peshku, njohin koordinata­t dhe presin janarin për ta peshkuar…?! Duke qenë një person mosbesues, më lind pyetja natyrshëm: Po sikur peshku të ndryshojë drejtim dhe të mos kapet nga rrjetat, çfarë peshku do t’u serviret shqiptarëv­e si i madh, apo ndoshta deri atëherë sardelet janë rritur aq sa për të qenë “të mëdhenj” dhe ja ku u kry misioni…!!! Qofsha e gabuar, sepse jo vetëm unë, por besoj gjithë shqiptarët presim që ndëshkuesh­mëria të mos jetë vetëm dënim për të vobektët dhe njerëzit pa përkrahje, por të godasë me forcën e vet këdo që do të shkelë dhe shpërdoroj­ë ligjin.

Në këtë rrokopujë ndodhish, rrëfenjash e gojëdhënas­h, me së shumti të liga, më vjen në mendje përgjegjës­ia morale, krahas asaj penale, sidomos për personat që kryejnë funksione publike. Kjo për vetë faktin sepse përgjegjsh­mëria dhe përgjegjës­ia e tyre duhet të jetë dhjetëfish më e madhe se e çdo personi tjetër të zakonshëm.

Mos ndoshta edhe për këtë jam unë mbrapa në kohë apo vërtet ky koncept nuk ekziston më dhe të gjithë flasin për përgjegjës­i penale, për krim të paprovuar dhe persona të cilët nuk mund të dënohen pa prova e fakte. Në çdo debat, apo tryeze të çdo dite, të gjithë gjykojnë dhe marrin rolin e akuzuesit duke bërë ekspertin dhe duke caktuar dhe fajësinë.

Si njeri i jurisprude­ncës, mbështes parimin se kushdo është i pafajshëm deri sa të provohet e kundërta. Gjithashtu, pranoj dhe parimin se pa prova e fakte, askujt nuk mund t’i privohet liria. Por, të gjitha këto i kuptoj kur flasim për përgjegjës­i penale, për ekzistencë­n e veprës penale me gjithë elementët e saj. Ajo që nuk kuptoj është se si mundet të diskutojmë për persona që ushtrojnë funksione të larta publike, të mandatuar apo emëruar për të na përfaqësua­r, të zgjedhur si persona me integritet të lartë moral dhe dis- kutimi t’i adresohet vetëm përgjegjës­isë penale, mospasjes së fajit apo mungesës së provave?!

Në çdo vend tjetër demokratik, kjo do të ishte e papranuesh­me dhe do të mjaftonin shumë pak nga e gjithë kjo shëmtirë e kohëve të fundit që minimalish­t dikush të mund të tërhiqej duke ndjerë vetëm përgjegjës­inë morale, se më e pakta nuk ka kryer siç duhet detyrën, edhe sikur të jenë të pastër qelibar nga elementi faj e fajësi.

Nëse kjo do të ndodhë një ditë, kur shteti të jetë një për të gjithë, pa diskrimini­m, kur të gjithë të jenë të barabartë para ligjit dhe të marrin dënimin e merituar moral ose penal, pavarësish­t çfarë kostumi dhe karrigeje rri ndenjur, atëherë do të përshëndes dhe ndëshkimet që strukturat shtetërore bëjnë për ata shkelësit e vegjël, ata që mbledhin bidonë te kazanët e mbeturinav­e për bukën e gojës dhe u sekuestroh­en, apo ata që nuk kane matës te puset e shtëpive, fshatarët që tregtojnë pa kasa, familjet që nuk kanë bukë të hanë, por marrin në mënyrë të paligjshme një fije kabllo për një llambë ndriçimi… etj., etj… sepse ka pa fund tragjedi migjeniane që luhen në kohet moderne. Rasti i nënës së sëmurë që bën sikur ushqen fëmijën e mitur me shishe me biberon, pa asnjë pikë qumështi, sepse shteti nuk është aty për të, por është duke kryer detyrën në kërkim të të varfërve që “shkelin ligjin”, paçka se trafikantë­t u kalojnë nën hundë, shpresoj t’ju dhemb pak dhe së paku t’ju lërë ca orë pa gjumë, pastaj rehatohuni sërish dhe jetoni si “Liza në botën e çudirave”, për ta filluar ditën duke u zhytur si derrat në llucë.

Unë, por jo vetëm unë, jemi të interesuar të kemi një shtet ligjor, i cili të ndihet se është i tillë në çdo qelizë, në çdo njësi, të dënojë pa dyshim çdo shkelje të madhe ose të vogël ndaj kujtdo, sepse vetëm kështu do të mund të ndërgjegjë­sohemi se gjithçka paguajmë si taksapague­s, na kthehet si e mirë publike, sepse vetëm kështu rritin cilësinë e jetës dhe ushqejmë shpresën. * Dekane e Fakultetit Drejtësisë, KU “LUARASI”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania