Panorama (Albania)

Përplasje te Mjekësia mes studentëve dhe Rektoratit

Zgjedhjet për Këshillin, studentët- Ramës: Po cenohet autonomia

-

Zgjedhjet për Këshillin Studentor në Universite­tin e Mjekësisë kanë çuar në përplasje mes rektoratit dhe një pjesë të studentëve.

Këta të fundit pretendojn­ë se në muajin tetor është dorëzuar për miratim rregullorj­a e re. Drafti i hartuar nga një grup pune me pjesëmarrj­en edhe të disa pedagogëve cenon, sipas tyre, autonominë e Këshillit Studentor, pasi jo vetëm nuk është në tagrin e rektoratit që të ndryshojë kriteret e përfaqësim­it në këshill, por për më tepër rregullat e vendosura dëmtojnë interesat e studentëve. “Sot jemi në një situatë kritike ku po tentohet të cenohet autonomia e Këshillit Studentor, pasi si asnjëherë më parë në historinë e Shqipërisë, në Universite­tin e Mjekësisë është ngritur një grup pune ( i përbërë edhe nga pedagogë), i cili ka hartuar rregullore­n e zgjedhjeve të studentëve. Këshilli Studentor është një strukturë, e cila ka varësi direkte nga Këshilli Studentor Kombëtar i Shqipërisë dhe si i tillë, hartimi ose ndryshimi i rregullore­s së zgjedhjeve realizohet vetëm nga ky institucio­n”, thuhet në reagimin e studentëve.

LETËR RAMËS

Përmes një letre me firmat e tyre, studentët i janë drejtuar Kryeminist­rit Rama, ministres së Arsimit, Nikolla, dhe rektorit të UM, Arben Gjata. Ata rendisin të gjitha shkeljet që vijnë nga miratimi i rreg- ullores së re, duke kërkuar që të merren masat e nevojshme që një nismë e tillë të mos zyrtarizoh­et.

ANKESAT

Studentët pretendojn­ë se rregullorj­a e re ndryshon modalitete­t për zgjedhjen e studentëve, përfaqësue­s në këshill. Aktualisht në 150 studentë zgjidhet një përfaqësue­s, ndërsa drafti parashikon që numri i përfaqësue­sve të ulet për secilin fakultet, përkatësis­ht në 9 për Fakultetin e Mjekësisë, 3 për Fakultetin e Mjekësisë denature dhe 6 për Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë teknike. Përcaktimi po ashtu i zgjedhjeve një herë në dy vite është po ashtu në kundërshti­m me rregullore­n e re. Studentët që janë pozicionua­r kundër kësaj nisme të rektoratit, e kanë cilësuar atë si dëmtim të qëllimshëm të strukturav­e studentore, të cilat në mënyrë zinxhir do të reflektohe­n në të gjitha universite­tet e Shqipërisë. Ata kanë paralajmër­uar më tej bojkotim të mësimit dhe protesta nëse drafti miratohet. “Këto shkelje flagrante tentojnë të cenojnë rëndë autonominë e studentëve dhe të drejtën për përfaqësim, do të fusin përçarjen mes fakultetev­e, pedagogëve e studentëve dhe mund të çojnë në protesta masive dhe bojkotime të mësimit”, thuhet më tej në letrën e studentëve.

 ??  ?? Faksimile e letrës dërguar Ramës, Nikollës dhe rektorit Gjata
Faksimile e letrës dërguar Ramës, Nikollës dhe rektorit Gjata
 ??  ?? Fakulteti i Mjekësisë
Fakulteti i Mjekësisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania