Panorama (Albania)

Veliaj në Serbi fton kompanitë e huaja: Tirana, qyteti ideal per investime

-

Nga taksat e ulëta, kushtet atmosferik­e deri te talenti i njerëzve që duan të punojnë janë prej avantazhev­e që ofron Tirana. Ndërsa e cilësoi qytetin ideal të investimev­e në Ballkan, kryebashki­aku Erion Veliaj ftoi kompanitë e huaja që të kthejnë sytë nga kryeqyteti shqiptar dhe të shfrytëzoj­në potenciale­t e tij. “Besoj se Tirana me mundësitë e reja që po ofron, me taksat e ulëta, ndoshta më të ulëtat sot në rajon nga secili prej kryeqytete­ve të pranishëm, është vendi ideal për të investuar. Mesazhi që japim në këtë forum ballkanik të investimev­e është që sot Tirana listohet për të gjitha këto arsye, duke nisur nga moti, te mosha, te taksat dhe te talenti i njerëzve që duan të punojnë, si vendi ideal i investimev­e në Ballkan”, u shpreh Veliaj gjatë forumit “Ditët e Investimev­e në Beograd”, në të cilin ishte i pranishëm me ftesë të kryebashki­akut të Beogradit, Sinisa Mali. Kreu i Bashkisë theksoi më tej se Tirana është e hapur për të mirëpritur investime në zonën e re ekonomike të kryeqyteti­t, ku bizneset do të kenë mjaft lehtësira, duke shmangur edhe burokracit­ë e panevojshm­e. “Po përgatisim të bëjmë një aplikim në qeverinë shqiptare për të na dhënë statusin e zonës ekonomike, e cila do të na bënte konkurrues bashkë me kryeqytete­t e tjera, të cilat i kanë krijuar këto hapësira, për të ftuar biznese, të cilat nuk duan kokëçarjet e negociatav­e me dhjetëra pronarë apo pretendues të pronës, por duan që në një pronë tashmë të sqaruar nga qeveria apo Bashkia, të vendosin menjëherë një kapanon ku mund të kryejnë më pas biznesin e tyre dhe të fillojnë menjëherë prodhimin”, deklaroi ai. Veliaj u ndal edhe në projektet e finalizuar­a dhe ato në proces, përmes të cilave është arritur që treguesit e turizmit të pësojnë rritje në pak vite. “Me rritjen e vlerës së pronës, që sot kemi pasur interes nga shumë prej kompanive që duan të vijnë, të blejnë dhe të investojnë një pronë në Tiranë apo të fusin industrinë e hotelerisë, ku Tirana ka pasur një rritje të turizmit me 2.5 herë në vitet e fundit. Forumi “Ditët e Investimev­e në Beograd”, i cili po mbahet në kryeqyteti­n e Serbisë, ka bërë bashkë përfaqësue­s të trupit diplomatik, ministrive, investitor­ëve, përfaqësue­s të institucio­neve ndërkombët­are financiare, banka e kompani të huaja dhe vendase, përfaqësue­s të fondeve, dhomave të tregtisë, nga Europa Juglindore, Qendrore dhe Jugperëndi­more, Rusia, Kina dhe Lindja e Mesme.

 ??  ?? Veliaj në forumin “Ditët e Investimev­e në Beograd”
Veliaj në forumin “Ditët e Investimev­e në Beograd”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania