Panorama (Albania)

TVSH për biznesin, qeveria ul pragun e xhiros në 2 milionë

Ahmetaj: Ekonomia do të formalizoh­et, çmimet nuk rriten

-

Nuk ka më surpriza, pragu i ri për TVSHnë e biznesit do të jetë 2 milionë lekë, nga 5 milionë lekë që ishte.

Qeveria miratoi dy ditë më parë vendimin për uljen e pragut të TVSH- së për biznesin e vogël në 2 milionë lekë. Ulja e pragut do të përfshijë në skemën e TVSH- së edhe 19 mijë biznese të reja, përjashtim do të ketë vetëm për ambulantët, berberët, tregjet e bashkive dhe tregtarët e tezgave. “Në zbatim të nenit 117, të ligjit, kufiri minimal i regjistrim­it për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 2,000,000 lekësh në një vit kalendarik”, citohet në vendimin e qeverisë. Qeveria ka vendosur që në skemë të mos përfshihen hotelet dhe fermerët. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha dje nga Dibra se vendimi i qeverisë për uljen e pragut të TVSH- së në 2 milionë lekë synon formalizim­in e ekonomisë. “Ne kemi ndërmarrë edhe një hap të uljes së nivelit të detyrimeve të deklarimit të TVSH- së nga 5 milionë në qarkullim në 2 milionë në qarkullim. Qëllimi është që të kontrolloj­më më mirë biznesin e madh. Kemi pasur probleme të vazhdueshm­e me deklarim të bizneseve nën 5 milionë, edhe për shkaqe se e kemi thjeshtëzu­ar taksën, e kemi bërë zero”, tha Ahmetaj. Ministri i Financave garantoi se biznesi i vogël nuk do të ketë rritje taksash dhe qytetarëve nuk do t’u rriten çmimet. “Tani kalojmë në një regjim pa rritur asnjë taksë për biznesin! Është thjesht një regjim deklarimi i ri, do të jetë një deklarim i thjeshtëzu­ar një herë në tre muaj që nuk e rrit koston, nuk i rrit çmimet sigurisht, por formalizon më shumë ekonominë”, shpjegoi ministri Ahmetaj. Zgjerimi i skemës së TVSHsë do të kërkojë që çdo biznes i vogël të regjistroj­ë TVSH- në në blerjen që bën te biznesi i madh dhe, nga ana tjetër, të llogarisë TVSH- në e shitjes te konsumator­i. Taksat e tjera për biznesin e vogël do të vazhdojnë të mos ndryshojnë. Pra biznesi i vogël me xhi- ro deri në 5 milionë lekë do të vazhdojë të mos paguajë tatimin e thjeshtuar dhe taksën e biznesit të vogël. Bizneset me xhiro nga 5 milionë deri në 8 milionë lekë do të paguajnë 5 për qind tatimfitim, ndërsa bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë do të paguajnë 15 për qind tatimfitim. Deklarimi i TVSH- së të bizneseve me xhiro mbi dy milionë lekë do të bëhet një herë në 3 muaj, ashtu siç kryhet deklarimi i sigurimeve shoqërore.

 ??  ?? NGA MBLEDHJET E QEVERISE
NGA MBLEDHJET E QEVERISE
 ??  ?? Ministri Ahmetaj dje në Dibër
Ministri Ahmetaj dje në Dibër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania