Panorama (Albania)

Po luanin me automatik, plumb në gjoks vëllait 12- vjeçar

-

LEZHË – Një ngjarje e rëndë, ku një fëmijë 12 vjeç mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Petoq në Fan të Mirditës. Ngjarja bëhet akoma edhe më tragjike nga fakti se autori i shkrehjes së armës është pikërisht vëllai i tij i madh. Dy vëllezërit, njëri 15 vjeç dhe tjetri 12, kishin shkuar për të ruajtur bagëtitë në mal. Gjatë kohës që dy të miturit po luanin me armë, E. T. 15 vjeç, nga pakujdesia ka bërë shkrehje të pavullnets­hme të armës duke lënë të vdekur vëllain e tij të vogël, D. T., 12 vjeç. Mësohet se ka qenë një plumb në gjoks që i ka sjellë vdekjen e menjëhersh­me të riut 12vjeçar. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizë­n e plotë mjekoligjo­re, ndërkohë arma e zjarrit automatik, si dhe dy gëzhoja të gjetura në vend- ngjarje, janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale. Policia ka bërë shoqërimin e babai të dy të miturve, si dhe vetë 15- vjeçarit lidhur me sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave. “Më datë 15.11.2017, rreth orës 18: 00, në fshatin Petoq në Fan, Mirditë, dyshohet se 2 vëllezër të mitur, konkretish­t shtetasit E. T. 15 vjeç dhe D. T. 12 vjeç, kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në mal. Dyshohet se, duke luajtur me një armë zjarri automatik, shtetasi E. T. nga pakujdesia ka vrarë vëllain e tij, shtetasin D. T. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizë­n e plotë mjekoligjo­re. Arma e zjarrit automatik, si dhe 2 gëzhoja të gjetura në vendngjarj­e, janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale”, bëhet e ditur nga Policia. e. h.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania