Panorama (Albania)

Tahiri, zyrtari gjerman: Mos abuzoni me imunitetin

Zyrtari i lartë gjerman komenton edhe largimin e Visho Ajazit

- TIRANE

Drejtori për Europën Juglindore në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach, kërkon që politikanë­t shqiptarë të mos abuzojnë me imunitetin parlamenta­r për t’u mbrojtur nga drejtësia.

Në një intervistë për “Deutsche Ëelle”, Hellbach komenton edhe rastin e ishministr­it Tahiri dhe përballjen e tij në Parlament. Sipas zyrtarit gjerman, nëse ka mjaftueshë­m momente konkrete dyshimi, atëherë nuk duhet abuzuar me imunitetin parlamenta­r që deputetët kanë, për t’u mbrojtur prej aksesit të drejtësisë. Në intervistë­n e tij, Hellbach komenton edhe largimin e ish- kreut të SHISH- it, Visho Ajazi Lika.

Si e komentoni situatën aktuale politike në Shqipëri? Investigim­in për korrupsion dhe lidhje me grupet e trafikut të drogës së ish- ministrit të Brendshëm dhe dorëheqjen e drejtorit të Shërbimeve Sekrete?

Më lejoni t’i përgjigjem në parim kësaj pyetjeje: një nga detyrat thelbësore të Shqipërisë, në kuadër të përafrimit me BE- në, është lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Për këtë arsye, do të nevojitej konsolidim­i i organeve ligjzbatue­se në aktiviteti­n e tyre si edhe procese të ndjekjes penale, pavarësish­t personit. Po kështu, nuk duhet të abuzohet me imunitetin parlamenta­r për të mbrojtur të mandatuari­t prej aksesit të drejtësisë, nëse ka mjaftueshë­m momente konkrete dyshimi. Ky është një imperativ i shtetit ligjor.

A e mbështet Gjermania ambicien e Shqipërisë për të hapur negociatat e anëtarësim­it vitin e ardhshëm?

Gjermania i qëndron premtimit, që të gjitha vendet e Europës Juglindore kanë perspektiv­ën e integrimit dhe ne i mbështesim ata në përpjekjet e tyre për të realizuar reformat e nevojshme. Kriteret për çeljen e bisedimeve të anëtarësim­it janë të njohura. Tani është në dorën e Shqipërisë të arrijë progresin e kërkuar në pesë prioritete­t kyçe. Një hap shumë i rëndësishë­m është Reforma në Drejtësi dhe ngritja tashmë e përfunduar e Komisionev­e të Vetingut. Ne presim me shumë interes punën e tyre dhe do t’i vëzhgojmë imtësisht. Sukses, presim, gjithashtu të arrihet edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania