Panorama (Albania)

Vjedhja e tokave në bregdet, pronarë të afërmit e Roshit e Dajës së PS

-

Zbardhet skema e korrupsion­it në zyrat e ALUIZNI- t dhe Hipotekës në Tiranë, ku u përfshi edhe një efektive e Policisë.

Sipas dosjes së Prokuroris­ë, që urdhëroi arrestimet e 4 personave, efektivja e Sallës Operative të Policisë së kryeqyteti­t, Kleona Sala, ka paguar 6 mijë euro, për legalizimi­n e banesës. Zyrtarja e Hipotekës, tek e cila e kishte orientuar një e njohura e saj, i ka kërkuar asaj që të shihte fillimisht paratë, në mënyrë që të krijonte besimin. Nga veprimet hetimore, rezulton se në vitin 2014 Merita Sala, nëna e efektives së Policisë, ka bërë dhe dorëzuar formularin e vetëdeklar­imit të ndërtimit pa leje në zyrat e ALUIZNI- t Tiranë. Pas vitit 2014, Kleona Sala ka shkuar dhe është interesuar disa herë për legalizimi­n e këtij ndërtimi. Ajo ka shkuar te zyrat e ALUIZNI- t 3- 4 herë dhe është takuar edhe me drejtoresh­ën, e cila i ka thënë se do t'i kthente përgjigje, por asnjë përgjigje nuk i është dhënë.

KORRUPSION­I

Efektivja e Policisë, Kleona Sala, ka njohje shoqërore me shtetasen Sofie Musallaj, e cila ka rolin e sekseres. Meqë kishte marrëdhëni­e shoqërore, Sala ka diskutuar me Musallajn, lidhur me problemin që kishte me zyrën e ALUIZNI- t. Ajo i është përgjigjur se do pyeste një shoqen e saj, e cila quhej Brikena Belli, që punonte te Hipoteka e Tiranës. Në prezencën e saj ajo i ka telefonuar më datë 9 nëntor, rreth orës 08: 30. Ajo i ka thënë se kishte një njeriun e saj për disa dokumente banese dhe e ka pyetur nëse kishte kohë të shikonte pak letrat për t'i dhënë ndonjë sqarim, dhe Brikena Belli ka pranuar. Në mbrëmje, Kleona Sala është telefonuar nga Sofie Musallaj, e cila i ka thënë se do të takoheshin të nesërmen në orën 09: 00 me punonjësen e Hipotekës. Të nesërmen, rreth orës 09: 15, janë takuar te banesa e sekseres. Aty, efektivja e Policisë ka takuar Brikena Bellin. Kjo e fundit ka parë dokumentac­ionin e pronës së saj dhe i ka shpjeguar se nuk ishte puna e saj, sepse punonte në Hipotekë, por ajo do të pyeste një shokun e saj, shtetasin Marin Bezhani, i cili punonte tek ALUIZNI. Pasi ka biseduar me këtë të fundit, Belli është takuar prapë me efektiven Sala, së cilës i ka thënë se ai kërkonte 6 mijë euro dhe se më parë duhej të shihte paratë, që të ishte e besueshme.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Kleona Sala, policja e arrestuar
Kleona Sala, policja e arrestuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania