Panorama (Albania)

Droga e Vlorës kapet në Velipojë, në pranga edhe një polic

Në pranga 4 vlonjatë, një efektiv policie që është vëllai i zv. shefit të Kufirit dhe pronari i hotelit ku u gjet lënda

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Trafikantë­t e Vlorës tentojnë të “çajnë” detin nëpërmjet Velipojës.

Mbyllja e shtigjeve së fundi dhe kontrollev­e të vijueshme nga autoritete­t italiane ka bërë që trafikantë­t të studiojnë rrugë të reja për ta nisur në shtetit fqinj lëndën narkotike. Policia e Shkodrës bllokoi rreth 1.5 tonë drogë gjatë natës dhe arrestoi shtatë persona. Një tjetër është ende i shpallur në kërkim. Pjesa më e madhe e të implikuarv­e në trafikun e lëndës narkotike janë shtetas nga Vlora. Sipas Policisë, dyshohet se lënda do të trafikohej po gjatë asaj nate me një mjet tip skaf. Drejtuesi i furgonit ku u gjet lënda, shtetasi Jaho Berdo, i cili është kapur mbrëmë, ka rezultuar se dispononte edhe patentë për skafe. Operacioni i Policisë është koduar “Viluni Beach”. Sasia e konsiderue­shme e drogës e paketuar dhe e gatshme për transport u sekuestrua në pjesën fundore të plazhit të Velipojës, e njohur si Viluni, në një prej hoteleve të zonës që është afër me bregun e detit. Bashkë me sasinë e drogës, Policia ka arrestuar fillimisht shtetasin Enriko Zyla, efektiv Policie, i cili dyshohet se kishte rolin e ndërmjetës­it dhe se shërbente si siguri për grupin e trafikantë­ve. Zyla u arrestua gjatë një tentative për t’iu shmangur policisë. Por, nga shpejtësia e mjetit ai ka dalë nga rruga dhe është arrestuar, edhe pse ka kundërshtu­ar kolegët e tij. Ai është vëllai i zv. shefit të Kufirit në Shkodër, Ndrekë Zyla, por sipas burimeve ky i fundit nuk rezulton, së paku deri më tani, që të jetë i implikuar në këtë ngjarje.

Në mjetin e efektivit Enriko Zyla ndodhej edhe shtetasi Gjovalin Ndoj, banues në Velipojë. Ai ka arritur që të largohet dhe është shpallur në kërkim. Bashkë me Enriko Zylën, policia ka arrestuar edhe shtetasit Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë, i cili kishte të parkuar brenda hotelit ku u gjet droga makinën e tij tip “Mercedes- Benz”, me targë AA 388 ME, dhe sipas burimeve policore kishte në administri­m hotelin. Objekti është në pronësi të P. Vuksanit, por ky i fundit ndodhet rezident në Itali dhe në komunikim me policinë është shprehur se hotelin ia ka lënë shtetasit Sokol Ujka për ta administru­ar. Gjatë operacioni­t, policia ka prangosur më tej edhe shtetasit Arbër Bozhanaj, 30 vjeç, banues në Orikum, Vlorë; Genti Dano, 35 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë dhe Dervish Gjolekaj, 32 vjeç, banues në Dukat Vlorë. Tre shtetasit nga Vlora, sipas burimeve policore, mendohet se ishin personat që do të drejtonin skafin për ta transportu­ar drogën drejt Italisë. Mësohet se pjesa më e madhe e lëndës narkotike ndodhej brenda furgonit tip “Fiat Ducato”, me targë AA 386 CE, në përdorim nga shtetasi Jaho Berdo, 20 vjeç, banues në Orikum të Vlorës. Ky i fundit u arrestua disa orë më vonë në Orikum dhe dyshohet se kishte rolin e skafistit. Pas dosa orësh kërkime, blute arrestuan edhe shtetasin e shpallur në kërkim Fation Merko, 32 vjeç, banues në Përmet. Policia bëri të ditur se tre vlonjatët e arrestuar, Arbër Bozhanaj, Genti Dano dhe Dervish Gjolekaj, kishin harruar mjetet e identifiki­mit brenda furgonit. Policia sapo është njohur me emrat e tyre, ka arritur që t’i arrestojë. Brenda furgonit janë gjetur edhe mjetet e identifiki­mit të per- sonave në kërkim që u kapën më vonë. Operacioni i koduar “Viluni Beach” është zhvilluar nga forcat e Policisë së Shkodrës rreth orës 2: 45 të datës 11 nëntor. Sipas burimeve, policia ka rënë në mënyrë rastësore në gjurmët e grupit të drogës. Një makinë ka qenë duke kaluar në afërsi të Vilunit, e cila ka tërhequr vëmendjen e një patrulle të postës së Policisë të Velipojë. Kjo e fundit i është vënë pas. Mjeti tip “Mercedes- Benz” është futur brenda hotelit. Policia ka bërë shenjë ndalimi më pas për makinën në të cilën ndodhej efektivi Enriko Zyla, por ky i fundit nuk u është bindur kolegëve të tij dhe ka tentuar që të largohet.

 ??  ?? Droga e bllokuar
Droga e bllokuar
 ??  ?? DROGA E BLLOKUAR GJATE NATES NE VELIPOJE
DROGA E BLLOKUAR GJATE NATES NE VELIPOJE
 ??  ?? Gjatë arrestimit të njërit prej trafikantë­ve
Gjatë arrestimit të njërit prej trafikantë­ve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania