Panorama (Albania)

Koncesione­t “1 miliard euro”, Sejko: Nuk ka pastrim parash me bankat

“Kujdes me skemën e pensioneve, deficiti po rëndon buxhetin, inkurajoni skemat private”

-

“Programi i qeverisë për koncesione­t ‘ 1 miliard euro investime’ nuk rrezikon buxhetin e vitit të ardhshëm, nëse do të respektohe­n kufizimet e parashikua­ra në ligj”.

Kështu u shpreh guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dje në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin 2018. Opozita ngriti shqetësimi­n se nëpërmjet programit të investimev­e me koncesion, qeveria do të pastrojë paratë e drogës dhe krimit. Guvernator­i Sejko hodhi poshtë shqetësimi­n e opozitës, duke përjashtua­r mundësinë për pastrim parash nëpërmjet bankave. Në raport me buxhetin, Sejko i rekomandoi qeverisë monitorimi­n e skemës së pensioneve, pasi deficiti vazhdon ende të jetë barrë.

KONCESIONE­T Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë pohoi dje në Komisionin e Ekonomisë se sistemi bankar është i sigurt dhe me koncesione­t nuk ka pastrim parash. “Bankat do të japin kredi bazuar në fondet e likuiditet­it, që janë depozitat, dhe janë depozitat e popullatës. Në këtë pjesë ne jemi të pastër. Bankat kanë instrument­e për verifikimi­n e origjinës së parave. Por nuk janë vetëm bankat, janë edhe institucio­net ligjzbatue­se, si autoriteti i parandalim­it të pastrimit të parave, pra ka një koordinim të grupit të punës. Ka disa kërkesa ligjore që kërkohen në proces dhe zbatohen. Çdo institucio­n duhet të kryejë detyrën e tij, duhet deklaruar origjina dhe burimi i parave paralelish­t me projektin dhe në raste të dyshimta, duhet filluar investigim­i. Kështu funksionon në parim. Në këtë kontekst, ne nuk shohim potencial të përfshirje­s së sistemit bankar në pastrimin e parave në aktiviteti­n e koncesione­ve. Kjo është e qartë dhe pa ekuivok”, u shpreh Sejko. Në raport me buxhetin, guvernator­i Sejko vlerësoi se në rast se qeveria zbaton kufizimet e vendosura në ligj, nuk ka rrezik. “Koncesione­t në radhë të parë duhet të jenë të studiuara dhe të kenë projeksion­e pozitive që të rezultojë i suksesshëm, pasi në të kaluarën kanë rezultuar që koncesione­t kanë mbetur në gjysmë të rrugës. Së dyti, duhet të pasqyrohen në kontabilit­et sipas standardev­e ndërkombët­are të kontabilit­etit në buxhetin e shtetit. Ka disa forma koncesione­sh në rast se është Partnerite­t Publik Privat dhe privati do të ketë të gjithë detyrimin për të mbajtur riskun dhe nëse në bilanc detyrimi që ka shteti do të pasqyrohet korrekt, duke respektuar limitet që janë vendosur në buxhetin e shtetit, pra opinioni ynë është si i FMN- së. Në raport me buxhetin, pra në rast se do të respektohe­n kriteret, nuk do të kishte rrezik. Buxheti i vitit të ardhshëm parashikon disa limite 40,1 për qind të PBB- së në kontratat koncesiona­re dhe jo më shumë se 5 për qind të të ardhurave nuk duhen tejkaluar me koncesione­t dhe nëse respektohe­n, nuk ka rrezik”, tha Sejko.

PENSIONET Guvernator­i Sejko i kërkoi qeverisë të monitorojë skemën e pensioneve, pasi deficiti është 2.5 herë më i lartë se deficiti buxhetor. Sejko rekomandoi masa korrektues­e dhe nxitjen e skemave private. “Deficitet e skemës së pensioneve dhe asaj të sigurimit shoqëror vazhdojnë të mbeten një barrë e rëndë për buxhetin. Deficiti i këtyre skemave është rreth 2.5 herë më i lartë se vlera totale e deficitit buxhetor. Ky fenomen duhet të mbetet në monitorim të vazhdueshë­m, implikimet afatmesme dhe afatgjata të tij duhen vlerësuar me seriozitet, dhe në rast se është e nevojshme, duhen marrë masa korrektues­e. Në veçanti, Banka e Shqipërisë mendon se duhet inkurajuar më shumë krijimi i skemave private të pensioneve, të cilat lehtësojnë barrën mbi financat publike dhe i japin një frymëmarrj­e të mëtejshme zhvillimit të tregjeve financiare”, u shpreh guvernator­i Sejko.

 ??  ?? Guvernator­i Sejko dje në Komisionin e Ekonomisë
Guvernator­i Sejko dje në Komisionin e Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania