Panorama (Albania)

Përballja e shefave të Burgjeve në gjyq: Pranoje që morëm ryshfet, mos ki turp!

Labi: Pranoje edhe ti fajin siç bëra unë. S’kam turp. Zoto: Ti vetë more ndonjë lek?

- ERALD DELIU

Unë nuk kam pasur dijeni për prokurimet. Ato kryheshin nga drejtori i përgjithsh­ëm i Burgjeve, Artur Zoto. Ka qenë ky i fundit që më ka vënë në dijeni të kësaj procedure. Unë isha i fundit që mora dijeni për këtë procedurë ndërmjetës­imi. Ai vetë merrej me të gjitha këto dhe nuk kisha pse të vihesha në dijeni unë. Vetë Zoto më ka thënë të takoja një biznesmen me emrin Ylber Kalaja

Pas shumë seancave të shtyra, ditën e djeshme Artur Zoto u përball me ish- vartësin e tij, Iljaz Labi, në seancën gjyqësore te Krimet e Rënda. Labi, i cili ka qenë zv. drejtor i Përgjithsh­ëm i Burgjeve, dëshmoi në gjyq kundër Zotos, duke thënë se ishte ai që e futi në një tender korruptiv. Labi ka marrë statusin e bashkëpunë­torit të drejtësisë, dhe u përball me ish- shefin e tij për aferën e vitit 2016 me ushqimet në burgje. Ish- zv. drejtori tha se ishte Zoto ai që e njohu me dy biznesmenë­t e përfshirë në aferë dhe se ai vetëm sa mori 20 milionë lekë të vjetër te biznesmeni Shemsi Sinani, të cilat ia dha Zotos në zyrë. Sipas Labit, Zoto i kishte premtuar se do t’i jepte 20 % të shumës, por nuk ia dha. Labi tha se e pranon veprën penale dhe është gati të mbajë përgjegjës­i për këtë. Në sallë pati edhe disa tensione, kur Labi iu përgjigj pyetjeve të avokatit të Artur Zotos, Ardian Lekës, dhe vetë të pandehurit. “Panorama” sjell të plotë dëshminë e tij në seancë.

DËSHMIA PËR PROKUROREN Prokurorja: Në janar- korrik 2016, çfarë funksiones­h keni pasur? Çfarë pune keni bërë?

Iljaz Labi: Kam filluar punë në Drejtorinë e Burgjeve që në vitin 2009. Në 2016- n kam qenë zv. drejtor i Burgjeve, i cili ka pasur disa funksione, si Drejtorinë e Personelit dhe të Financave, si edhe Prapavijën. Në fillim të vitit 2015, ka pasur një ndryshim ligjor për këto që thashë më lart, të cilat i kalonin në kompetencë drejtorit të përgjithsh­ëm. Pas këtyre ndryshimev­e është bërë edhe statusi i zv. drejtorit të përgjithsh­ëm të Burgjeve, ku mbetën vetëm Drejtoria e Financave dhe e Prapavijës. Këtë detyrë e kam mbajtur deri në korrik të vitit 2016, kur edhe jam arrestuar. Prokurorja: Për çfarë jeni arrestuar? Iljaz Labi: Jam arrestuar për korrupsion në një proces ndërmjetës­imi për ushqimet në burgje, që lidhej me vezët dhe bulmetin.

Prokurorja: A keni pasur ju dijeni për një procedurë prokurimi në datën 31.05.2017?

Iljaz Labi: Unë nuk kam pasur dijeni për prokurimet. Ato kryheshin nga drejtori i përgjithsh­ëm i Burgjeve, Artur Zoto. Ka qenë ky i fundit që më ka vënë në dijeni të kësaj procedure. Unë isha i fundit që mora dijeni për këtë procedurë ndërmjetës­imi. Ai vetë merrej me të gjitha këto dhe nuk kisha pse të vihesha në dijeni unë. Vetë Zoto më ka thënë të takoja një biznesmen me emrin Ylber Kalaja.

Prokurorja: Të ndalemi pak te ky moment, si jua komunikoi këtë gjë, me telefon apo në zyrë?

Iljaz Labi: Më thirri në zyrë, pasi i kishim shumë afër. Nuk e mbaj mend se si, por më tha eja në zyrë dhe unë shkova. Më tha se unë isha i pastër dhe se do të merresha me këtë punë. Kemi pasur pak fërkime më parë, për çështje pune.

Prokurorja: Çfarë ju tha më konkretish­t pasi ju thirri në zyrë?

Iljaz Labi: Më vuri në dijeni të faktit për këtë procedurën e ndërmjetës­imit për vezët dhe bulmetin. Më tha do të merresh ti, siç e sqarova më parë, dhe unë i thashë se pa problem, merrem unë me këtë gjë. Procesi ishte më i thjeshtë se tenderët, pasi ishte brendapërb­renda institucio­nit. Ai më porositi që të takoja Ylber Kalanë dhe se do të merrja 20 % nga kjo punë. Me Ylberin kisha folur edhe disa herë më parë. Unë i thashë se ishte “OK” për mua dhe se mund ta bëja këtë gjë.

Prokurorja: Çfarë biseduat me Ylber Kalanë, e takuat?

Iljaz Labi: Po, e takova sipas porosisë së Zotos. Ai më tha se Zoto i kishte hapat e mëdhenj. Unë i thashë se dua të jem në rregull me drejtorin, të tjerat s’më interesojn­ë dhe se nuk dua probleme. Më pas kemi biseduar disa herë me Ylber Kalanë për lekët dhe ai më tha se do të m’i jepte dikush tjetër. Më tha se ishte lidhur me Shemsi Sinanin që punonte me të dhe s’kishte lidhje në tenderim. Ata punonin bashkë në këtë gjë. Jam takuar dy herë me Shemsiun dhe kemi diskutuar për pagesën lidhur me procesin. Jemi takuar diku në ish- Bllok, ku edhe më ka dorëzuar paratë. Prokurorja: Sa para ju dha Shemsi Sinani? Iljaz Labi: Ishin 2 milionë lekë të rinj. Unë nuk isha pjesë e pagesës. Isha thjesht korrier. Unë thjesht hyra në këtë gjë për drejtorin. U tregova naiv. Prokurorja: Si vepruat më pas? Iljaz Labi: I shkova në zyrë dhe i dorëzova paratë. Nga kjo shumë, supozohej të përfitoja edhe unë diçka. Prokurorja: Keni pasur komunikim në telefon me zotin Zoto?

Iljaz Labi: Jo, nuk kemi pasur, pasi më kishte thënë se ishte nën përgjim. Këtë ma tha në zyrë kur më thirri herën e parë dhe më shpjegoi pse duhet ta bëja unë këtë punë, se sipas tij isha i pastër. Prokurorja: Po numrin e Ylber Kalasë kush jua dha, Zoto? Iljaz Labi: Të mos gënjej, më duket se e kam pasur vetë në telefon. Ishte një prej personave që kishte punë me tenderët në burgje. Vinte shpesh. Prokurorja: Po me Shemsi Sinanin, si jeni njohur? Iljaz Labi: Jam njohur pas një problemati­ke me gazin që kemi pasur në burgje. Nuk kisha kontakt me të, por ai do të merrte gazin. Ka qenë një problemati­kë me ngrohjen.

Prokurorja: Si i keni pasur marrëdhëni­et me zotin Artur Zoto?

Iljaz Labi: Ai marrëdhëni­et i krijonte sipas interesit të tij. Nuk më përfshinte shumë mua në këto punë. Ishin marrëdhëni­e pune. Marrëdhëni­et personale i kishim shumë të mira.

Prokurorja: Keni pasur ndonjë dijeni për një procedim disiplinor ndaj teje?

Iljaz Labi: Nuk e mbaj mend mirë kohën, por kisha një procedim nga SHKB- ja për korrupsion. Erdhën edhe ata të Ministrisë së Drejtësisë dhe u procedova me avokat. Në fund fare pastaj nuk u mor asnjë masë ndaj meje dhe unë vazhdova punën. Dua të them që kjo që kam bërë është një vepër penale dhe mbaj përgjegjës­i për këtë. Nuk ka pse të më vijë turp. PYETJET NGA AVOKATI I ZOTOS Avokati i Zotos: Sa vite keni punuar si zv. drejtor Burgjesh dhe sa vite keni qenë vartës i zotit Zoto? Iljaz Labi: Kam punuar 6 vjet si zv. drejtor i Burgjeve, ndërsa vartës i Zotos kam qenë për 3 vjet.

Avokati i Zotos: Pra, Arturi ju ka gjetur aty... A keni pasur ju vendimmarr­je në tenderë?

Iljaz Labi: Kam qenë disa herë në komision, por jo vetëm unë. Si ta kuptoj këtë pyetje? Aty janë një numër personash, nuk merrja vetëm unë vendim.

Avokati i Zotos: Kur ju ka thirrur Artur Zoto në zyrë? Si ju ka lajmëruar? A e mbani mend?

Iljaz Labi: Më ka thirrur në maj të vitit 2016. Metodën nuk e

mbaj mend mirë, por ne i kishim zyrat ngjitur dhe nuk kishim ndonjë konflikt. Hynim dhe dilnim me të trokitur.

Avokati i Zotos: A keni pasur ju dijeni se tre biznesmenë bashkëpuno­nin për të nxjerrë një fitues të vetëm në tenderë?

Iljaz Labi: Absolutish­t jo. Nga ta dija unë këtë gjë. Nuk merresha unë me tenderët dhe as me këtë proces që po flasim.

Avokati i Zotos: Ka pasur kamera në mjediset ku ju jeni takuar me Artur Zoton?

Iljaz Labi: Ka pasur kamera aty. Por unë nuk e di nëse ato kanë qenë ndezur a fikur. Se ato i rregullont­e mirë ai me atë të IT- së që e kishte të vetin. Këtë gjë e ka bërë edhe më parë ai.

Avokati i Zotos: Pra ju folët për takimin në zyrë dhe ishte hera e parë, sipas jush, që po bënit një vepër penale, si u ndjetë që...?

Iljaz Labi: Çfarë thoni, o avokat?! I nderuar gjykatës, çfarë janë këto pyetje tani? Kam qenë oficer i dekoruar unë, jam plagosur dhe jam doktor shkencash. Nuk kam turp ta pranoj këtë që kam bërë. E kam bërë, o vlla! Jam arrestuar dhe kam kërkuar që të lirohem për shkak të fëmijëve. Nuk kam qenë spiun unë. Avokati i Zotos: Ju thatë që keni fëmijë, sa fëmijë keni? Iljaz Labi: Kam katër fëmijë, po çfarë lidhje ka kjo pyetje me procesin? Zoti gjyqtar, si mund të më bëjë pyetje të tilla? Gjyqtari: Të lutem avokat, përmbajuni çështjes! Avokati i Zotos: A keni ndonjë fëmijë mashkull? Iljaz Labi: Ore, çfarë problemi ke ti me familjen time s’e kuptoj?! Çfarë janë këto pyetje. Këtu i kam djemtë, ke ndonjë problem ti se s’po e kuptoj. Zoti gjyqtar, të lutem tërhiqjani vërejtjen! Gjyqtari: Avokat, pyetja është e papranuesh­me se nuk ka

lidhje me procesin.

Avokati i Zotos: I nderuar gjyqtar, unë dua të dal diku po s’po më lini, prandaj pyes. Gjyqtari: Vazhdoni me pyetjet ju lutem... Avokati i Zotos: A keni patur kontakte me Zoton? Iljaz Labi: Çfarë është kjo pyetje? Për çfarë kontaktesh e keni fjalën? Avokati i Zotos: Për kontakte, komunikime...

Iljaz Labi: Po kam patur o si nuk kam patur. Për të gjithë atë periudhë kemi folur normalisht aq sa flisnim gjithmonë. Nuk ka ndonjë gjë këtu, as nuk u shtuan kontaktet, as nuk u rralluan.

Avokati i Zotos: Ju morën ndonjë gjë si shpërblim nga ajo që bëtë?

Iljaz Labi: Jo, nuk kam marrë asnjë lekë nga ajo pjesë dhe mos më shiko ashtu. Avokati i Zotos: Si? Iljaz Labi: Se më fyen! Gjyqtari: Zoti dëshmitar nuk keni pse shihni andej kur përgjigjen­i, shikoni vetëm nga gjykata. PËRBALLJA ZOTO- LABI Artur Zoto: A keni qenë i përfshirë në ndonjë tender në periudhat janar- korrik 2016? Iljaz Labi: Nuk e mbaj mend tani. S’jam i detyruar ta mbaj mend. I keni dokumentet aty, po të doni shikojini. Edhe mund të kem qenë.

Artur Zoto: Keni qenë kryetar i Komisionit të Ofertave për këtë periudhë?

Iljaz Labi: Po e thashë një herë që s’e mbaj mend. Për rastin që po gjykohet nuk kam qenë. Çfarë lidhjeje ka ajo tani?! S’e mbaj mend!

Artur Zoto: Ju thatë se unë ju thashë në zyrë të takonit Ylber Kalanë. Nga e njihja unë atë?

Iljaz Labi: Atë e njihje ti, jo unë. Dhe ai të njihte shumë mirë ty se të takonte edhe familjarët e tu.

Artur Zoto: A më ke parë ndonjëherë me Ylber Kalanë, ta takoj apo të flas me të, qoftë edhe në zyrë? Iljaz Labi: Nuk e di unë kë takoje në darkë ti o zotëri. Artur Zoto: Ta formuloj edhe një herë pyetjen. A ke ti dijeni se unë jam takuar me të? Iljaz Labi: Jo, nuk kam dijeni. Artur Zoto: Për këtë procedurë që flasim, a kishe ti dijeni?

Iljaz Labi: Po nuk kisha ore dijeni. Vetë më ke thënë kur më thirre, shyqyr që u përfshive një herë.

Artur Zoto: Ti the se kishte kamera kur jemi takuar, a ke dijeni ti ku ndodhej pajisja DRD, që mban filmimet?

Iljaz Labi: Atë e mbaje të fshehtë ti. Di unë ku e mbaje ti atë pajisjen. I ndizje kamerat dhe i fikje sipas qejfit. Kaq po të them dhe mbylle këtë muhabet tani! Familjari i Zotos: Mos e trash zërin ti! Iljaz Labi: Çfarë kishe ti mo? Gjyqtari: Po ju tërheq vërejtjen. Do të gjobiteni me nga 500 mijë lekë gjobë po vazhduat kështu! Artur Zoto: Ti vetë more ndonjë lek? Iljaz Labi: Ti kam kërkuar ato para dhe më the që do t’i merrja më vonë se kishe ca detyrime. Këtë e di mirë ti. Artur Zoto: A kishim komunikim verbal ne? Iljaz Labi: Kishim dhe kemi patur gjithnjë. Artur Zoto: Po pse i kishim marrëdhëni­et keq? Iljaz Labi: Ato në punë ashtu i kishim se ti i bëje të gjitha gjërat vetë. S’doje njeri.

 ??  ?? ARTUR ZOTO
ARTUR ZOTO
 ??  ?? Iljaz Labi, dje në Gjykatë
Iljaz Labi, dje në Gjykatë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania