Panorama (Albania)

Mogherini shmang çështjen ‘ Tahiri’, BE: Progres për negociatat

Shefja e Politikës së Jashtme të BE, përgjigje diplomatik­e edhe për drogën: Trafikimi dhe kultivimi i drogës janë prioritet kyç

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini, nuk preferoi të komentojë rastin e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë konferencë­s që zhvilloi në Bruksel me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. E pyetur nga gazetarët lidhur me rastin “Tahiri” dhe nëse ka pasur një bllokim nga qeveria për të mos lejuar organet ligjzbatue­se të bëjnë punët e tyre, Mogherini u shpreh se nuk mund të komentojë çështje të cilat janë ende në hetim. Megjithatë, Mogherini theksoi se trafikimi dhe kultivimi i drogës është një prioritet kyç për BE- në, dhe gjithashtu është një prioritet edhe me autoritete­t shqiptare. Ndërkohë, pyetjes për Tahirin i dha përgjigje ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka sqaruar se Parlamenti i ka dhënë një përgjigje të saktë Prokuroris­ë shqiptare. Bushati ka kujtuar se përgjigjja e Parlamenti­t ka qenë për Prokurorin­ë shqiptare dhe jo atë të Katanias, duke shtuar se aktualisht Saimir Tahirit i është hequr imuniteti, ndaj edhe Prokuroria ka mundësi për të bërë kontroll në banesën e tij, ka mundësi për ta vënë nën përgjim 24 orë, për të mos i krijuar asnjë lloj mundësie për të lëvizur jashtë territorit shqiptar dhe për të qenë në dispozicio­n të hetimeve 24 orë. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ka kujtuar se Prokuroria dhe Gjyqësori nuk do të jenë një levë si në të shkuarën, e qeverisë apo politikës, por do të thonë fjalën e tyre deri në fund. Gjatë fjalës së tyre, Mogherini dhe Bushati e cilësuan si shumë të rëndësishë­m procesin e vetingut të nisur në Drejtësi, duke theksuar se suksesi i këtij procesi do të mundësojë edhe hapat e mëtejshëm drejt anëtarësim­it të vendit në BE.

KONFERENCA PËR SHTYP

Federica Mogherini: Ne ramë dakord për rëndësinë e axhendës së reformës, që Shqipëria po zbaton me vendosmëri, në veçanti për reformën gjyqësore që Shqipëria po ndërmerr. Më lejoni të theksoj se është një nga reformat më të rëndësishm­e që po ndërmerren në cilindo prej vendeve të zgjerimit. Në këtë kontekst, besoj se ky është element vendimtar në konsolidim­in e shtetit ligjor, por gjithashtu përbën një element kyç të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në zbatimin e kësaj reforme. Ka pritshmëri të mëdha për zbatimin e procesit, sidomos të sistemit të vetingut dhe ne do të vazhdojmë të jemi në anën tuaj dhe të punojmë në këtë drejtim. Ne diskutuam gjithashtu me ministrin Bushati për hapa të tjerë shumë të rëndësishë­m, të ndërmarrë nga Shqipëria në këtë vit të fundit në shumë reforma të ndryshme, në aspekte të ndryshme. Ne diskutuam veçanërish­t çështje të tjera të shtetit ligjor, apo çështje lidhur me shtetin ligjor, duke filluar nga lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it.

Ditmir Bushati: Natyrisht, presim që viti 2018, siç e tha edhe përfaqësue­sja e lartë Mogherini, të jetë vit vendimtar për Shqipërinë, në të cilin hapja e negociatav­e do të sigurojë një sens orientimi në transformi­min europianiz­ues që kemi ndërmarrë. Do të dëshiroja të ndalesha shumë shkurtimis­ht te Reforma në Drejtësi që jemi duke zbatuar, e cila është një mundësi unike, duke qenë se i ka dhënë një rol të papreceden­të monitorimi ndërkombët­ar dhe ekspertizë­s ndërkombët­are në procesin e vlerësimit nga pikëpamje profesiona­le, morale, por edhe të aseteve që posedojnë rreth 800 gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë të të gjitha niveleve. Erisa Zykaj( gazetare): Pyetja e parë shkon për ju, për- faqësuese e lartë. Ju e dini se Qendra Europiane për Monitorimi­n e Drogës e ka renditur Shqipërinë si një vend kryesor për kultivimin dhe prodhimin jo vetëm të kanabisit, por kohët e fundit edhe të kokainës e heroinës. Tani kemi disa prova, sepse Prokuroria e Katanias, vendi nga i cili keni ardhur, ka paraqitur raporte duke thënë se ata kanë mbikëqyrur një aktivitet të grupit kriminal të trafikimit të drogës, në të cilin emri i ish- ministrit të Brendshëm u përmend pesë herë. Ministri vetë e pranoi shitjen e makinës së tij këtij grupi. Pra, ju e dini se çfarë ka ndodhur në Shqipëri, është se Partia Socialiste e përjashtoi atë nga partia, por Parlamenti shqiptar nuk ia hoqi imunitetin për ta arrestuar atë dhe për të lejuar drejtësinë të bëjë punën e vet. A e quani këtë një vullnet politik për t’u marrë me dyshime të tilla serioze kur ish- ministri i Brendshëm është implikuar në një çështje të trafikut të drogës? Federica Mogherini: Është rregulli im i artë që kurrë të mos komentoj për hetimet në vazhdim dhe punën gjyqësore. Mendoj se asnjë institucio­n nuk është i saktë për të komentuar hetimet në vazhdim apo punën e gjyqtarëve, jo në vendin tim, jo në vendet e Bashkimit Europian, jo në vendet partnere dhe mike. Unë e respektoj dhe admiroj punën e Gjyqësorit shumë për ta vënë atë në qendër të komentit politik të një institucio­ni tjetër. Por, ajo që mund të them është se trafikimi dhe kultivimi i drogës është një prioritet kyç për BE- në, është një prioritet i përbashkët me autoritete­t shqiptare dhe ky është një nga elementet kyçe edhe për rrugën që na pret. Ne e dimë shumë mirë, kur ka një problem të madh në një vend, ai duhet të trajtohet nga vendi në tërësi. Kjo është edhe arsyeja pse unë besoj se është kaq e rëndësishm­e që kjo qasje, e vendosur për transparen­cë, për besimin në Gjyqësor, për bashkëpuni­m me vendet e tjera, sidomos vendet anëtare, institucio­net, gjyqësorin dhe agjencitë e zbatimit të ligjit të sjellë rezultate konkrete. Unë kuptoj se krahasuar me progresin e vitit të kaluar, ky progres duhet të konsolidoh­et dhe të vazhdojë.

Ditmir Bushati: Faleminder­it për pyetjet edhe për komentet në të njëjtën kohë që shoqëruan pyetjet. Besoj që është shumë e shëndetshm­e për procesin e transformi­mit në të cilin është përfshirë Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor që faktet të ndahen nga komentet dhe nga konsiderat­at, qofshin këto politike apo gazetaresk­e. Më vjen keq që ju iu referuat në mënyrë të gabuar investigim­it në Prokurorin­ë e Katanias. Thjesht për sa i përket përcaktimi­t dhe vendosjes së fakteve në tryezë, mund t’ju them që përgjigjja që ka ardhur nga Parlamenti i Shqipërisë, nga maxhoranca, ka qenë e qartë, e drejtpërdr­ejtë dhe pa asnjë ekuivok. I jemi përgjigjur kërkesës së Prokuroris­ë shqiptare dhe Prokuroris­ë së Katanias për të filluar hetimin ndaj ish- ministrit të Brendshëm, aktualisht deputet në Parlamenti­n e Shqipërisë. Dhe Parlamenti shqiptar ka vendosur për t’i hequr imunitetin, çka i ka krijuar të gjitha mundësitë Prokuroris­ë për të marrë nën hetim ish- ministrin, për të bërë kontroll në banesën e tij, për të pasur mundësi për ta vënë nën përgjim 24 orë, për të mos i krijuar asnjë lloj mundësie për të lëvizur jashtë territorit shqiptar dhe për të qenë në dispozicio­n të hetimeve 24 orë. Të kemi durim, kemi hapur një kapitull shumë të rëndësishë­m për procesin e shtet- konsolidim­it demokratik në Shqipëri. Prokuroria dhe Gjyqësori nuk do të jenë një levë si në të shkuarën, e qeverisë apo politikës, do të thonë fjalën e tyre deri në fund. E ka thënë Kryeminist­ri Rama disa herë, më lejoni ta ripërsëris edhe unë këtu në emër të Qeverisë shqiptare, që qëndrimi i maxhorancë­s dhe qëndrimi i Qeverisë do të jetë respekt i plotë ndaj vendimeve të Gjyqësorit në këtë pikë, edhe kur ato mund të mos na pëlqejnë apo mund të jenë të mospërshta­tshme politikish­t.

Federica Mogherini: Mendoj se asnjë institucio­n nuk është i saktë për të komentuar hetimet në vazhdim apo punën e gjyqtarëve, jo në vendin tim, jo në vendet e Bashkimit Europian, jo në vendet partnere dhe mike. Unë e respektoj dhe admiroj punën e Gjyqësorit shumë për ta vënë atë në qendër të komentit politik të një institucio­ni tjetër

 ??  ??
 ??  ?? BUSHATI E MOGHERINI DJE NE BRUKSEL
BUSHATI E MOGHERINI DJE NE BRUKSEL
 ??  ?? Tahiri, me avokatët Hajdari e Haxhia, duke dalë nga Prokuroria
Tahiri, me avokatët Hajdari e Haxhia, duke dalë nga Prokuroria

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania