Panorama (Albania)

SHKATËRRIM­I NË BOTË

-

Përmbytjet në Greqi kanë marrë jetën e të paktën 15 njerëzve në periferinë perëndimor­e të Athinës, sipas të dhënave dhe pamjeve të transmetua­ra në televizion­in shtetëror grek.

Të mërkurën u njoftua se dhjetëra shtëpi e makina janë shkatërrua­r, janë përmbytur qindra ndërtesa, biznese dhe anije për shkak të vërshimeve të ujërave pas reshjeve të dendura të shiut. Disa njerëz u raportuan të zhdukur pas disa orësh shi të martën gjatë natës, megjithëse ishte e paqartë nëse ata kishin rënë viktimë e përmbytjev­e apo kishin kërkuar strehim diku tjetër. Të mërkurën mbrëma, Kryeminist­ri Alexis Tsipras shpalli një ditë zie kombëtare. “Kjo është një kohë shumë e vështirë për Greqinë”, tha ai në një deklaratë. “Të gjitha masat e nevojshme po merren për të trajtuar kushtet ekstreme të motit në të gjithë vendin. Objektet ushtarake dhe vendet e tjera publike janë vënë në dispozicio­n të atyre që kanë mbetur të pastrehë nga përmbytjet”, sipas Tsipras. Mediat greke kanë njoftuar se të paktën 13 vetë humbën jetën në Mandra, një periferi në perëndim të Athinës dhe se shumica e 17 të raportuarv­e të plagosur vuanin nga hipotermia. Mes viktimave ishin njerëz që gjendeshin brenda ose në oborret e shtëpive të tyre të përmbytura, ndërsa oficerët e Gardës Bregdetare greke gjetën trupat e viktimave që përfunduan në det nga ujërat e përmbytura. Sekretaria­ti i Përgjithsh­ëm i Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen Civile i quajti përmbytjet të pashembull­ta në atë zonë, ndërsa Yianna Kriekouki, kryebashki­akja e Mandrës, iu referua përmbytjev­e si një “fatkeqësi biblike” në komentet mbi televizion­in sh- Përmbytjet në Athinë vijnë në një vit, në të cilin uraganet kanë shkatërrua­r zona nga Hjustoni në Karaibe. Uragani Harvei goditi të gjithë bregun e Gjirit të Teksasit në SHBA, duke shkaktuar përmbytje që vranë dhjetëra njerëz, zhvendosje­n e më shumë se një milion të tjerëve dhe duke shkaktuar dëme në miliarda dollarë. Në shtator, dy uragane vdekjeprur­ëse shkatërrua­n Karaibet, duke marrë jetë, shkatërrua­r shtëpi dhe infrastruk­tura. Në tetor, Irlanda dhe Britania u goditën nga uragani Ofelia, i dhjeti i sezonit në Atlantik. tetëror, të bëra me telefon, ndërsa ajo ishte e bllokuar në shtëpinë e saj. Tsipras dërgoi tre ministra në zonat më të prekura nga përmbytjet dhe thirri një takim urgjent për të vlerësuar përgjigjen e shtetit. Shërbimi zjarrfikës njoftoi se kishte marrë qindra thirrje nga grekët, shtëpitë e të cilëve ishin nën ujë. Ndërsa disa autostrada u kthyen në shtretër lumenjsh, shërbimet e emergjencë­s shpëtuan njerëzit që ishin bllokuar në makinat e tyre dhe në autobusë. Gjatë ditëve të ardhshme pritet më shumë shi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania