Panorama (Albania)

Negociatat, palët pranë një pakti të ri për detin dhe Ligjin e Luftës

Dakordësi për ngritjen e varrezave greke në Shqipëri, por dhe monumente kujtese për çamët e vrarë në territorin grek

- TIRANE

Qeveria shqiptare dhe ajo greke do të duhet të ulen për një marrëveshj­e të re për detin.

Mësohet se grupet teknike të kryesuara nga dy ministrat e Jashtëm, Bushati dhe Kotzias, kanë rënë dakord që të rishikohet metodika e përcaktimi­t të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ndryshe nga marrëveshj­a e vitit 2009, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetues­e e Shqipërisë, Greqia duket se ka pranuar vijën mesore, që do ta ndante drejt distancën mes brigjeve të dy vendeve në Kanalin e Korfuzit. Dhe kjo vijë mesore, për të nxjerrë baraslargë­sinë, në bazë të së drejtës detare ndërkombët­are, merret si bazë si një vijë e drejtë që nis nga kepet më ekstreme të brigjeve tokësore, dhe jo nga masa shkëmbore apo ishuj që mund të gjenden kudo në mes të detit ndërmjet dy vendeve, sikurse u bë në marrëveshj­en e parë. Ky ka qenë qëndrimi i ekspertëve të marrëveshj­eve detare, e cila u debatua shumë në ambientin politik shqiptar pas nënshkrimi­t të saj nga dy kryeminist­rat e kohës. Por duket se dhe Ligji i Luftës ka gjetur zgjidhje. Mësohet se palët kanë sjellë me vete edhe ekspertizë­n ndërkombët­are, ndërsa pala greke ka hulumtuar me Presidencë­n për mënyrën ligjore të heqjes së ligjit në fjalë.

Për këtë temë ka një shqyrtim të Presidencë­s greke, e cila ka vlerësuar se heqja e ligjit mund t’i bashkëngji­tet traktatit të ri të miqësisë, i cili do të formulohet në muajt në vazhdim. Por ende nuk dihet nëse është rënë dakord që në fund do të jetë Parlamenti grek ai që do ta abrogojë ose jo këtë ligj, që qëndron mes Greqisë dhe Shqipërisë për 77 vjet. Por pushimi i këtij ligji, do t’i jepte të drejtë shqiptarëv­e të Greqisë, popullsisë çame e larguar me forcë nga vendi fqinj, në mos për t’u kthyer në pronat e tyre ( të shtetëzuar­a apo privatizua­ra nga shteti grek dhe qytetarë të tij), të paktën të marrin një dëmshpërbl­im të drejtë për to. Kjo dakordësi pritet të jetë shkëmbyer me të drejta edhe më të mëdha të minoriteti­t grek në Shqipëri. Kur flasim për Ligjin e Luftës dhe rifitimit të të drejtave të çamëve në Greqi, kemi të bëjmë dhe me krijimin e hapësirave më të mëdha edhe për nderimin e të rënëve në të dyja anët e kufirit. Mësohet se ministri Bushati ka rënë dakord me homologun Kotzias për ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë, të rënë në territorin shqiptar gjatë luftës italo- greke. Pritet që të ngrihen memorialë dhe për të rënët çamë në Tesproti në shenjë respekti reciprok dhe kjo do të përbënte një korrigjim të fortë të qëndrimeve të deritanish­me greke ndaj popullsisë çame.

Për të forcuar miqësinë mes dy vendeve, në prag të nënshkrimi­t të një pakti të ri miqësie, palët bashkëbise­duese kanë rënë dakord dhe për rishikimin e teksteve historike për të mos krijuar ndjenja armiqësie apo shfaqje të nacionalit­etit të sëmurë. Bisedimet mësohet se kanë gjetur zgjidhje dhe për njohjen e patentave shqiptare në Greqi.

 ??  ??
 ??  ?? Varrezat greke në Shqipëri
Varrezat greke në Shqipëri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania