Panorama (Albania)

Ushtria rrëzon Presidenti­n Mugabe, Zonja e Parë arratiset në Namibi

-

Forcat e Mbrojtjes së Zimbabvesë kanë marrë kontrollin e transmetue­sit shtetëror ZBC- TV dhe i thanë kombit se veprimi i tyre kishte për qëllim të kapë kriminelët që rrethojnë Presidenti­n, Robert Mugabe. Gjeneralma­jori Sibusiso Moyo tha se kjo nuk ishte një marrje e pushtetit nga ushtria dhe sqaroi se Mugabe ishte i sigurt. Ky veprim pasoi deklaratën e komandanti­t të Forcave të Sigurisë, Gjeneralit Constantin­o Chiwenga të hënën, i cili i bëri thirrje Mugabes 93- vjeçar që të ndalojë goditjen që po i bënte vazhdimish­t aleatëve të ish- nënpreside­ntit, Emmerson Mnangagwa, përpara kongresit të jashtëzako­nshëm të Zanu muajin e ardhshëm. Mnangagwa u shkarkua nga Presidenti pak ditë më parë duke u akuzuar si një person që nuk kishte qenë besnik ndaj tij dhe vendimeve qeveritare. Por e vërteta mund të fshihet pas dëshirës së gruas së presidenti­t 93- vjeçar, Grace Mugabe, 52 vjeç, e cila ka shfaqur hapur ambicien për të drejtu- ar vendin pasi i shoqi të largohet nga detyra. Është një grua aspak popullore në vendin e saj, për shkak të sjelljes arrogante dhe të dhunshme në publik. Trupat ushtarake po patrullojn­ë kryeqyteti­n pasi morën nën kontroll televizion­in shtetëror dhe thanë se kishin kapur politikanë­t e lidhur me krimin. “Ne po merremi vetëm me kriminelët që po shkaktojnë vuajtje sociale dhe ekonomike në vend. Sapo të kemi përmbushur misionin tonë, ne presim që situata të kthehet në normalitet”, u njoftua nga Ushtria. Ky veprim mund të jetë një përpjekje për të zëvendësua­r Mugaben me nënpreside­ntin e shkarkuar, Emmerson Mnangagwa. Armë zjarri dhe artileri të rënda kanë pushtuar pjesën veriore të vendit që nga e marta. Mugabe, 93 vjeç, ka dominuar skenën politike të vendit të varfër, qëkur fitoi pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1980. Grace Mugabe thuhet se ka marrë arratinë në Namibi.

 ??  ?? Robert dhe Grace Mugabe
Robert dhe Grace Mugabe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania