Panorama (Albania)

Basha tregon SMS: Zyrat e Saimir Tahirit u zbrazën, ja targat

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha dhe deputetët e PD do të vijojnë të mbajnë në qendër të aksionit të tyre opozitar, akuzat mbi ish- ministrin, Saimir Tahiri. Basha ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook:, denoncimin e një përfaqësue­si të Gardës, i cili e ka informuar se zyrat e ish- ministrit Saimir Tahiri në ambientet e Gardës së Republikës janë boshatisur pas denoncimev­e të PD. “RAMA- TAHIRIXHAF­AJ, NË ETHE PËR TË ZHDUKUR PROVAT DHE FSHEHUR GJURMËT E KRIMIT. Zoti kryetar, një ditë pasi ju publikuat në FB denoncimin tim për praninë me orë të tëra të Saimir Tahirit dhe zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administro­n te Garda, kanë ndodhur dy ngjarje: Të mërkurën, më 8 nëntor, në ora 12 në mesditë, ka mbërritur një grup drejtuesis­h të Policisë dhe të Gardës, të cilët kanë kontrollua­r zyrat. Të nesërmen, ditën e enjte, 9 nëntor, nga ora 9 deri në orën 12, zyrat janë boshatisur tërësisht nga bashkëpunë­torë të Saimir Tahirit, të ndihmuar nga punonjës të Policisë dhe të Gardës. Tri automjete janë ngarkuar me kuti të mëdha të mbushura plot: një furgon i bardhë me targë MB 403 AA, një kamionçinë ushtarake me targë MB 019 AA dhe një “Golf 5” ngjyrë vishnje me targë AA 258 KS. Pasi i boshatisën zyrat, i pastruan dhe ndryshuan dhe emërtimin në dyert e dy zyrave dhe u larguan”, thuhet në denoncimin e publikuar në “Facebook” nga Basha. Një javë më parë, duke iu referuar një mesazhi të dërguar nga një punonjës i Gardës, kreu i PD- së denoncoi prezencën e bashkëshor­tes së ish- ministrit Tahiri në ambientet e Gardës së Republikës. Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme, përfshirë edhe ish- ministrin Tahiri, morën në përdorim zyra në ambientet e Gardës së Republikës, në kohën kur godina e Ministrisë së Brendshme nisi rikonstruk­sionin e saj.

 ??  ?? Saimir Tahiri
Saimir Tahiri
 ??  ?? Faksimile e statusit të Bashës në “Facebook”
Faksimile e statusit të Bashës në “Facebook”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania