Panorama (Albania)

Shkarkohet trajneri, por reziston Tavekio

Bordi i Federatës votëbeson presidenti­n, jo unanimisht

- PËRGATITI:

Ndoshta do të kishte qenë më e drejtë sikur të kishte qenë vetë ai që ta paraqiste dorëheqjen, të vinte fytyrën e tij përpara kësaj drame italiane, menjëherë pas ndeshjes me Suedinë, por për Xhanpiero Venturën duhej një mbledhje bordi, për të marrë vendimin final.

Dje, në orën 18: 20, Xhanpiero Ventura u largua zyrtarisht nga detyra si trajner i Italisë dhe sigurisht që nuk do të kthehet më kurrë në një post të tillë, duke parë atë që ndodhi, mes datës 10 dhe 13 nëntor ( dy ndeshjet me Suedinë). Bordi drejtues i Federatës Italiane të Futbollit u mblodh ditën e djeshme në orën 16: 00, një takim që zgjati dy orë e pak minuta, ku përveç vendimit të pashmangsh­ëm për largimin e trajnerit Ventura nga kombëtarja, u bë edhe një votim i hapur, pasi kërkohej edhe "koka" e presidenti­t të institucio­nit të futbollit italian, Karlo Tavekio. Ky i fundit, i cili kishte qëndruar deri dje në heshtje, mori votat e Renco Ulivierit ( presidenti i Shoqatës së Trajnerëve), Marçelo Nikit ( presidenti i Shoqatës së Arbitrave) dhe Gabriele Garvinas ( presidenti i skuadrave të kategorisë së tretë, Lega Pro) dhe Andrea Abodit ( presidenti i Serisë B), por jo të Damiano Tomazit ( presidenti i Shoqatës së Futbollist­ëve). Fakti që Karlo Tavekio nuk mbron vetëm rolin kryesor në federatë, por edhe atë të presidenti­t të Ligës italiane, shtyu mbështetës­it e tij që ta kursenin këtë hap tani: "Nëse do ta kishte dhënë vetë dorëheqjen, do ta pranonim, por të shkaktonim një boshllëk pushteti në këtë moment, jo vetëm në federatë, por edhe në Ligën e futbollit italian, do të ishte një dopio vetëvrasje, pas asaj që ndodhi me Kombëtaren", u shpreh Gravina.

"DIVORC" NERVOZ

Pa dyshim që moskualifi­kimi për në Botëror ishte mjaftueshë­m për t'u larguar, ndonëse të fajësosh vetëm Xhanpiero Venturën është shumë e thjeshtë. Fakti që ai nuk diti ndoshta të menaxhojë disa situata nervoze, që turbulluan ambientin. Pas humbjes me Spanjën, në "Bernabeu", në grup pati revolta në lidhje me zgjedhjet e trajnerit, të cilat degjenerua­n më pas në barazimin 1- 1 me Maqedoninë në Torino, apo akoma më shumë pas humbjes me Suedinë, në ndeshjen e parë. Pas asaj sfide, disa nga senatorët e Italisë kërkuan të marrin situatën në dorë, duke "urdhëruar" për ndeshjen e "San Siros" një formacion taktik 3- 4- 3, kundrejt 3- 5- 2 të Stokholmit, në mënyrë që në fushë të luante edhe Insinje. Ventura shpërtheu: "Tani bëjeni ju formacioni­n", por hakmarrja e tij u kuptua qartë edhe nga gjesti i De Rosit, të hënën, i cili nuk donte të zbriste në fushë, duke "sponsorizu­ar" Insinjen në vend të tij, pasi skuadrës i nevojitej fitorja. Me pak fjalë, edhe këto tensione brenda skuadrës dërguan në shkarkimin e pashmangsh­ëm të Venturës, por mbi të gjitha edhe të mbylljes së një cikli, me veteranë si Bufon, Barzalji, Kielini dhe pikërisht De Rosi, të cilët vendosën dorëheqjen e tyre nga "axurët".

 ??  ?? Xhan Piero Ventura dhe Karlo Tavekio
Xhan Piero Ventura dhe Karlo Tavekio

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania