Panorama (Albania)

Xhafaj: Të vendosur për pastrim të plotë të grupeve kriminale

-

TIRANE - Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë një konference shkencore ndërkombët­are, “Shkenca ligjore dhe sfidat bashkëkoho­re të sigurisë”, të zhvilluar në Akademinë e Sigurisë, foli për planin operaciona­l të nisur ditët e fundit nga Policia e Shtetit, “Forca e Ligjit”. Xhafaj u shpreh se format e organizimi­t të krimit janë më të sofistikua­ra dhe ka nevojë jo vetëm për forcim të bashkëpuni­mit ndërkombët­ar, por edhe për përdorim më të mirë e të gjerë të metodave bashkëkoho­re dhe mundësive që ofron zhvillimi i shkencës dhe teknologji­së në ditët tona. “Plani i Veprimit – Operacioni ‘ Forca e Ligjit’, i miratuar së fundmi nga qeveria shqiptare, dëshmon vullnetin politik dhe institucio­nal të qeverisë dhe agjencive të tjera ligjzbatue­se në vend, në luftën pa kompromis dhe ndëshkimin e ashpër ligjor të kriminalit­etit në vend, dhe veçanërish­t ndaj krimit të organizuar”, tha ministri. Vendosmëri­në për të luftuar krimin e organizuar e dëshmon edhe buxheti që do t’i akordohet vitin e ardhshëm dikasterit që ai drejton. “Është buxheti më i lartë i investimev­e në fushën e rendit dhe sigurisë për të paktën 10 vitet e fundit, me një rritje prej rreth 70% krahasuar me vitin që po mbyllim. Mbi 80% e kësaj rritjeje fokusohet te Policia e Shtetit dhe kryesisht do të përdoret për investime te teknologji­a në fushën e hetimit dhe pajisjet shkencore, një mungesë e ndjeshme, që për vite të tëra ka ndikuar ndjeshëm në zbulueshmë­rinë e krimit dhe efektivite­tin e procedimit penal të tyre”, u shpreh ministri. Ndërkohë pas finalizimi­t të operacioni­t në qytetin e Fierit, Xhafaj përgëzoi punonjësit e policisë, duke shprehur vendosmëri për pastrimin e grupeve kriminale. “Në Fier u realizua goditja e parë e “Forca e Ligjit”. Një grup më pak nga lista e narkotrafi­kut, tashmë i asgjësuar. Të vendosur për pastrim të plotë të grupeve kriminale dhe sekuestrim të aseteve të tyre”, reagoi Xhafaj pas përfundimi­t të operacioni­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania