Panorama (Albania)

Sadiku në sulm: Arrij Bushin dhe Bogdanin me gola

"Me Kombëtaren jap më shumë sesa me skuadrën time, nuk ndjej asnjëherë lodhje"

-

Nuk i fsheh emocionet që është në Kombëtare, por gjithmonë e tregon me krenari që ka ambicie për t'u përmirësua­r, për të dhënë më shumë në fushë dhe për të ndihmuar skuadrën Kombëtare që të arrijë rezultatet më të mira.

Në fjalën e tij nga Antalia, Armando Sadiku ka deklaruar se grumbullim­i dhe testi përballë Turqisë u ka shërbyer të gjithëve, si trajnerit dhe grupit të lojtarëve, për t'u njohur, për të punuar dhe për të forcuar grupin. Bomberi kuqezi nuk e ka fshehur synimin për të shënuar edhe më shumë se dy kryegolash­ënuesit e skuadrës Kombëtare, Bushi dhe Bogdani.

PËR MIQËSOREN NDAJ TURQISË…

Me këtë ndeshje mbyllim këtë vit futbollist­ik. Ky grumbullim i ka shërbyer shumë skuadrës sepse kemi pasur shumë kohë që të qëndrojmë bashkë me njëri- tjetrin dhe ta forcojmë më shumë grupin e futbollist­ëve tanë. Gjithashtu, t'i ndihmojmë dhe t'u japim mirëseardh­jen futbollist­ëve të rinj, të cilët kanë ardhur që të ambientohe­n sa më shumë me ne. Ky grumbullim na vlen shumë për të ardhmen e skuadrës sonë. Miqësorja është me një ekip kaq të fortë si Turqia dhe ne e vlerësojmë ndeshjen. Jemi përgatitur shumë mirë dhe kjo miqësore ka qenë shumë e rëndësishm­e edhe për trajnerin sepse na njeh akoma edhe më shumë. Sipas meje, i ka bërë mirë skuadrës ky grumbullim dhe kjo miqësore.

PËR TRAJNERIN PANUÇI…

Është një trajner shumë serioz, që i shikon gjërat në detaje dhe bën stërvitje shumë profesiona­le. Është një njeri shumë profesioni­st. Ne jemi përkushtua­r 100% që t'i zbatojmë rregullat që ai pëlqen apo i ka si elemente pune. Mendoj që trajneri ka futur një frymë të re në ekip. Këto ditë kanë shërbyer edhe për trajnerin sepse ka pasur më shumë ditë që të na shikojë, të bëjmë stërvitje, të jetë pranë nesh dhe të njohë gjithsecil­in.

KRAHASIMI MES DE BIAZIT DHE PANUÇIT…

Janë tipa të ndryshëm tra- jnerësh. Panuçi ka disa gjëra që i pëlqejnë dhe disa që nuk i pëlqejnë. Unë mundohem që t'i dëgjoj me vëmendje detyrat që ai kërkon t'i zbatoj. Duhet të jap 100% në fushë dhe të jap më të mirën time, që të meritoj formacioni­n dhe të ndihmoj ekipin siç e kam bërë gjithmonë. Sa herë që më është dhënë mundësia me Kombëtaren, kam dhënë gjithmonë më shumë sesa 100% që të shënoj sa më shumë gola dhe të ndihmoj ekipin.

GOLASHËNUE­SIT NË KOMBËTARE…

Deri më tani kam shënuar 9 gola në Kombëtare. Gjithmonë, kur vesh këtë fanellë, është një ndjesi që nuk di as ta shpjegoj. Më bëhet mishi me kokrra. Kur këndohet himni, kur futem në fushë dhe kur vesh këtë fanellë, për mua nuk ka lodhje. Mundohem të bëj disa gjëra, që ndoshta me klubin nuk i bëj, për të dhënë 120 për qind, për vendin tim dhe për këtë fanellë, që e kam ëndërruar ta vesh që kur kam qenë fëmijë. Do të mundohem në çdo ndeshje të shënoj gola. Respekt për Bushin dhe Bogdanin, që kanë shënuar shumë gola. Unë do të mundohem të jap akoma edhe më shumë që t'i arrij. Se sa do t'ia dal që ta bëj këtë gjë, do të shihet në të ardhmen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania