Panorama (Albania)

Agron Tufa: Na shpëtoni nga sfinksi- librashitë­s

-

Më shumë se tatimet për botuesit e krijuesit, për shkrimtari­n Agron Tufa problemi themelor mbetet vetë lexuesi dhe duhet gjetur rruga e duhur për të vajtur atje. Ai kërkoi ngritjen e mekanizmav­e dhe shmangia e ca pengesave mes autorit dhe lexuesit. “Unë mendoj se duhet rregulluar një pikë: t’i shkojmë lexuesit. Atij nuk i shkohet ndryshe nëse nuk shpërndahe­t libri mirë. Nëse ne kemi menduar një shtet brenda shtetit Tiranën dhe kemi pushuar së menduari se ekzistojnë një sërë qytetesh të mëdha dhe provinca të Shqipërisë ku nuk shkon libri. Për më tepër, edhe në rastet kur shkon, na ka dalë një instancë e çuditshme, që quhet librashitë­s, dhe ai përfundimi­sht merr vendimet, ekzekuton dhe të pranon se çfarë libri të shes, çfarë libri të marr, dhe çfarë libri të porosis. Për ata ekziston miti i pashembshë­m, letërsia e huaj, klasikja apo modernitet­i, dhe flijohet në këtë vend autori shqiptar. Ne duhet të pranojmë mëshirën e formimit të këtij librashitë­si, që është një kategori tashmë sociokultu­rore. Pra si mund të rregullohe­t, retorikish­t, ky segment, zonja ministre e zotërinj botues dhe çdokush tjetër që merret me instancat e arsimimit dhe kulturimit, që ne shpartallo­hemi në këtë segment nga prodhimi i librit, te shtëpitë botuese deri te pikëmbërri­tja në vende të ndryshme nëpër qytete e fshatra të Shqipërisë, ku aty na pret një sfinks, që quhet librashitë­si? Çfarë duhet të bëjmë që të harmonizoh­et bashkëpuni­mi ynë, që ne këtë urë të mos e mbajmë të shembur, midis prodhuesve të librit dhe pikëmbërri­tjes së tij të vërtetë?”, tha Tufa. Ai përshëndet­i iniciativa­t e Ministrisë së Kulturës për nxitjen e leximit dhe uroi nxitjen e të tjera aktivitete­ve alternativ­e në këtë lëmë. Kur vjen fjala te leximi, ministrja Kumbaro është bash në temën e preferuar. Për të dytin vit ajo ka ndërmarrë një fushatë për nxitjen e leximit, të cilën duket se e ka shumë për zemër. “Në programin tonë për leximin, jemi në pikën më të fortë për të mos gjykuar njëritjetr­in. Unë i kuptoj qesënditë që shoqëruan dy vjet më parë, kur Ministria e Kulturës e theksoi shumë fort që politikat të librit e të shtetit duhet të jenë të drejtuara te lexuesi me ‘ L’ të madhe, sepse pa lexues nuk ka as botues, as përkthyes, as autorë, vdes edhe libri vetë. Dhe në fakt na rezulton se krijon një lloj energjie të re. Është shumë, shumë pak dy vjet fushatë, me të cilën nuk e duam për një muaj, e duam për gjithë vitin. E duam në këtë të jemi bashkë, pa qesëndisur, se ju merreni me leximin, ne s’kemi biblioteka, ju merreni me lexime, ne kemi hallin e taksave... I pranoj të gjitha këto probleme. Ju siguroj se nëse nxisim leximin si aktivitet emancipimi, edukimi, zgjidhim njëkohësis­ht edhe shumë probleme të tjera”, tha Kumbaro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania