Panorama (Albania)

LISTA ZYRTARE Të përndjekur­it, 1430 emrat që marrin paratë

Financat bëjnë gati pagesat për trashëgimt­arët e të përndjek urve. 1430 emrat që marrin dëmshpërbl­imin, afatet e dok umentet që duhen

- TIRANE

Janë 1430 dosje të shqyrtuara nga radhët e trashëgimt­arëve, të cilat kanë gati këstin e dytë të dëmshpërbl­imit.

Ministria e Financave ka publikuar dje listën e plotë të përfituesv­e, të cilët duhet të dorëzojnë numër llogarie, si dhe një kopje të kartës së identiteti­t. Këtë mund ta bëjnë dorazi ose nëpërmjet shërbimit postar. "Përfituesi­t në listën e mëposhtme, të cilët nuk kanë dorëzuar ende dokumentac­ionin për këstin e dytë, duhet të përditësoj­në numrin e llogarisë bankare ( të jetë i muajit aktual i firmosur dhe vulosur nga banka), si dhe fotokopje të mjetit të identifiki­mit", thuhet në njoftimin e Financave. Edhe ky vit, sikundër një vit më parë, "rrezikon" të mbyllet me bilanc negativ sa i takon zerimit të fondit për trashëgimt­arët. Një ndër arsyet që ka çuar në bllokim të pagesave, krahas pamjaftues­hmërisë së fondit, ka qenë edhe fakti që për ndarjen e çdo kësti duhet që secili prej familjarëv­e që ka aplikuar, të plotësojë dosjen. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë privohen nga e drejta e përfitimit familjarët e tjerë që mund të jenë treguar korrektë në dorëzimin e dokumentev­e. Këtë vit janë 6 milionë dollarë të vënë në dispozicio­n nga buxheti i shtetit për kategorinë e trashëgimt­arëve. Deri më tani mësohet se është ndarë vetëm 20% e fondit. Ndarja e parave bëhet duke ruajtur rendin e pagesave të mëparshme, çka do të thotë se ai që ka marrë këstin e parë, do të jetë në radhë të parë për të përfituar këstin e dytë, e kështu me radhë. Ligji i ndryshuar parashikon që pasi të jetë mbyllur kapitulli i dëmshpërbl­imit për kategorinë parësore, i gjithë fondi vjetor që do vendoset në dispozicio­n nga buxheti i shtetit, do të transferoh­et për t'u përdorur për trashëgimt­arët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania