Panorama (Albania)

Çfarë shkruanin mediat italiane për Alket Hatijën

Sipas dosjes italiane, grupi i Hatijës ka shitur 350 kg drogë

-

Alket Hatija është një emër i njohur për Drejtësinë italiane dhe atë shqiptare. Ai u arrestua sërish nga Policia në Shqipëri për llogari të një dënimi me 20 vjet burg në Itali në mungesë.

Por, Gjykata e Durrësit la masën e sigurisë detyrim paraqitjej­e për të akuzuarin, i cili më pas mori arratinë. Mediat italiane shkruanin se ai ka qenë një prej "zotëve" të drogës në periudhën janar 2003- mars 2004. Sipas tyre, ai dhe grupi që bënte pjesë shqiptari kanë trafikuar në total 350 kg heroinë dhe 190 kg kokainë. Kjo drogë nisej nga Shqipëria e fshehur në kamionë me ngarkesa mallrash të ndryshme. Mediat italiane shkruajnë se në total, nga shitja e sasisë së kësaj droge, fitimi arrin në 35- 45 milionë euro. Drejtësia italiane arriti të gjejë fakte dhe prova për implikimin e tij, pas përgjimit të telefonit që shqiptari përdorte. Sipas mediave italiane, ka një numër përgjimesh ku Hatija ka folur për transporti­min e një sasie të konsiderue­shme droge në Itali. Gjithashtu, 45vjeçari kur transporto­nte sasi të konsiderue­shme droge për në Itali, paraprinte vetë udhëtimet e korrierëve për t'u siguruar se gjithçka do të shkonte siç duhej. Autoritete­t italiane ranë në gjurmët e tij nga fo- tografia e pasaportës që ka treguar gjatë një udhëtimi nga Shqipëria për në Portin e Ankonës. Një emër, dy datëlindje, një foto në një pasaportë dhe një adresë banimi në Itali, në provincën e Campobasso, rruga Kennedy 2. Aty kishte jetuar në vitin 1997, vit kur kishte shkuar për herë të parë në shtetin fqinj dhe punonte si punëtor krahu. Nga hetimet e Drejtësisë ital- iane, rezultoi se droga transporto­hej kryesisht përmes kamionëve nga Shqipëria për në Itali. Kamionët ishin me targa të BE- së dhe ata hynin në kufi me Italinë në pjesën veriore të saj. Madje, për të ka shumë artikuj që flasin për një jetë si baron drogë në një vilë- bunker në Berat dhe me truproja të armatosur. Këto të fundit ai i ka hedhur poshtë në intervistë­n që ka dhënë për "News 24".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania