Panorama (Albania)

Raporti: Si u kapën 700 robër gjermanë në Sarandë

Mesazhi i Enver Hoxhës për dorëzimin e forcave gjermane

-

Trupat britanike zbarkuan në Spille, 5 kilometra në veri të Sarandës. Gjatë zbarkimit, trupat britanike patën përkrahjen e trupave të brigadës së 12- të të Ushtrisë Nacionalçl­irimtare. Për operacione­t në Sarandë, Ushtria Nacionalçl­irimtare kishte përqendrua­r brigadat 12, 14 dhe 19 nën drejtimin e kolonel Islam Radovickës. Kur të jemi në gjendje për të dhënë të gjitha hollësitë e luftimeve të këtyre dy javëve, atëherë do të shihet sjellja trimërore e trupave shqiptare në sigurimin e suksesit të operacione­ve të përbashkët­a shqiptaro- britanike.

Pak pasi zbarkuan britanikët, plasi një kohë e keqe me shi dhe të ftohtë që ekspozoi keqas trupat zbarkuese. Gjatë kësaj faze, veprimtari­a më e rëndësishm­e ishte ajo e baterive britanike dhe gjermane që u angazhuan me luftime. Gjermanët gjuanin me bateritë e tyre që i kishin në Korfuz. Më vonë bateritë armike hëngrën një dackë nga avionët aleatë që erdhën me shpejtësi dhe bombarduan me bomba fishekzjar­rë. Ndërkaq, më në lindje, Ushtria Nacionalçl­irimtare po vepronte në afërsi të Delvinës, e përkrahur edhe nga forcat britanike. Gjatë një përpjekjej­e të vetme në ato male, britanikët vranë 80 gjermanë.

Pas kësaj u plotësuan të gjitha kushtet për mësymjen kryesore për të marrë Sarandën. Më 8 tetor, 2 luftanije britanike bombarduan me përfundime të shkëlqyera pozicionet gjermane. Trupat britanike dhe shqiptare, me një koordinim më së miri të përkrahur edhe nga artileria, deportuan edhe në pjesën perëndimor­e të qytetit, ku përballuan një rezistencë të ashpër të armikut dhe kapën 50 robër.

Luftimet vazhduan në rrugët e Sarandës deri në orën 10 të ditës së martë, kurse i gjithë qyteti bashkë me kodrat dhe portin u spastruan nga trupat armike. Mbeturinat e garnizonit gjerman u zmbrapsën drejt Delvinës dhe për disa kohë mbraparoja e tyre mbajti një pozitë në fshatin Gjashtë. Britanikët bombarduan gjermanët në këtë pozicion dhe më pas Ushtria Nacionalçl­irimtare u vërsul të shfarosë gjermanët. Të mërkurën në darkë, fshati Gjashtë ishte pastruar i tëri.

Sot në mëngjes gjermanët numëruan 600 robër. Së paku 100 të tjerë janë në duar të partizanëv­e. U kapën topa 75 mm dhe topa kundër ajrorë. Pushtimi i Sarandës i preu rrugën garnizonit gjerman në ngushticën e Korfuzit. Operacione­t vijojnë brenda në Shqipëri. Të shtunën u lajmërua se u çlirua Delvina. Komandanti i trupave britanike ka çmuar lart bashkëpuni­min me partizanët shqiptarë.

UPVNC SHQIPTARE DHE ROBËRIT E LUFTËS

Komanda e lartë e UPVNC shqiptare ka shpallur një proklamatë për ushtarët gjermanë në Shqipëri, duke u thënë se sa e pashpresë është pozita e tyre në Shqipëri dhe sa e kotë është qëndresa dhe lufta e tyre.

Proklamata përfundon me këto fjalë: "Nëse doni të shpëtoni jetën tuaj, hidhni poshtë armët dhe dorëzohuni në njësitë më të afërta të Ushtrisë sonë Nacionalçl­irimtare. Ne e dimë shumë mirë që ju u gënjejnë duke u thënë se ne të Ushtrisë Nacionalçl­irimtare i vrasim robërit e luftës. Për të gjithë ata oficerë dhe ushtarë që dorëzohen te ne dhe quhen robër lufte, çdo ligj ndërkombët­ar do të zbatohet për ta pikë për pikë". Kjo proklamatë është nënshkruar nga gjeneral Enver Hoxha.

 ??  ?? Trupa gjermanë të zënë robër duke pritur të evakuuohen nga një plazh në veri të Sarandës
Trupa gjermanë të zënë robër duke pritur të evakuuohen nga një plazh në veri të Sarandës
 ??  ?? Trupat britanike në plazhin e Borshit
Trupat britanike në plazhin e Borshit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania