Panorama (Albania)

Dibranët i ankohen në sy të ministrave, Rama i kërkon të aplikojnë me celular

Arben Dervishi, nga Martaneshi: Unë e kam qeverinë këtu, pse ta fus në telefon. Po na marrin ujin e pijshëm, s’po gjejmë zgjidhje

-

Kryeminist­ri Rama, bashkë me ministrat e tij në ditën e dytë të qëndrimit në qarkun e Dibrës, zhvilluan një bashkëbise­dim me qytetarët për të dëgjuar nga afër shqetësime­t e tyre. Në qendër të fjalës së tij, kreu i qeverisë kishte prezantimi­n e mënyrës së re të bashkëqeve­risjes, përmes platformës Shqipëriaq­ëduam. al, duke u kërkuar qytetarëve që për çdo shqetësim të tyre me zyrat e shtetit, t’i drejtohesh­in përmes saj. Sipas tij, çdo ankesë ndaj administra­tës publike, do t’i shkojë ministrit të linjës dhe qytetari do të marrë përgjigje brenda 10 ditëve. Por kur u ka dhënë hapësirën për të bashkëbise­duar me ta, kreu i qeverisë hasi në kërkesa që e tejkalonin platformën e bashkëqeve­risjes. Një qytetar nga Golloborda

Regjistroh­uni në platformën “Shqipëria që duam” dhe e ke qeverinë tënde në telefon dhe në xhep. Shkruaj dhe të vjen përgjigja nga ministrja e Arsimit. Brenda 10 ditëve do kesh përgjigje.

Bajram Limani, nga Golloborda: Ju falënderoj për premtimin e rrugës së Arbrit, por dhe për takimet që bën me popullin, që të qajmë hallet me ju. Unë kam një problem personal, kam djalin, ka mbaruar shkollën për Teknologji Informacio­ni në Vlorë dhe një vit master. Një drejtoresh­ë e “tepsisë së skrapit” që ka ngelur në Bulqizë, ma pezulloi nga puna.. Edi Rama: Tepsia aty është akoma, nuk ka ikur plotësisht.. Bajram Limani, nga Golloborda:... “Tepsia” e shkurtoi djalin tim sepse anëtarësia atje në fshat e emëroi kryetar partie dhe mori më shumë vota, rezultatin më të mirë. Pas dy javëve nga zgjedhjet, drejtoresh­a e pezulloi. Jam paraqitur te Ministria e Arsimit me gjithë djalin, kam bërë një kërkesë... Edi Rama: Sa vjeç është djali, të lutem? Bajram Limani, nga Golloborda: Djali është 24- 25 vjeç. Edi Rama: Po pse shkon me ty ai dhe nuk shkon vetëm? Bajram Limani, nga Golloborda: E shoqërova se kam përvojë më shumë dhe e di si të sorollatin në zyra. Ministrja ishte e zënë, por më kontaktoi me drejtorin e kabinetit. Ai dha urdhër që brenda 24 orëve, kjo çështje të zgjidhet. Akoma djali është i papunë. Edi Rama: Sepse është tepsia akoma.. Bajram Limani, nga Golloborda: Të falënderoj nëse tepsia shkon për skrap dhe të ecim përpara e të marrin të drejtën tonë. Faleminder­it.

Edi Rama: Unë do merrem me tepsinë, ti lerë djalin të bëjë punën e vet se nuk lufton baba për çunin 24 vjeç. Baba me çunin 24 vjeç, sikur po e çon për dore në kopsht. Jepja telefonin atij me mustaqe, se ka dhe me mustaqe këtu në Dibër..

Banosh Murati nga Pollozhani: Falënderoj Kryeminist­rin Rama që solli ministrat në Dibër, nuk ka ardhur asnjë qeveri në Dibër. Kam probleme me disa prona, jam autokton në pronat e mia. Bashkia ia ka kaluar, Hipoteka nuk e jep dhe unë kërkoj dokumentet për pronat e mia, asgjë më shumë. Unë nuk kërkoj përshesh me kos, kur nuk kam lopë. Kjo qeveri duhet të zgjidhë punën e pronave, drita kemi, i paguajmë, ujë kemi, e paguajmë.

Arben Dervishi, krahina Martanesh: problem

shumë të madh, po i devijohet uji i liqenit të Sllovës, nuk e di a ju ka vënë në dijeni deputeti, zoti Beqja, që është burimi kryesor për ujin e pijshëm dhe vaditjen për 700 hektarë tokë. Uji po devijohet me një tunel për një hidrocentr­al që po bëhet aty. Ne kemi bërë dy protesta, kemi probleme madhore me firmën që bën punime aty.

Edi Rama: Tani më fal, kur ju thoni po devijohet uji me një tunel, çfarë problemi keni ju me tunelin?!

Arben Dervishi, krahina Martanesh: Problemi është se po na merret uji kryesor, për vaditje dhe për ujë të pijshëm. Krahina jonë ka një i kërkoi Kryeminist­rit që të pastrojë çfarë ka mbetur nga aleati i vjetër sepse po nxirren pa punë socialistë­t. “Të falënderoj nëse tepsia shkon për skrap dhe të ecim përpara e të marrin të drejtën tonë”, tha qytetari nga Golloborda. Ndërsa Arben Dervishi nga Martaneshi i tregoi Kryeminist­rit zvarritjet që ka kaluar ai dhe banorët e fshatit ku jeton, në lidhje me devijimin që po u bëhet ujërave të një rezervuari nga një firmë që ndërton hidrocentr­al. Rama i kërkoi atij që të përdorë platformën Shqipëriaq­ëduam. al që të adresojë atje ankesën e tij dhe për të pasur, sipas tij, “qeverinë në xhep, në celular”. Por qytetari me kurajën dibrane, iu përgjigj: “Unë e kam qeverinë këtu, pse ta fus në telefon”.

Edi Rama: Dakord, do të çojmë një ekip të Ministrisë së Energjisë që ta gjykojë çështjen në vend dhe ta...

Arben Dervishi, krahina Martanesh: Kemi dërguar gjithë ato shpresa dhe s’kemi asnjë përgjigje.

Edi Rama: E kuptova, “Shqipëriaq­ëduam. al” është rruga, shkresat nuk e di unë se ku shkojnë. Portali është zgjidhja. Mos më thuaj se nuk ke telefon. Ku e ke?! Arben Dervishi, krahina Martanesh: Këtu në xhep e kam. Edi Rama: Aty, të lumtë, fute qeverinë në telefon dhe çoje me... me...

Arben Dervishi, krahina Martanesh: Unë e kam qeverinë këtu, pse ta fus në telefon ( ilaritet në sallë).

Edi Rama: Dakord, më the që kam çuar shkresat, shkresat kushedi ku kanë shkuar. Prandaj të them, fute qeverinë në telefon kur mos të na kesh këtu, tani që na ke këtu, je në rregull.

Arben Dervishi, krahina Martanesh: Realiteti është ky, a do të bëhet ndonjë gjë për këtë vend lali, se u morën pyjet, minierat...? Edi Rama: Ta thashë, do të shkojë një ekip atje. Arben Dervishi, krahina Martanesh: Ekipet kanë qenë, por s’kanë dhënë asgjë zgjidhje.

Edi Rama: Ta thashë, do të vijë ekipi dhe do të vlerësojë, a keni të drejtë apo jo, se ndoshta edhe nuk keni të drejtë.

Arben Dervishi, krahina Martanesh: Nuk kemi të drejtë për ujin e pijshëm?! Aq më shumë që ti e cilësove pak më parë rëndësinë e shfrytëzim­it të ujit.

Edi Rama: Do të vijnë specialist­ët dhe do ta gjykojnë, a jua merr tuneli ujin, se ndoshta nuk jua merr, ndoshta jua merr. Unë nuk jam specialist, ata do ta thonë.

Arben Dervishi, krahina Martanesh: Faleminder­it për përgjigjen.

Një qytetare: Unë jam me pension invalidite­ti dhe po kërkoj punë, por është shumë e vështirë tani e 9 vjet për të gjetur një punë. Kanë kaluar katër kryetarë bashkie dhe asnjë nuk më ka dhënë zgjidhje, unë dua të jetoj me punë. Edi Rama: Po çfarë pune kërkon ti se..?! Qytetarja: Puna ime është shumë e vështirë, pastruese. Edi Rama: Domethënë, të heqim një që është pastruese dhe t’ju vëmë juve në punë?!

Qytetarja: Jo, nuk jam dakord që të hiqet njeri nga puna, por kanë dalë të tjera në pension, ua kam treguar ja ku është vendi bosh dhe nuk më kanë futur.

Edi Rama: Do ta shikojmë dhe do ta diskutojmë këtë punë. Por kjo nuk mund të funksionoj­ë kështu. Por duhet të kemi parasysh se fabrika në Maqellarë nuk gjen dot punëtorë, i duhen 200, aktualisht ka 60. Këta 60 që punojnë çfarë janë? Janë njerëz që në vend që të rrinë dhe të thonë “s’kam punë! E ka fajin qeveria!” shkojnë dhe punojnë. Punësimi nuk mund të zgjidhet vetëm me shtet, në asnjë vend të botës nuk punësohen qytetarët në shtet. Hapen fabrika dhe ndërmarrje dhe mbeten vendet bosh sepse njerëzit duan punë në shtet dhe të rrimë afër tepsisë, ishalla po më bie një pikë sherbet e ku mos të më kërkojnë llogari kur ike kur hyre në punë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania