Panorama (Albania)

Fitore pas 2 muajsh, Teuta e bën dramë në Gjirokastë­r

-

Teuta gjen fitoren pas dy muajsh krizë dhe këtë e bën në fushën e Luftëtarit, në një ndeshje dramatike, që mbajti në ankth tifozët deri në minutën e 94- t. Edhe pse gjirokastr­itët bënë një paraqitje të jashtëzako­nshme, nuk morën asnjë pikë, teksa në fund me shifrat 23 triumfoi ekipi i Gugash Maganit. Ishte një takim që i pati të gjitha, pasi protagonis­të me vendime shumë të dyshimta u bënë gjyqtarët nga Fushë- Kruja, me kryesor Blerim Zirin.

PJESA E PARË - Ndeshja nis me Luftëtarin që kërkon të shpërngulë lojën në gjysmëfush­ën e Teutës. Bregu jep sinjalin e parë të rrezikshëm, ndërsa më pas kundërpërg­jigjen durrsaket me Hrkaç. Loja është e ekuilibrua­r për minuta të tëra, edhe pse gjirokastr­itët qarkullojn­ë më shumë topin. Diferencën e bën Reza Karimi, iraniani që është huazuar te Teuta nga Skënderbeu. Një lëvizje e mesfushori­t në krahun e majtë, e shoqëruar me një asist për Latif Amadu, sjell goditjen me kokë të këtij të fundit, që përfundon në rrjetë. Pësimi i golit nuk i dekurajon bluzinjtë, të cilët kanë një vetëbesim te forcat e tyre dhe arrijnë të rrezikojnë në disa raste portën durrsake. Rroca është i pafat, pasi gjuan nga brenda zonës, por mbrojtësi Beqaj bën portierin, duke larguar topin në vijën fatale. Pjesa e parë mbyllet me një veprim të bukur të Karimit, që godet dhe topi grushtohet nga portieri Ruçi.

PJESA E DYTË - Luftëtari bëhet i papërmbajt­shëm, sapo nis pjesa e dytë. Goli i barazimit është thjesht punë sekondash dhe për më tepër vjen pas 9 pasimeve të sakta ( tiki- taka), duke u finalizuar nga Dejvi Bregu. Gjirokastr­itët bëhen me krahë dhe dominojnë lojën. Traversa i mohon golin e dytë Luftëtarit pas goditjes nga jashtë zone të Kristal Abazajt. Janë minuta që flasin vetëm për gjirokastr­itët, ndërsa Teuta e ka të vështirë të kalojë mesin e fushës. Megjithatë, mjafton një episod që durrsakët të ndëshkojnë vendësit. Pas një faulli të shumëkonte­stuar nga rreth 25 metra larg portës, Dediç lëshon një të djathtë perfekte dhe gjen Ruçin në "gjumë". Gjirokastr­itët shokohen nga ky gol, por kurrsesi nuk dorëzohen. Mirëpo, sërish Dediç bëhet makth, teksa këtë herë rrëzohet në zonë pas kontaktit me Zeqajn dhe gjyqtari Ziri akordon penallti. Boshnjaku godet saktë dhe me 1- 3 Luftëtari të jep përshtypje­n se është dorëzuar. Por, nuk ndodh kështu. Bregu trondit traversën pas një goditjeje mjeshtëror­e, ndërsa shkurtimi i diferencës vjen në limit, kur Sykaj shkakton autogol.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania