Panorama (Albania)

Rruga e Arbrit, Rama: Do ta lidhim me Maqedoninë

“Vetëm në 3 vjet do ta kemi të përfunduar një herë e mirë ëndrrën e çdo dibrani”

-

Kryeminist­ri Rama mori pjesë dje në prezantimi­n e projektit të Rrugës së Arbrit, i cili do të lidhë Peshkopinë me Tiranën në më pak se 40 minuta.

Kreu i qeverisë u shpreh optimist për ta bërë këtë rrugë një segment lidhës edhe me Maqedoninë, Bullgarinë e Turqinë. “Me përfundimi­n e Rrugës së Arbrit, ne nuk do të kemi vetëm një aks të brendshëm, por edhe një pjesë të rëndësishm­e të një korridori ekonomik në rajon. Prandaj, në takimin me Kryeminist­rin e Maqedonisë, në tetor, dakordësua­m për të realizuar së shpejti, në Pogradec, një mbledhje të dy qeverive, ku në pikën e parë të rendit të ditës qeveria jonë do të vendosë domosdoshm­ërinë që edhe pala maqedonase ta kompletojë Rrugën e Arbrit në krahun tjetër, me qëllim që përmes Dibrës, porti i Durrësit dhe zona të tjera të Shqipërisë që lidhen jo vetëm me Maqedoninë, por dhe me Bullgarinë, me Turqinë dhe më tej të mund të aksesohen më shpejt”, tha Rama. Ndërtimi i Rrugës së Arbrit do të nisë zyrtarisht vitin e ardhshëm, ndërsa Ministria e Financave po negocion ende kontratën financiare me kompaninë fituese. Rruga do të kushtojë 33.6 mld lekë për 72 kilometra dhe nis në periferi të verilindje­s së Tiranës. Punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit pritet të zgjasin 44 muaj, ndërsa distanca mes Tiranës dhe Dibrës pritet të shkurtohet ndjeshëm, në gati 40 minuta. Për Kryeminist­rin, vonesat në vijimin e asaj që kishte nisur në kohën e Berishës është rishikimi i projektit, i cili tashmë e përgjysmon distancën e saj. “Rruga e sotme na jep mundësinë që brenda një harku kohor, që është brenda këtij mandati nuk diskutohet, por që ne besojmë se do të jetë vetëm 3 vjet, ta kemi të përfunduar një herë e mirë këtë rrugë, që është një ëndërr 30 x ( shumëzim) shtojeni vetë sa vjet e parealizua­r, e gjithë kësaj zone”, tha Rama. MILIARDË lekë do të kushtojë Rruga e Arbrit, e cila është e gjatë 72 kilometra dhe nis në verilindje të Tiranës e që do ta lidhë atë me qytetin e Peshkopisë në më pak se 40 minuta.

 ??  ?? Kryeminist­ri në prezantimi­n e projektit të Rrugës së Arbrit
Kryeminist­ri në prezantimi­n e projektit të Rrugës së Arbrit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania