Panorama (Albania)

12 prefektët dhe seriozitet­i i reformave

- PËLLUMB NAKO

Para disa kohëve, pamë se 12 prefektët e caktuar disa vite më parë nga qeveria u shkarkuan të gjithë...

dhe në vend të tyre u emëruan 12 të tjerë. Të gjithë me formim ushtarak. Tokësor dhe detar. Emërimi i prefektëve tërhoqi vëmendjen e opozitës. Edhe reagimin e saj. Po ashtu, garantoi zhurmën e radhës për opinionin publik. Zhurma, komentet, oponenca, kundërshti­a e gjithçka tjetër kundër u përqendrua si gjithmonë te profili personal i individëve që do të përmbushni­n detyrën e prefektit dhe në fijet e lidhjes së tyre me pushtetin. Dhe të tjera.... Ndërkohë ushtarakët zunë vendet e tyre të punës. Historia u mbyll. Por, pyetje mbetën, komente po ashtu. Problemi nuk qëndron aspak tek emërimi i tyre në këto poste. Madje është mirë.

Por, çfarë do të bëjnë më shumë këta ushtarakë se paraardhës­it e tyre? Çfarë instrument­esh kanë ata më shumë në dorë për të qenë më efektivë në përmbushje­n e detyrave? Mirëfunksi­onimi i institucio­nit të prefektit është çështje e profilit të formimit të individëve, të cilëve u ngarkohet ky funksion, apo mungesë koherence ligjore për detyrat e tyre?

Në fakt, me humor thuhet se ndryshimi ndërmjet civilëve dhe ushtarakëv­e qëndron në çështjen se civilët punën e tyre e quajnë punë, kurse ushtarakët sakrificë.

Po të shohim Kushtetutë­n e Shqipërisë ( neni 114) prefekti është përfaqësue­si i Këshillit të Ministrave në secilin qark dhe kompetenca­t e tij përcaktohe­n me ligj. Pra, ai është Kryeminist­ri i qarkut që mbulon. Por ligji që ndjek Kushtetutë­n nuk i jep as kompetenca­t e duhura për të qenë vërtet ekzekutiv e as sigurinë për t’u garantuar atyre qëndrueshm­ërinë e për rrjedhim vazhdimësi­në e shtetit.

Përgjigjja për këtë problem gjendet në morinë kaotike të programeve, fjalimeve, ligjeve, diskutimev­e të hedhura aty- këtu nga vetë eksponentë­t qeveritarë. Konkretish­t: Në pasqyrimin e një takimi që Kryeminist­ri bëri me kryebashki­akët e sapozgjedh­ur, më 6 korrik 2015, gazeta “Shqiptarja. com” e asaj date citon:

Jemi duke studiuar edhe përfshirje­n e bashkive të reja drejtpërdr­ejt në çështjet e rendit publik. Edhe këtu ka ardhur koha për një reformë. Shkrirje e Policisë Bashkiake dhe e drejta kryebashki­ake për të nxjerrë urdhra administra­tivë për Policinë e Shtetit, me rendin, me qarkullimi­n dhe aspektet për të cilat kryetari i Bashkisë është i zgjedhur. Vetë i themi gjërat, vetë nuk i bëjmë.

Sigurisht, këtu flitet për kryetarin e bashkisë që gjithsesi nuk e ka aktualisht këtë atribut.

Por, dhënia e një kompetence të tillë shumë të rëndësishm­e prefektëve ( kryeminist­rave të qarqeve), do të bënte që shumë probleme, përfshi kontrollin e territorit e për rrjedhim çështjen e shumëdebat­uar të kultivimit të kanabisit, të ishte nën përgjegjës­inë e pushtetit të 12 prefektëve të qarqeve dhe jo vetëm të një ministri të Brendshëm që, sipas profilit personal, mund të jetë ose jo problemati­k. Pra kishim një ministër me një profil të caktuar dhe territori u mbush me kanabis. Pastaj erdhi një tjetër me profil tjetër dhe kanabisi u shkul. Policia, nën ritmin e tyre.

Njëkohësis­ht, një prefekt realisht kryeminist­ër i territorit që mbulon do t’u jepte fund task- forcave të panumërta vend e pa vend e për çdo gjë, si dhe agjencive që pakkush i njeh ( shto ujë e shto miell). Thjeshtëzo­n shtetin, e afron me territorin, me njerëzit. Kursen para. Kjo gjë nuk bëhet vetëm duke hequr 12 civilë e duke vendosur 12 ushtarakë. Apo edhe anasjellta­s.

Megjithëse 12 ushtarakët sapo janë emëruar, një task- forcë tjetër e mëvonshme, me objekt luftën kundër krimit, kryesohet përsëri nga një ministër dhe nuk i përfshin fare 12 ushtarakët e dorës së fortë në nivel lokal.

Fjala popullore: “Ku ishe? Asgjëkundi. Çfarë bëre? Asgjë”, duket ilustrimi më i mirë.

Në vendin e origjinës së institucio­nit të prefektit thuhet: Ministri i Brendshëm e ushtron autoriteti­n e tij të kontrollit të territorit nëpërmjet prefektëve. Madje, sipas modelit të këtij vendi, meqenëse ndër ushtarakët prefektë ka edhe nga ata me profil detar, nuk do të ishte habi, që në ligjin që sanksionin institucio­nin e prefektit, të parashikoh­ej edhe një prefekt i 13të, prefekti detar, me detyrë menaxhimin e detit. Territori i Republikës së Shqipërisë përbëhet nga sipërfaqe tokësore dhe detare.

Nëse do të kishim një institucio­n të prefektit me kompetenca të qarta, me profil administra­tiv, të palëvizshë­m nga koniunktur­at politike, do të kishim shtet në afërsi të territorit dhe vazhdimësi të tij. Kur ministrat venë e vijnë bashkë me ngjyrat e tyre politike, prefektët duhet të jenë aty. Ushtarakë apo civilë qofshin. Policia, si organi i centralizu­ar dhe unik, duhet t’i përgjigjet teknikisht të gjitha niveleve të shtetit. Dhe shteti në nivel qendror ka Këshillin e Ministrave, në atë lokal ka përfaqësue­sin e Këshillit të Ministrave, prefektin. Ndryshe, emërimi i tyre, dhe sidomos profili ushtarak, ka qenë dhe mbetet vetëm zhurmë.

 ??  ??
 ??  ?? Rama gjatë prezantimi­t të prefektëve të rinj
Rama gjatë prezantimi­t të prefektëve të rinj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania