Panorama (Albania)

Drogë nga Fushë- Kruja në Malin e Zi, kapen të rinjtë

Trafikimi i 70 kg kanabis do bëhej me makinë shoqëruese

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Do të trafikonin kanabis për në Malin e Zi, kapet në flagrancë grupi i të rinjve nga Fushë- Kruja.

Policia ka sekuestrua­r një sasi prej 70 kg kanabis sativa gjatë operacioni­t “Ndalesa e fundit” në Malësinë e Madhe. Në pranga përfunduan dy të rinj, ndërsa tre të tjerrë ia dolën t’u arratisesh­in forcave të Policisë. Lënda narkotike do të transporto­hej me një makinë tip “Golf V” që drejtohej nga Fatbardh Hoxha. 26- vjeçari u arrestua në momentin që kishin ndaluar në një pikë karburanti në fshatin Grizhë, në Malësi të Madhe. Bashkë me ta në makinë gjendeshin dhe Aurel Babasi, Sar Hoxha dhe Edmond Xaka, të tre nga Fushë- Kruja. Policia bën me dije se arrestimi i Hoxhës dhe Xekës u bë pasi iu gjetën një sasi prej 70 kg kanabis sativa në automjetin e tij tip “Golf 5”, me targë AA 077 RZ. Ndërsa Kledi Xeka, 29 vjeç, ishte në drejtim të mjetit “Golf 5”, me targa AA 911 RV, që po shoqëronin Hoxhën për transporti­min e lëndës narkotike drejt Malit të Zi. Tre të rinjtë e shpallur në kërkim sapo kanë parë policinë, janë larguar pasi të dyja mjetet kanë qenë të parkuara në pikën e karburanti­t. Efektivët ngritën pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre. Dy të arrestuari­t akuzohen për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e e kryer në bashkëpuni­m”. Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se droga e sekuestrua­r në aksin Shkodër- Hani i Hotit kishte për qëllim që të transporto­hej drejt Malit të Zi. Trafikantë­t kishin arritur deri në fshatin Grizhë dhe më pas aty kanë bërë një ndalesë para se të kalonin pikën kufitare. Policia dyshon se do të ndërrohesh­in mjetet për të qenë sa më larg gjurmëve të policisë dhe droga e sekuestrua­r të transporto­hej me makina të tjera dhe jo ato që kishin shkuar deri në Grizhë. Por në momentin që kanë ndaluar pranë pikës së karburanti­t, janë bllokuar nga policia. Ndërsa tre të rinjtë e shpallur në kërkim, pasi kanë parë se shokët janë arrestuar, janë larguar me shpejtësi, duke u shpëtuar efektivëve. Lënda narkotike dyshohet se do të dërgohej fillimisht në Malin e Zi dhe nga aty drejt Italisë.

 ??  ?? Makina ku fshihej sasia prej 70 kg kanabis
Makina ku fshihej sasia prej 70 kg kanabis
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania