Panorama (Albania)

“Do të kalbesh në burg”, biznesmeni akuza Prokuroris­ë

Ylber Kalaja: Nuk i njoh, as Zoton dhe as Labin. Më është bërë presion me familjen në prokurori

-

Dëshmitari tjetër në gjyqin ndaj ish- drejtorit të Burgjeve, Artur Zoto, ishte Ylber Kalaja, një prej tre biznesmenë­ve që dyshohet se kanë bashkëpunu­ar për të shkelur barazinë në tendera.

Kalaja i befasoi të gjithë ditën e djeshme në gjyq, pasi u tërhoq nga dëshmia e dhënë përpara organit të akuzës, në fazat e hetimit paraprak. Kalaja ka thënë në seancë ditën e djeshme se ai nuk i njeh as Iljaz Labin dhe as Artur Zoton. Madje, biznesmeni ka thënë se oficeri i Policisë Gjyqësore që e ka marrë në pyetje e ka shantazhua­r, duke i thënë se do të kalbej në burg dhe se nuk do ta shihte më familjen e tij.

“Jam akuzuar për korrupsion në burgje. Kam qenë administra­tor i një firme ushqimesh dhe punoja shpesh me burgjet. Kam marrë gjithnjë tendera konform ligjit”, e ka nisur dëshminë Ylber Kalaja. I pyetur nëse kishte lidhje miqësie me Iljaz Labin dhe Artur Zoton, biznesmeni Kalaja tha se nuk i njihte dhe as që i kishte takuar ndonjëherë të lartpërmen­durit. “Nuk i kam njohur dhe nuk i kam takuar asnjëherë. Kam mësuar për ta vetëm përmes mediave”, ka thënë ai, duke mohuar takimin me Iljaz Labin për çështjen e 20 milionë lekëve të vjetër. Biznesmeni ka pranuar se njeh Shemsi Sinanin, për të cilin ka pasur vetëm marrëdhëni­e pune. Edhe ky i fundit dyshohet se ka qenë i përfshirë në skemën e tenderave fiktivë në burgje, ku paracaktoh­ej fituesi për ushqimet. Mirëpo, Kalaja ka habitur me akuzat e tij ndaj Prokuroris­ë. Ai ka thënë se gjatë marrjes në pyetje nga organi i akuzës, është shantazhua­r dhe se ka firmosur letra, të cilat nuk i ka parë, edhe pse në prani të një avokati. “Më kanë bërë presione të jashtëzako­nshme. Më kanë thënë se do kalbem në burg dhe se nuk do ta shoh më familjen time. Këto m’i ka bërë oficeri i Policisë Gjyqësore. Emrin e tij nuk e mbaj mend, por kam qenë me avokatin kur jam marrë në pyetje. Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë aferë”, ka thënë Kalaja. Dësh- mia e tij është kundërshtu­ar nga mbrojtja, e cila ka thënë se rasti i Kalasë është për një çështje tjetër, që s’ka lidhje me atë të Zotos. Por prokurorja Elizabeta Imeraj ka kërkuar të vazhdojë marrja në pyetje e dëshmitari­t, pasi akuzat e tij drejtuar organit hetimor ishin shumë të rënda. Ylber Kalaja ka qenë një ndër tre biznesmenë­t e firmave të ushqimit, që është hetuar si i përfshirë në aferën korruptive të tenderave me ushqimet në burgje. Këta tre biznesmenë dyshohet se binin dakord për fituesit dhe i ndanin fitimet së bashku.

 ??  ?? Trupi gjykues dje në seancë
Trupi gjykues dje në seancë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania