Panorama (Albania)

Ansambli dy net festë, rikthen në skenë të ikurit

Të ftuar të veçantë Merita Halili, Hysni Zela e Valdete Hoxha, që kanë bërë histori në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve

- TIRANE

Do të ishte e tepërt të pretendoje se dy net koncert do të mund të bartnin 60 vjet histori, por ama mbanin shumë nostalgji dhe emocion.

Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve pati festë përgjatë dy netëve. Ritme, motive, ngjyra nga e gjithë Shqipëria, këngë dhe valle, si dhe rikthim i emrave më në zë të këtij institucio­ni në vite. Fatkeqësis­ht, ky përvjetor nuk e gjeti Ansamblin në shtëpinë e vet, në Pallatin e Kulturës, për shkak të rikonstruk­sionit dhe salla e Teatrit Kombëtar ishte e pamundur të përmbushte kërkesat e të gjithë atyre që dëshironin të ishin pjesë e kësaj feste. Me një skenografi ku spikasnin portretet e themeluesv­e të këtij institucio­ni, nën drejtimin e drejtores së TKOBAP Zana Çela dhe Klevis Saliajt, artistët sollën një program të pasur nga repertori më i bukur i këtij ansambli në vite. Motivet e Jugut dhe të Veriut, polifonia e sharkia, Gorarçja e Vallja e Tropojës u pritën me entuziazëm nga publiku. Në dy koncertet, përveç trupës aktuale të Ansamblit, këngëtarë, valltarë e instrument­istë, nuk mund të mungonin edhe artistë të njohur të viteve ’ 80-’ 90, të cilët janë tërhequr nga skena, ose nuk jetojnë më në Shqipëri. Pjesë e koncertit ishin Besim Zekthi, Lili Cingu, Agim Krajka, Merita Halili, Rexhep Çeliku, Hysni Zela, Lulzim Cara, Irma Libohova, Irini Qirjako, Valdete Hoxha, Sabahet Vishnja, Brikena Jaupaj, Genc Kastrati, Vladimir Hasimi, Skënder Gurra etj. Sipas drejtores së TKOBAP, Zana Çela, këto dy koncerte janë vetëm fillimi i një turneu që Ansambli do të zhvillojë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Kosovë, Maqedoni, ndërsa në vitin 2018 do të ndërmarrë një turne në Europë.

TË RIKTHYERIT Pa u hequr asgjë artistëve të Ansamblit, ata që sollën më shumë nostalgji ishin pa dyshim artistët e ftuar. Një ndër ta ishte edhe këngëtarja Merita Halili, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga zërat më të rrallë të muzikës popullore shqiptare, e cila ëmbëlsoi koncertin me një potpuri tiranase. U mirëpritën nga publiku edhe figura të tjera që kanë bërë histori në Ansamblin Popullor, si këngëtari virtuoz Hysni Zela apo këngëtarja me zërin e veçantë, mjeshtrja e jareve shkodrane, Valdete Hoxha. Irma Libohova, Irini Qiriako e Artjola Toska i shtuan edhe më tepër ritmin festës. Po aq as edhe vallja “Luftëtari i lirisë”, interpretu­ar nga Rexhep Çeliku dhe valltarët e AP, që erdhi si një nderim për kërcimtari­n Besim Zekthi, i cili për vite me radhë i dha karakter skenës së Ansamblit. Një homazh i veçantë iu kushtua edhe këngëtares së madhe Vaçe Zela. KRIJIMI I ANSAMBLIT Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore ( AKVP), ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesioni­st. Ky Ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Në harkun kohor prej 50 vjetësh numëron rreth 10,000 shfaqje të dhëna në të gjitha skenat e Shqipërisë. Në repertorin e tij janë mbi 100 valle me motive nga të gjitha trevat shqiptare, me tematikë të larmishme e koreografi të spikatur. Dashuria dhe pasioni për muzikën mblodhi bashkë një grup artistësh, që në fillim të viteve 1950 krijuan një grup të vogël, atë kohë të quajtur Filarmonia Shqiptare. Pasioni, dëshira dhe puna e palodhur bëri që në vjeshtën e 1957- s të krijohet Ansambli i parë i Këngëve dhe Valleve popullore. Me udhëheqës artistik Çesk Zadejën dhe koreograf Gëzim Kacelin si drejtuesi i grupit të valleve, ansambli do të shndërrohe­j në një institucio­n jo vetëm me rëndësi kombëtare, por do të merrte famë ndërkombët­are. Ka dhënë koncerte në të gjithë botën dhe në vitin 1970 është nderuar me Gjerdanin e Artë në Dijon ( Francë, 1970). Disa ndër interpretu­esit dhe krijuesit e spikatur në vite janë Çesk Zadeja, Tish Daija, Panajot Kanaçi, Luçie Miloti, Fitnete Rexha, Enver Birko, Ëngjëll Tërshana, Lili Cingu, Tomë Nikolli, Vaçe Zela, Ibrahim Tukiqi, Besim Zekthi, Agron Aliaj, Besim Jazexhiu, Sali Brari, Naile Hoxha, Agim Krajka, Hysni Zela, Zeliha Sina, Valdete Hoxha, Sabahet Vishnja etj.

 ??  ??
 ??  ?? Këngëtarja Valdete Hoxha
Këngëtarja Valdete Hoxha
 ??  ?? Këngëtari Hysni Zela
Këngëtari Hysni Zela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania