Panorama (Albania)

FATION BINJAKU

-

Pas dorëheqjes si kryetar i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj është paraqitur dje para Komisionit të Ligjeve si kandidat për Bordin Drejtues të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Një javë më parë, Beqiraj është bindur nga Presidenti Meta që të largohet nga funksioni në krye të Akademisë së Shkencave, pasi ky institut rrezikoi të mbetej pa fonde, pasi është përfshirë në një debat me Kryeminist­rin Edi Rama. Por një javë më vonë, ai është propozuar në një tjetër funksion. Para deputetëve, Beqiraj tha se nuk kishte dijeni për procedurën që kishte ndjekur Akademia e Shkencave për përzgjedhj­en e tij, por thjesht ia kishin ofruar si mundësi. Por deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, e ka pyetur kandidatin nëse ka qenë komunist, kandidat për komunist apo bashkëpunë­tor i shërbimit të shtetit në kohën e diktaturës. “Unë thashë që s’kam qenë, por s’kam asnjë nga familja. Tani mund të ketë qenë fat i mirë apo fat i keq, këtë s’e di. Nga familja ime asnjë komunist. S’e kam pas fatin në atë kohë. Do të kisha qenë më mirë në atë kohë”, ka thënë dje Beqiraj. Ai ka thënë se di të bëjë vetëm tri gjëra në jetë “matematikë, informatik­ë dhe peshëngrit­je”. Veç Beqirajt, Akademia e Shkencave ka propozuar si kandidat për këtë bord edhe Vasil Tolen dhe Floresha Dadon. Ndërkohë që nga shoqëria civile janë propozuar Valjeta Kaftalli, Jonida Godole, Simon Mirakaj, Nebil Çika dhe Agro Hadri. Deputeti i PD- së, Enkelejd Alibeaj, ka pyetur dhe kompozitor­in Vasil Tole nëse duhet të ndalohen kantatat e komunizmit që dëgjohen sot e kësaj dite. Por deputeti i PS- së, Bashkim Fino, ka dalë kundër, duke thënë se ato i pëlqejnë atij dhe se ato kanë qenë këngët më të bukura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania