Panorama (Albania)

Hysaj: Test i rëndësishë­m, të rinjtë janë vlerë e shtuar

Mbrojtësi i Kombëtares: Sfidë kundër një skuadre cilësore, të matim forcën

-

I pakursyer në fushën e lojës me energjitë që ka, por i pakursyer edhe në fjalët dhe komentet pozitive që ka për të rinjtë e afruar në skuadrën përfaqësue­se. Elseid Hysaj, në fjalën e tij nga grumbullim­i i Kombëtares në Antalia, ka bërë me dije se skuadra është rritur edhe me afrimin elementëve cilësorë dhe grumbullim­i i ka shërbyer atyre dhe trajnerit, që të mund të përgatiten dhe të mund të testojnë veten përballë një kundërshta­ri të fortë si Turqia. Mbrojtësi i Napolit ka komentuar situatën që po kalon në Serinë A dhe synimin e napolitanë­ve për titullin.

PËR MIQËSOREN NDAJ TURQISË

"Besoj që do jetë një ndeshje e bukur, e dimë që do të luajmë ndaj një kundërshta­ri shumë të vështirë, megjithatë kemi pasur kohën e nevojshme për ta përgatitur në mënyrën më të mirë këtë sfidë. Gjatë kësaj periudhe, ne futbollist­ët jemi njohur më mirë me njëritjetr­in, por edhe me trajnerin. Do të jetë një ndeshje kontrolli për të kuptuar se ku kemi arritur dhe në çfarë forme jemi. Është një ndeshje shumë e rëndësishm­e, sepse siç e dimë, Turqia është një skuadër shumë e fortë, ka lojtarë të nivelit të lartë që luajnë në klube shumë të mira. Ky do të jetë një test impenjiati­v për ne, që do të bëjë të kuptojmë se cili është potenciali ynë i vërtetë dhe do të na vërë në provë. Nëse fitojmë, do të merrnim shumë vetëbesim për të ardhmen".

PËR GRUPIN E LOJTARËVE DHE AFRIMIN E TË RINJVE…

Kemi kaluar disa ditë bashkë dhe grupi është fantastik. Secili i jep një dorë njëri- tjetrit, si dhe të rinjve. Edhe ata janë përshtatur menjëherë dhe mendoj që do të na japin një dorë për të arritur rezultate sa më pozitive sepse kanë kualitet dhe dëshirë që të luajnë me fanellën e Kombëtares, si dhe të japin maksimumin. Besoj që me ndihmën e të gjithëve, do të arrijmë në nivele më të larta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania