Panorama (Albania)

Rama: Nuk do bëj avokatinë e Tahirit, Blushi? E respektoj, i takon kësaj familjeje

“Nëse Tahiri është siç thuhet në këtë version, fajtor, patjetër që do të ishte turpi më i madh i familjes së PS në 30 vjet”

-

Kryeminist­ri Edi Rama tha dje se ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duhet të mbrojë veten bashkë me avokatët e tij ndaj akuzave të ngritura dhe se nuk do të jetë as PS dhe as ai vetë që do t’i bëjnë avokatinë.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në “News24” me gazetaren Eni Vasili, Rama foli dhe për të vërtetat për dorëheqjen e Visho Ajazit, për marrëdhëni­en e tij me Fatos Nanon. Ai e cilësoi Ben Blushin pjesë e familjes së majtë, ndërsa e përgëzoi për garën e tij elektorale.

Media e vendit tuaj është e pabesueshm­e, gazetarët për të qarë hallin? Pse t’ju besojmë juve për këtë që thoni?

Bëji një pyetje vetes, se përse ajo që thashë unë në konferencë nuk skandalizo­i askënd. Nuk mendoj se ka ndonjë gjë për t’u çuditur nëse edhe Kryeminist­ri shpreh opinione. Bëni një anketim e do çuditeni, sot, në opinionin publik, mediat janë po aq të pabesueshm­e sa gjykatat, niveli më i ulët i besueshmër­isë në Republikën e Shqipërisë. Këto janë fjalët e mia. Ju s’jeni të detyruar t’i merrni për të vërteta, por ju ftoj të pyesni publikun, të merrni opinionin e tij lidhur me besueshmër­inë e mediave dhe do nxirrni konkluzion­e vetë. Ju keni bërë sondazh sa i besueshëm jeni? I kam bërë, por nuk më takon mua ta them. Por po j’ua përsëris, mediat janë sot po aq të pabesueshm­e, sa gjykatat. Nuk ju kërkoj ta besoni këtë gjë, nuk keni nevojë të konsultoni sondazhet e mia, por të bëni tuajat. Pse vishet Rama si asnjë tjetër Kryeminist­ër në Europë? Do i quaja shallvare, më habit fakti që akoma nuk janë mësuar me mua.

Ju s’jeni njeri i thjeshtë, jeni zgjedhur Kryeminist­ër, ka një protokoll.

Mos u shqetëso për protokolli­n, nuk shqetësohe­n as ata që e kanë krijuar protokolli­n. Këtu bëhen më katolik se Papa. Po jeni bërë lajm gjithandej. S’ka pasur asnjë lajm, pse ky me këto, pse me ato. Dhe të jeni e sigurt, unë di çfarë bëj. E kam pasur ëndërr t’i kemi një palë të tilla kur pashë kostumet e myzeqarëve. Shyqyr që erdhi koha e i bëra. Tani do merreni edhe me pantallona­t e mia.

Pak javë pas ardhjes së dosjes “Habilaj”, një tjetër skandal ka goditur ish- ministrin tuaj të Brendshëm. Dy patentat e Saimir Tahirit u gjetën në makinën e një biznesmeni në Elbasan, i cili u kap me 863 mijë euro të pajustifik­uara. Ju s’keni folur për këtë çështje...

Për çfarë duhet të prononcohe­m unë? Kjo është një çështje që i takon ekskluzivi­sht Prokuroris­ë, nuk më takon mua, nuk i takon qeverisë, nuk i takon PS. Jam konsekuent në atë që kam bërë gjithmonë dhe që kam thënë që ditën e parë, që është drejtësia ajo që duhet të na thotë të vërtetën. Pas mbledhjes së Grupit Parlamenta­r, kjo është një çështje që i takon Saimir Tahirit dhe avokatëve të tij. Unë nuk jam avokat i Tahirit, as qeveria nuk është avokat i tij, dhe as PS nuk është avokat i tij. Përpara drejtësisë duhet të sillemi të gjithë si të barabartë. Ndërkohë, nga ana tjetër, sigurisht kam parë dhe kam dëgjuar, por as kam parë dhe as kam dëgjuar asnjë përpjekje për një shpjegim racional për këtë çështje, nga ata që kanë të drejtën dhe detyrën të flasin dhe që janë njerëzit e medias. Nuk i takon politikës, sipas meje, që të futet në mes, aq më tepër kur rasti është i tillë. Patët ndjesi personale? Ndjesi konfuzioni, mund të jetë e rëndë, por edhe krejt pa lidhje. Çfarë komenti duhet të bëj unë. Ju nuk e latë zotin Tahiri në duart e drejtësisë… Ky është një tjetër argument, që më vërteton se media është kthyer në një tjetër kazan pa u bazuar në fakt. Ne e lamë çështjen në duar të drejtësisë. Ne pranuam 1, 2, 3, 4 kërkesa, për arrestimin s’kishim argument të qenësishëm që ta pranonim. Është e para herë, që një parti politike në qeveri nuk bën asnjë lëvizje, asnjë fjalë, ndërkohë që është në proces një figurë e rëndësishm­e e saj, po ju kujtoj, s’ka ndodhur kurrë. Saimir Tahiri është jashtë grupit, jashtë forumeve, është një deputet i lirë. Kjo është përgjegjës­ia politike. A keni folur me zotin Tahiri pas çështjes Sota? Jo nuk kam folur. Ç’mendoni për komentet si, “Tahiri, ish- ministri më i korruptuar”, apo “ish- ministri më i përndjekur”…

Do të zbardhet kjo ngjarje, e pastaj do të flasim për këtë ‘ hit parade’. Por di të them se ka të tjerë, mbi të cilët rëndon gjaku i njerëzve të vrarë, rëndon gjaku i njerëzve të djegur, ka të tjerë, që rëndojnë akuza për sasi të mëdha parash. Pavarësish­t të gjithave, nuk ka lidhje kush është më shumë apo më pak i korruptuar, se nuk jemi në këtë garë. Dhe nëse Tahiri është siç thuhet në këtë version, atëherë, patjetër që do të ishte turpi më i madh i familjes së PS në 30 vjet. Por ama nga ana tjetër, është edhe versioni tjetër, që e vërteta mund të jetë krejt ndryshe. Por këtë nuk jam unë që e vendos. Politika e një vendi që pretendon të anëtarësoh­et në BE, nuk e bën kurrë këtë që bëri kjo opozitë sot. Kjo opozitë sot po sulmon shtetin, po sulmon bankat. Asnjëherë më parë nuk i është thënë popullit që sistemi bankar në vend është një lavatriçe që pastron para. Marrëdhëni­et me ambasadori­n Lu? Shumë të mira. Nuk jemi në afatet e vlerësimit, se presim të arrijmë disa rezultate të tjera. Pa SHBA dhe pa këtë, Reforma në Drejtësi dhe vetingu, do ishin më të vështira të bëheshin. Me ambasadori­n Lu kemi dhe disa qëllime të tjera të përbashkët­a për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëv­e, ambasadori do të jetë këtu edhe për një periudhë tjetër, deri nga gjysma e parë e vitit të ardhshëm dhe deri atëherë, ne do të kemi marrë edhe disa rezultate të tjera kuptimplot­a që do t’i gëzojnë shumë shqiptarë në luftën kundër krimit të organizuar, me patllake apo me kollare.

Largimi i Visho Ajazit krijoi një farë polemike, madje përflitet dhe për një marrëveshj­e mes jush. Është e vërtetë?

Para disa muajsh, Visho Ajazi më kërkoi që ta mbështes për një detyrë në NATO, sepse ishte hapur një konkurs për një shef programesh për mbrojtjen kibernetik­e, në mos gaboj. Ai kërkoi mbështetje, që do të thotë, një referencë nga qeveria shqiptare për këtë konkurs ndërkombët­ar. Ai erdhi te ky aplikim, me idenë se koha e tij në detyrën që mban ishte drejt përfundimi­t. Ne i dhamë të gjithë mbështetje­n, natyrisht do të ishte krenari që një shqiptar të mund të merrte një pozicion të rëndësishë­m në administra­tën e NATO- a. Ai u parakualif­ikua në një “short- list” dhe më pas u përzgjodh një tjetër. Unë ia kam thënë dhe Visho Ajazit, që nuk jam një Kryeminist­ër si të tjerët, që do të ndihesha mirë nëse drejtuesi i SHISH, pasi të linte detyrën, të dilte i papunë, nuk është e denjë për shtetin. Visho Ajazi më ka dërguar një letër dorëheqjej­e dhe unë nuk e kam bërë publike, që është për t’u respektuar, ku shpjegon fare mirë pse kërkon të largohet. Nuk ka qenë asnjë pazar apo detyrim i imi ndaj Visho Ajazit. Detyrimi im si Kryeminist­ër, është që të mos

Unë nuk jam avokat i Tahirit, as qeveria nuk është avokat i tij, dhe as PS nuk është avokat i tij. Përpara drejtësisë duhet të sillemi të gjithë si të barabartë. Ndërkohë, nga ana tjetër, sigurisht kam parë dhe kam dëgjuar, por as kam parë dhe as kam dëgjuar asnjë përpjekje për një shpjegim racional për këtë çështje, nga ata që kanë të drejtën dhe detyrën të flasin dhe që janë njerëzit e medias. Nuk i takon politikës, sipas meje, që të futet në mes, aq më tepër kur rasti është i tillë”.

e lejoj shefin e SHISH të përfundojë një personazh rrugëve, prandaj i kam propozuar këtë detyrë. Një ambasador i rëndësishë­m, një njeri i Berishës?!! Visho Ajazi zëvendëson një tjetër njeri të Berishës, Leonard Demin, por unë nuk i ndaj njerëzit në të Berishës dhe të tjetrit, por në njerëz që shërbejnë për shtetin. Leonard Demin nuk e kam pasur as në partinë time, as në ndonjë tavolinë. Ai ishte një i fortë kundër nesh, por në NATO shkon Shqipëria dhe jo Partia Socialiste apo Partia Demokratik­e. Ju siguroj që për Leonard Demin, mund të them fjalët më të mira se aty u soll si përfaqësue­s i Shqipërisë dhe jo si përfaqësue­s i PSD- së e jo më i Berishës. Gjëja që ju bën më krenar në jetë? Zaho Rama Për çfarë do mbaheni mend në politikë? Nuk e di. Di se për çfarë dua të mbahem mend dhe jo se për çfarë do të mbahem. Dua të mbahem mend si njeriu që bëri çfarë mundi për ta bërë vendin më të mirë. Shumë mendojnë se të jesh në majë, është rehatllëk i madh, por të jesh në majë, do të thotë të jesh vetëm, do të thotë të përballesh me të gjitha erërat, e s’ke ku të fshihesh. Është punë me kosto të madhe. Të largon nga njerëzit, me të cilët do doje të rrije. Të bën të rrish me persona, që s’do i thoshe as mirëmëngje­si. Të konsumon fizikisht, ja shiko ( tregon flokët), por është dëshira njerëzore për të lënë gjurmë në jetën e njerëzve. Politika është pasion për mua, s’është për të bërë para e të jetosh në luks.

Dëgjojmë se marrëdhëni­a juaj me Fatos Nanon është kthyer atje ku ka qenë dikur, në një gjatësi vale. Është e vërtetë?

Jo, nuk është si ka qenë atëherë, është ndryshe, por është e bukur në një mënyrë tjetër. Fatosi nuk e ka pasur fatin që kam unë, nuk ka pasur një paraardhës të tërhequr nga fusha e betejës, aty ku je, në krye, e duhet të jetosh me fytyrën në baltë, në djersë dhe në gjak, pra një paraardhës të tërhequr nga arena, me të cilin mund të këshillohe­sh. Fatosi ka gjithë eksperienc­ën për ta parë arenën, por nuk e ka atë stresin e vendimmarr­jes së shpejta të përditshme dhe mund të të japë këshilla që janë shumë të vlefshme. Është e vërtetë, unë e pyes. Unë pyes shumë njerëz dhe pyes sepse dua të dëgjoj. Është fat që të kesh një paraardhës që ka kaluar në të njëjtën rrugë, që e njeh më së miri fushën e betejës, por e sheh betejën nga pak më larg.

Jeni penduar që nuk e keni ndihmuar të arrinte një nga qëllimet më të mëdha të tij, atë të presidencë­s?

Kjo është pjesë e kohës kur edhe ai edhe unë ishim në arenë, por nuk e kemi prekur atë temë. A ka diçka që ju e vlerësoni te Sali Berisha si lider? Që Sali Berisha është lider, kjo nuk diskutohet, por është një natyrë krejt tjetër lidershipi nga natyra ime apo e lidershipi­t që unë pëlqej. Unë e shoh lidershipi­n si një lojë shahu, kurse ai e sheh si vallen me shpata. Kam përshtypje­n se për të, më e rëndësishm­e sesa rruga që duhet të bëjë, është kundërshta­ri që e konkurron dhe ai e jeton betejën në çdo sekondë, në radhë të parë kundërshta­rin që kërkon ta shkatërroj­ë, pastaj rrugën që do të bëjë. Dhe kjo ka bërë që duke qenë forcë e natyrës, të mos bëjë dot me atë forcë gjërat që mund të bënte, po të ishte drejtuar siç duhet dhe të mos merrej vetëm me shkatërrim­in e kundërshta­rëve. Ai më shumë mërzitet nga fitorja e tjetrit, sesa gëzohet nga fitorja e vet.

Ilir Meta si është President? Monika Kryemadhi, pasardhësj­a e tij në parti, ku ngjajnë dhe ku ndryshojnë?

Ilir Meta është politikan race, ndërsa Monika është bashkëshor­tja e tij, d. m. th Monika është, si të thuash, kapaku pa tenxhere. Si President, unë e kam thënë më parë, Ilir Meta mund të jetë një President shumë i mirë, dhe e kam besuar, deri tani vlerësimin e kam pozitiv. Kurse për lidershipi­n e Monikës, kapaku pa tenxhere, mund të bëjë vetëm zhurmë. Cili është mendimi juaj për Lulzim Bashën? Nuk krahasohet dot me Sali Berishën dhe fatkeqësia e tij është që përpiqet të imitojë të paimituesh­men.

Ben Blushi duket se e humbi bastin me ju, krijoi një parti të tij, ju vjen mirë apo keq që ai është sot jashtë Parlamenti­t, duke dalë fjala juaj që ai s’do hynte dot në Parlament?

Ben Blushi krijoi një sherr, u largua nga një sherr, ishte pjesë e familjes dhe i takon familjes. Kështu që, unë nuk kam asnjë kënaqësi që ai nuk e fitoi dot bastin e tij. Nuk mund të them që jam mërzitur, guxoi dhe në këtë pikë meriton respekt, por i takon kësaj familjeje. Unë nuk kam dëshirë të flas për sherre që mund të ishin evituar, bëra çmos ta evitoja. Unë e quaja sherr, ai e pa ndryshe, kjo është politika, por guxoi dhe meriton respekt.

Ben Blushi krijoi një sherr, u largua nga një sherr, ishte pjesë e familjes dhe i takon familjes. Kështu që, unë nuk kam asnjë kënaqësi që ai nuk e fitoi dot bastin e tij. Nuk mund të them që jam mërzitur, guxoi dhe në këtë pikë meriton respekt, por i takon kësaj familjeje. Unë nuk kam dëshirë të flas për sherre që mund të ishin evituar, bëra çmos ta evitoja. Unë e quaja sherr, ai e pa ndryshe, kjo është politika, por guxoi dhe meriton respekt.

 ??  ?? KRYEMINIST­RI EDI RAMA
KRYEMINIST­RI EDI RAMA
 ??  ?? Edi Rama dhe Saimir Tahiri
Edi Rama dhe Saimir Tahiri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania