Panorama (Albania)

Si u dorëzuan 30 mijë euro te “Vëllai i Çimit” në Fushë- Krujë

-

Nga vëzhgimet e fshehta të kryera më datë 23 maj 2017 rezulton se, në orën 20: 40, te kryqëzimi i bar “Re...”, në rrugën “Lord Bajron”, në Tiranë, ka ndaluar një automjet me targa AA 011 ..., prej të cilit ka zbritur një person rreth moshës 35 vjeç dhe ka hipur në sediljen e pasme të automjetit të markës “Audi” me targë A 8 UC., ku ka qëndruar për disa minuta. Automjeti “Audi” më pas është nisur për në Fushë- Krujë dhe është parkuar përballë lokalit “ABC”, në orën 21: 07. Personi i moshës rreth 35 vjeç, deri në këtë fazë të hetimit është identifiku­ar si shtetasi Gentian P. Ky shtetas, i pyetur në lidhje me takimin e realizuar në Laprakë, ka deklaruar: “Më ka marrë në telefon djali i dajës tim që është emigrant në Angli dhe më ka thënë që t’i merrja nënës time një shumë eurosh. Bledari më tha shumën e saktë të eurove, por unë nuk e mbaj mend me saktësi nëse ishin 10 mijë euro apo 15 mijë. Bledari më tha që këtë shumë eurosh duhet t’ia jepja personit tjetër, që djali i dajës më dha dhe numrin e telefonit, por unë nuk e njihja se kush ishte. Pasi komunikova, lamë takim në Laprakë te një kryqëzim. Ora e saktë nuk më kujtohet, por mbaj mend që ishte mbasdite dhe kishte filluar të errësohej. Pasi arrita në kryqëzimin në Laprakë, fola me personin që kisha numrin, i cili më tha në telefon se ishte me një ‘ Audi’ dhe që po vinte edhe ai në kryqëzim. Sa erdhi makina ‘ Audi’, i kam dhënë zarfin me euro një personi që nuk e njihja dhe nuk e njoh. Në orën 20: 54, Alban Buci ka telefonuar Parid Mirin, të cilit i shpjegon se: “Jam te rruga e Rinasit, për 10 minuta sa të më bëjë rruga vij”. Parid Miri, nga ana tjetër, i pohon se: “Unë jam te Kisha e Laçit. Shko te lokali, futu brenda, kërko kush është vëllai i Çimit, thuaji kamerierit”. Në orën 21: 15, Alban Buci i telefonon një personi, të cilit i shpjegon se: “Për një minut jam te lokali, t’i jap dokumentet atij vëllait të Çimit dhe do iki”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania