Panorama (Albania)

Ishin për trajnim në Angli, dezertojnë katër komando

Nuk u kthyen me grupin, Ministria e Mbrojtjes i denoncon

- ETLEVA DELIA

Katër ushtarë të Forcave Komando, që kishin shkuar për një trajnim në Britaninë e Madhe, kanë qëndruar në Londër, duke mos u kthyer në Shqipëri me pjesën tjetër të grupit.

Pas konstatimi­t të mungesës së tyre, Ministria e Mbrojtjes ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorin­ë e Tiranës për veprën penale “Dezertim”, sipas Kodit Penal Ushtarak. Nga ana tjetër, janë vënë në dijeni edhe autoritete­t britanike, në mënyrë që ata të gjenden dhe të kthehen në Shqipëri. Momentalis­ht është bërë shpallja në kërkim e 4 komandove, Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi. Katër ushtarakët, pjesë e Forcave Komando, ishin me mision trajnues në Angli, por nuk janë kthyer në përfundim të trajnimit. Ushtarakët duhet të ktheheshin nga misioni në fund tetorit, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Ministria e Mbrojtjes tha dje se në momentin kur është konstatuar se ushtarakët nuk janë kthyer, janë njoftuar autoritete­t britanike. Më tej është bërë kallëzimi në prokurori.

DEZERTIMI Trajnimin disajavor në Britaninë e Madhe, si pjesëmarrë­s të një prej programeve që ka Ministria e Mbrojtjes, 4 ushtarë të Forcave Komando e kanë shfrytëzua­r si një mundësi për të qëndruar në Londër. Kohët e fundit, Anglia është kthyer në një prej destinacio­neve më të dëshiruara të shtetasve shqiptarë, të cilët përdorin çdo formë, kryesisht ilegale, për të shkuar atje. Por për ushtarakët dezertorë, ky duket se ka qenë rasti ideal për të qëndruar në vendin e preferuar. Pasi ka përfunduar programi trajnues dhe ka ardhur data e kthimit për në Shqipëri, ata nuk i janë bashkuar grupit në aeroport. Fillimisht është dyshuar për ndonjë vonesë rastësore, por më vonë është mësuar se vonesa e tyre në fakt kishte qenë e qëllimshme. Pas mbërritjes në Tiranë të grupit të ushtarakëv­e që ishin trajnuar në Britaninë e Madhe, është mësuar edhe zyrtarisht se 4 efektivët kish- in dezertuar, duke iu shmangur në këtë formë shërbimit ushtarak. Kjo përbën vepër penale dhe parashikoh­et në Nenin 33 të Kodit Penal Ushtarak.

KALLEZIMI Katër komando të Forcave të Armatosura Shqiptare nuk janë kthyer nga trajnimi ushtarak ku kishin shkuar në Angli e për këtë arsye, është bërë një kallëzim ndaj tyre në Prokurorin­ë e Tiranës. Burimet thanë se ata ishin dërguar në një trajnim sipas programeve që ka Ministria e Mbrojtjes, por nuk janë kthy- er me pjesën tjetër të grupit që ka mbërritur në Shqipëri rreth 3 javë më parë. “Janë 4 efektivë komando që janë dërguar në Britaninë e Madhe për trajnim sipas programeve që ka ministria. Ka rreth 2- 3 javë që është konstatuar që ata nuk janë kthyer me pjesën tjetër të grupit që kanë mbërritur në atdhe. Që nga momenti që është kuptuar, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar autoritete­t britanike që të bëhet ndalimi i tyre atje dhe njëkohësis­ht është depozituar edhe një kallëzim penal në Prokurori nga Ministria e Mbrojtjes”, thanë dje burime nga Ministria e Mbrojtjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania