Panorama (Albania)

SHOFERI: KAM ECUR ME KUJDES

-

Guri mermer ka rrëshqitur nga kamioni në autostradë­n e Lushnjës pranë fshatit Çiflig, duke zënë poshtë automjetin, brenda të cilit udhëtonin katër anëtarë të një familjeje. Për pasojë, ka gjetur vdekjen e menjëhersh­me 24- vjeçarja Erinolda Isufaj, e cila ndodhej në vendin e parë të pasagjerit. Gjithashtu kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit tip “Pezho”, 29- vjeçari Mariko Idrizi, i cili ishte i fejuari i saj, si dhe shtetasit Shkëlqim dhe Vitori Isufaj, prindërit e vajzës, që ndodheshin në sediljen e pasme. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12: 45. Sipas të dhënave, mjetet ishin duke ecur, por jo me shumë shpejtësi, për shkak të motit me reshje shiu, i cili e kishte bërë rrugën të rrëshqitsh­me.

Mjeti i tipit kamion, me targa AA 667 MP, me drejtues shtetasin B. P., 41 vjeç, banues në Fushë- Krujë, ishte duke transportu­ar gurë mermeri. Frenimi i tij i papritur ka bërë që guri të rrëshqasë, duke shpërthyer lidhjet e litarëve dhe ka rënë mbi autoveturë­n tip “Pezho” me targë AA 862 SF, që drejtohej nga 29vjeçari. Mësohet se në rrugë kishte shumë qarkullim dhe Policia ka shoqëruar në Komisariat­in e Policisë Lushnjë drejtuesin e mjetit tip kamion, shtetasin B. P., dhe po kryen veprimet procedural­e. Gjatë marrjes në pyetje ai nuk ka mundur të japë ndonjë shpjegim, duke thënë se ka qenë i kujdesshëm njësoj si çdo herë tjetër kur transporto­n. Nuk ka të dhëna pse drejtuesi i mjetit ka pasur frenim të menjëhersh­ëm apo nëse ai ka rrëshqitur nga lagështira. mjetet ishin afër e afër me njëri- tjetrin. Rreth 2 metra dyshohet të ketë qenë afër “Pezhoja” mbi të cilën ra guri i përmasave afërsisht 3 metra i gjatë, i papërpunua­r dhe me forma të çrregullta. Guri ka rënë mbi vajzën pasagjere, e cila ka ndërruar jetë menjëherë. “Makina thuajse është shkatërrua­r, aq sa shumë prej drejtuesve të mjeteve që u ndodhën pranë dhe nxituan të jepnin ndihmë, shprehën habi se si arritën të shpëtonin tre personat e tjerë që u ndodhën në të. Kjo ngjarje mund të kishte shkaktuar një tragjedi me më shumë jetë të humbura”, u shpreh një dëshmitar i ngjarjes.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe shoqëroi për në spital të plagosurit, ndërsa këqyri edhe vendin e ngjarjes. Edhe pse ende nuk është dhënë një variant i shkakut paraprakis­ht, dyshohet pakujdesia e kamionit ajo që shkaktoi aksidentin.

Si pasojë, vajza e familjes

Mjeti i tipit kamion, me targa AA 667 MP, me drejtues shtetasin B. P., 41 vjeç, banues në Fushë- Krujë, ishte duke transportu­ar gurë mermeri. Frenimi i tij i papritur ka bërë që guri të rrëshqasë, duke shpërthyer lidhjet e litarëve dhe ka rënë mbi autoveturë­n tip “Pezho” me targë AA 862 SF, që drejtohej nga 29- vjeçari. Mësohet se në rrugë kishte shumë qarkullim dhe mjetet ishin afër e afër me njëri- tjetrin.

Isufaj nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën. I fejuari dhe prindërit e saj janë transportu­ar menjëherë drejt spitalit të Lushnjës ku u është dhënë ndihma e parë. Sipas bluzave të bardha, fatmirësis­ht asnjëri prej tyre nuk ka qenë në rrezik për jetën. Për nxjerrjen e tyre nga mjeti është dashur të ndërhyjnë edhe forcat zjarrfikës­e. Familja ishte nga Tirana dhe udhëtonte për fundjavë në Jug të vendit. Sipas të dhënave, viktima ishte e punësuar në një nga mediat në Tiranë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania