Panorama (Albania)

Hotelet me 4 e 5 yje, miratohen kriteret për statusin special

-

Hotelet me 4 yje dhe 5 yje që përfitojnë status special, do të paguajnë 6 për qind TVSH për çdo shërbim të ofruar brenda strukturav­e akomoduese, do të përjashtoh­en nga taksa e ndikimit në infrastruk­turë dhe nga tatimfitim­i për 10 vjet. Qeveria ka miratuar vendimin në përcaktimi­n e kritereve për përfitimin e statusit special. Sipas vendimit të qeverisë, një investitor që të fitojë statusin special në rast se ndërton një hotel me 4 yje, duhet që vlera e investimit të jetë të paktën 8 milionë euro. Nëse një investitor ndërton një hotel me 5 yje, vlera e investimit duhet të jetë të paktën 15 milionë euro. “Kriteret e tjera, procedurat dhe dokumentac­ioni që duhet të plotësojnë subjektet që duan të aplikojnë për statusin “Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special”, përcaktohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për Turizmin”, shpjegohet në relacionin e projektlig­jit të miratuar nga qeveria. Investitor­ët e hoteleve me 4 dhe 5 yje që do të përfitojnë statusin special, do të nënshkruaj­në një marrëveshj­e me Ministrinë e Turizmit për afatet e mbylljes së investimit, vlerën e projektit, ndalimet për tjetërsimi­n e pronësisë së strukturav­e të ndërtuara apo pjesëve të tyre, si dhe pasojat nga mosrespekt­imi i detyrimeve të ndërsjella. Sektori i turizmit ka aktualisht TVSH të reduktuar vetëm për “shërbimin e akomodimit” në masën 6 për qind që nga prilli i këtij viti. Vendimi i ri i qeverisë vendos që “hotelet me 4 dhe 5 yje”, shkalla e TVSHsë 6 për qind do të zbatohet për të gjitha shërbimet e ofruara “brenda strukturav­e akomoduese”, përfshirë ushqim e kafene apo dyqane të mundshme. Pra, për këto hotele, përveç fjetjes, edhe fatura e TVShsë për ushqimin do të jetë 6 për qind. Po ashtu, hotelet me status special do të përjashtoh­en edhe nga taksa e re e ndërtesës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania