Panorama (Albania)

Aventurat e Nikolasit të vogël, ku prindër e fëmijë shohin veten

-

Nvjen nga keqkuptimi i Nikolasit ndaj sjelljes së të rriturve. Në të njëjtën kohë, edhe të rriturit i keqkuptojn­ë sjelljet e tij dhe të shokëve. Historitë janë tejet zbavitëse dhe zhvillohen një botë fëmijësh që të gjithë e ëndërrojnë. Fëmijët gjejnë vetveten te Nikolasi, ndërsa prindërit gjejnë tek ai, si fëmijët e tyre, ashtu edhe kujtimet veta të fëmijërisë. Nikolasi rrëfen jetën e tij me shokët, ndaj lexuesi zbulon karaktere të ndryshme. Libri ka situata komike të jashtëzako­nshme.

Te ky libër do të gjesh jetën tënde të përditshme, personazhe që ngjajnë me shokët e tu të klasës, zënka fëminore, aventura, çapkënllëq­e...

"Nikolasi i vogël - Zbavitjet në pushimin e madh"

Aventurat e Nikolasit të vogël vazhdojnë! Te ky libër do të gjesh përsëri Alcestin, i cili mund të hajë të gjithçka dhe të mos sëmuret kurrë; Xhefrin, babai i të cilit është shumë i pasur dhe ai blen lodra dhe Xhefri, nganjëherë, ia jep ato shokëve të tij për të përfunduar thyerjen e tyre; Edin, i cili është shumë i fortë dhe ndonjëherë të grushton; Rufusin, i cili ka një bilbil dhe babai i tij është një oficer policie; Maksin, i cili vrapon shumë shpejt; Xhoin, të cilit nuk i pëlqen t'ua japë gjërat shokëve; Anjanin që mëson shumë... e të gjitha këto zhvillohen në klasë, në oborrin e shkollës, te sheshi, në shtëpi... me mësuesen, kujdestari­n, drejtorin, mamin, babin, gjyshen...

Personazhe­t e këtij libri i gjen dhe në klasën tënde! Një libër me shumë humor. Një libër, ku edhe të rriturit hasin ngjashmëri me fëmijërinë e tyre, ku secili sjell ndërmend se ka pasur në klasë tipa si personazhe­t e librit.

 ??  ?? Autorët René Goscinny dhe Jean- Jacques Sempé
Autorët René Goscinny dhe Jean- Jacques Sempé

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania