Panorama (Albania)

BE: Progres për negociatat, zbatoni Reformën në Drejtësi

“Mirëpresim rezultatet në luftën kundër kultivimit të kanabisit”

-

Bashkimi Europian vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria që prej progres raportit të vitit 2016, por kërkoi avancim me reformën në drejtësi dhe vetingun.

Takimi i nëntë i Këshillit të Stabilizim- Asociimit mes Shqipërisë dhe BE- së, u mbajt dje në Bruksel mes dy delegacion­eve, të kryesuar nga përfaqësue­sja e lartë e BE- së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë/ zv. presidentj­a e Komisionit, Federica Mogherini, ministri Bushati dhe Drejtori i Përgjithsh­ëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson, në emër të Komisionit Europian. Deklarata e përbashkët gjen pak mangësi në rrugën e Shqipërisë drejt hapjes së negociatav­e. Duke analizuar gjetjet e progres- raportit të vitit 2016, pasi për 2017- n Komisioni Europian nuk publikoi raport, evidentohe­n përmbushje të prioritete­ve. “Këshilli i Stabilizim­Asociimit konstatoi se Komunikimi i vitit 2016 nga Komisioni mbi Strategjin­ë e Zgjerimit të BE, mbi bazën e progresit në përmbushje­n e prioritete­ve kyçe dhe në varësi të zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe rivlerësim­it të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e ( vetting) në veçanti, rekomandoi hapjen e negociatav­e të aderimit me Shqipërinë. Që prej këtij momenti, Shqipëria ka bërë progres të mëtejshëm domethënës”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

DREJTËSIA Rezultatet e Reformës në Drejtësi, e veçanërish­t ato të vetingut, po priten dhe nga Brukseli si kusht për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE- në. “Këshilli i Stabilizim­Asociimit konstatoi përkushtim­in në vazhdimësi të Shqipërisë për axhendën e reformave dhe nënvizoi se së bashku me prioritete­t e tjera kyçe, Reforma në Drejtësi mbetet thelbësore në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe mund të ketë efekt transformu­es edhe për reformat e tjera”, thuhet në deklaratën e përbashkët të dakordësua­r dje në Bruksel. Një nga pikat që u konsiderua kusht për hapjen e negociatav­e me BE- në, lufta kundër kanabisit, duket se është tejkaluar, bazuar në masat e marra nga qeveria. “Bashkimi Europian mirëpriti gjithashtu hapat e mëtejshëm në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, veçanërish­t rezultatet pozitive të arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit”, thuhet në deklaratë. Edhe reforma në administra­tën publike është pritur mirë nga Bashkimi Europian.

“Këshilli i Stabilizim­Asociimit konfirmoi se Shqipëria ka mbajtur një ritëm të lartë në zbatimin e masave të reformës së administra­tës publike dhe mirëpret në veçanti konsolidim­in e masave që kanë si qëllim fuqizimin e transparen­cës dhe meritokrac­isë në shërbimin civil dhe përmirësim­in e efektivite­tit në kryerjen e shërbimeve pub- like”, thuhet në deklaratë. Brukseli vlerëson edhe ligjin për mbrojtjen e pakicave, një nga kriteret shtesë të vendosura nga Greqia. “Këshilli për Stabilizim- Asociim vlerësoi pozitivish­t hapat e ndërmarrë në çështjet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë miratimin e ligjit kuadër mbi mbrojtjen e pakicave kombëtare”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Kryeminist­ri Rama vlerësoi dje qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj reformave të bëra nga qeveria shqiptare. Përmes një statusi në Facebook, Rama shkruan se reformat janë rrugë- time të vështira. “Reformat nuk janë shëtitje, po rrugëtime të vështira. Të bësh shtet është e lehtë ta thuash, po duhen përpjekje të jashtëzako­nshme ta bësh. Por sot, kush thotë se nuk jemi në rrugën e duhur, ose nuk do të shohë, ose gabimisht e ka menduar të lehtë këtë rrugë. Kënaqësi të ndaj me ju këndvështr­imin e Bashkimit Europian mbi aktualitet­in e përpjekjes sonë”, shkruan Rama në Facebook, pas publikimit të deklaratës së përbashkët nga takimi i Këshillit të Stabilizim- Asociimit mes Shqipërisë dhe BE- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania