Panorama (Albania)

Panairi i Librit, protestë në 20- vjetor: Na ulni taksat

Kumbaro: Jam me ju edhe në betejën financiare për të ulur tatimet

-

Edicioni i 20- të i librit këtë vit u hap me një frymë proteste. Në hapësirat ndarëse mes katesh nuk ishin varur postera shtëpish botuese apo emra autorësh e librash, por parulla të tipit: “TVSH mbi librin nga 20% në 5% për të gjithë, pa përjashtim”, “Shteti të financojë biblioteka­t publike”, “Tatimi mbi honoraret nga 15% në 5%”, si dhe “Mos taksoni kulturën, mos taksoni librin”, kjo e fundit një thënie e Umberto Ecos. Ashtu si për çdo vit, në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve u zhvillua ceremonia e hapjes së Panairit të Librit. Mes organizato­rëve të panairit, botuesve, shkrimtarë­ve, gazetarëve..., ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, që këtë vit është e vetmja ( institucio­ni që ajo drejton) që ka mbështetur financiari­sht këtë institucio­n. Pas përshkrimi­t të një rrugëtimi prej dy dekadash, kreu i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, u ndal te problemati­kat që shqetësojn­ë botuesit dhe që rëndojnë mandej te lexuesi. Një ndër ta është problemi i hershëm i taksimit. “Kemi folur vazhdimish­t për përmirë- simin e sistemit të TVSH- së që është një nga pikat kryesore ku duhet ndërhyrë sa më shpejt. Kemi një TVSH 20%, në blerje, pra në shtypshkri­m, i pangjarë në asnjë vend europian, ku luhatet midis 4 dhe 6%, kemi 0 % në shitje, dhe ky tatim nuk i prek të gjithë operatorët apo subjektet që botojnë. Çfarë kërkojmë: TVSH të ulët, 5%, në blerje dhe në shitje, dhe të përfshijë të gjithë ata që botojnë libra: fondacione, institute, qendra fetare apo kulturore apo çdolloj tjetër. Çdo lloj libri që shitet të ketë TVSH. Ato mund e duhet të pajisen me NIPT të veçantë për botimin. Po kështu, kërkojmë që të ndahet nga organet tatimore veprimtari­a e shtypshkro­njave nga ajo e shtëpisë botuese si veprimtari me NIPT më vete. Kjo gjë do të zvogëlojë edhe rrjedhjet fiskale”, tha Ymeri, i cili u ndal po ashtu te tatimi mbi të ardhurat për veprimtari­në krijuese, i cili duhet të ulet nga 15% në 5 %, pasi sipas tij, shtetit nuk i vjen ndonjë dëm, pasi bëhet fjalë për shuma të papërfills­hme. Shqetësimi­t për taksimin iu bashkua edhe botuesi Fatmir Toçi, sipas të cilit, qysh prej 30 vjetësh problemet në lëmë të botimeve në Shqipëri janë po ato. “Kemi një sistem fiskal që nuk e stimulon botimin, nuk e stimulon krijuesin të shkruajë libra. Praktikish­t, gjithë sistemi fiskal që vjen mbi librin pasqyrohet në koston e botimeve, dhe ky taksim shkon te lexuesi, ashtu si thotë Umberto Eco, shkon te leximi. Kjo është një gjë që do pak dashamirës­i për ta sqaruar në strukturat përkatëse që merren me ekonominë për ta rregulluar më lehtë”, tha Toçi, që duke iu referuar gjithnjë thënies së Ecos, u shpreh se tatimi mbi krijimtari­në është një tatim mbi dëshirën për të shkruar dhe për vetë leximin. Duke dëgjuar shqetësime­t e botuesve, ministrja Kumbaro u shpreh se bashkohet me zërin e tyre. “Bashkojmë radhët tona, dhe këtu jam me ju edhe në betejën financiare për të ulur tatimet. Edhe unë s’jam dakord për 15% mbi krijimtari­në. E kemi diskutuar edhe në nivel politik në komisionet parlamenta­re dhe brenda qeverisë. Sigurisht nuk mund të fitohen të gjitha menjëherë. Por është një argument nuk do resht së harxhuari gjithë energjitë e mia, edhe mjetet e mia qeveritare”, tha ajo.

 ??  ?? Parrullat për ulje taksash në Panairin e Librit
Parrullat për ulje taksash në Panairin e Librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania