Panorama (Albania)

Takimi historik i Kretës, Bushati e Kotzias drejt paktit për kufirin detar, çamët dhe Ligjin e Luftës

Nikos Kotzias: Diskutimet për integrimin europian të Shqipërisë

- ARISTIR LUMEZI

Takimi historik mes ministrave të Jashtëm, Bushati dhe Kotzias, në ishullin e Kretës, duket se do t’i hapë rrugë një takimi të nivelit të lartë në rang kryeminist­rash për të firmosur çështjet e dakordësua­ra nga ministrat e tyre.

Bisedimet që nisën të premten në ishullin e Kretës, duhej të përfundoni­n dje, por ato kanë marrë dhe një ditë shtesë dhe pritet të përfundojn­ë sot. Me ekipet e tyre teknike, Ditmir Bushati dhe ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, janë mbyllur në një hotel në Kretë dhe kanë dalë prej andej vetëm për të konsumuar një drekë miqësore mes tyre. Palët po punojnë intensivis­ht me temat e nxehta mes dy vendeve, ndërsa në përfundim të tij, mësohet se ministri i Jashtëm grek, Kotzias, do të udhëtojë drejt Brukselit ku të hënën do të zhvillohet Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE- së. “Me kolegun tim, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, kemi nisur bisedimet nga mëngjesi i Së premtes. Do të vijojmë bisedimet edhe nesër( sot), para se të fluturoj për në Bruksel, ku do të zhvillohet Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE- së. Po diskutojmë çështje të hapura dhe duam që t’i zgjidhim sot që të ndërtojmë vizionin e së ardhmes. Po vazhdojmë diskutimet për integrimin europian të Shqipërisë”, u shpreh ministri i Jashtëm grek Kotzias.

BUSHATI

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, në një prononcim dhënë gazetarit të “Top Channel” në Kretë, u tregua i kujdesshëm që të mos nxjerrë detaje nga arritjet e bisedimeve dyditore në ishullin jugor grek. “Ne kemi hapur një kapitull të rëndësishë­m të marrëdhëni­eve, ku kemi tematizuar të gjitha çështjet që i konsideroj­më të hapura apo çështje që kemi këndshikim­e të ndryshme. Natyrisht, është bërë një punë voluminoze, sidomos dy ditët e fundit, me ngritjen e mekanizmit të nivelit të lartë ndërmjet dy palëve dhe këto dy ditë diskutime kanë qenë më konstrukti­ve, më të strukturua­ra, pasi ka pasur një punë paraprake të mirë nga ekipet respektive”. Më tej, Bushati theksoi se, “E kam thënë dhe herë të tjera se kjo është një dosje jo e lehtë, rreth 70 e ca vjeçare, për pasojë, kërkon kohën e vetë dhe instrument­et më të përshtatsh­me për një zgjidhje mbi frymën europiane dhe bazuar në të drejtën ndërkombët­are”.

“Bëhet fjalë për një paketë dhe jemi përpjekur për t’i vendosur sipas një tematike të caktuar logjike, për sa kohë do të vazhdojmë në këtë proces konsultimi dhe në këtë proces diskutimi intensiv të imtësishëm me palën greke. Do të pëlqeja të jem i rezervuar dhe i matur në deklarime”, ka pohuar Bushati nga Kreta për “Top Channel”.

 ??  ?? MINISTRI I JASHTEM BUSHATI DHE HOMOLOGU GREK, KOTZIAS
MINISTRI I JASHTEM BUSHATI DHE HOMOLOGU GREK, KOTZIAS
 ??  ?? Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, dje në Kretë
Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, dje në Kretë
 ??  ?? DITMIR BUSHATI DHE HOMOLOGU GREK, NIKOS KOTZIAS
DITMIR BUSHATI DHE HOMOLOGU GREK, NIKOS KOTZIAS
 ??  ?? Edi Rama dhe Alexis Tsipras
Edi Rama dhe Alexis Tsipras
 ??  ?? Takimi i Kretës
Takimi i Kretës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania