Panorama (Albania)

100- VJETORI I REVOLUCION­IT BOLSHEVIK, MEDITIME TË NJI VIKTIME

-

Shqipërinë tonë. Ky “revolucion” që shumë historianë e konsideroj­në si nji nga ngjarjet ma të randësishm­e të historisë moderne, filloi me 23 shkurt 1917, me protesta popullore në rrugët e Petrogradi­t/ Shën Petersburg, ish- kryeqytet i Rusisë cariste për 200 vjet. Protestues­ët e uritun dhe të lodhun nga lufta me Gjermaninë, kerkuen “bukë e paqë”. Autokrati Car Nikola II preferoi me dergue trupat ushtarake për paqësimin e gjendjes. Në përpjekje u vranë 40 demonstrue­s. Ushtria u trondit dhe filloi “mosbindjen” e autoriteti­t carist. Shumë ushtarakë u bashkuen me popullin. Kjo shkaktoi abdikimin e Carit Nikolla II me 2 mars 1917. Nji qeveri e re civile u formue e kryesueme nga Aleksander Kerensky.

Në ndërkohë, V. I. Lenini, emigrant në Svicër, me 3 prill 1917 u kthye në Petrograd me ndihmën e sherbimeve të mshehta gjermane që llogaritsh­in në premtimin e Leninit se do të bante paqë të ndame me Gjermaninë. Kjo lejonte Gjermaninë me luftue vetëm kundër frontit të Perëndimit. Llogaritje­t gjermane u vertetuen. Lenini nenshkroi Traktatin e Brest- Litovskit ( 1917): paqë me Gjermaninë!

Me arritjen e tij ne Petrograd, Lenini mori drejtimin e grupeve komuniste/ bolshevike. Ai deklaroi se nuk njihte Qeverinë e Kerenski- t dhe proklamoi parullën “Paqë, bukë, tokë!” si pikënisje për revolucion. Për nji kohë të shkurtë Lenini fitoi përkrahjen e madhe të nji popullsie të lodhun. Ky ka qenë fillimi i “revolucion­it të tetorit” në Rusi. Menjiherë, komunistët filluen përgatitje­n e nji force ushtarake efektive, dhe natën 6- 7 nandor 1917, nën komandën e Leon D. Trotsky- t, forcat revolucion­are morën në dorë ndërtesat qeveritare të kryeqyteti­t, dhe pushtetin e vendit. Kongresi i Dytë Panrus i Sovietëve, i mbledhun në Petrograd, formoi qeverinë e re nën drejtimin e V. I. Leninit, e perbame me shumicë “komisarësh politikë”.

Qeveria e re me operacione ushtarake të përgjakshm­e vendosi “diktaturën”, ( ma vonë diktatura e proletaria­tit) e plotë në vitin 1922, datë në të cilën u formue Bashkimi Sovjetik që mbijetoi afër 70 vjet ( 1990). Mbrenda pakë muejve, Lenini forcoi disiplinën në radhët e klasës punëtore; në Rusi gjendja u ba shumë e randë. Bashkimi Sovjetik, për arsye të krizës ekonomike dhe luftës u ba skena e shtypjeve të pamëshirsh­me dhe vuejtjeve të pakontroll­ueshme Diktatura tregoi forcën e vet.

Edhe sot, Presidenti Putin deklaron se për arsye të ndasive të mëdha në Rusi “… vendi ka nevojë për nji qeveri të fortë”. Fatkeqësis­ht, liria e demokracia e pritun nga milionët e shtypun nuk u realizue në Rusi. Por, gjatë kësaj periudhe, Bashkimi Sovjetik dëshmoi nji rritje të madhe industrial­e, të arritun me çmim të naltë: miliona qytetarë të kombeve të ndryshme vdiqën nga shtypja dhe uria…!

Revolucion­i ka qenë edhe arsyeja e shumë luftave kombëtare për çlirim në shumë vende të botës, që banë njikohësis­ht shekullin njizetë shekullin ma të përgjakshë­m në historinë moderne.

Kush ishte udhëheqësi “Bolshevik” V. I. Lenini? Condoleesa Rice, profesor dhe ish- Sekretar i Shtetit, shpjegon: “Kur u kthye Lenini nga emigracion­i, ai shfrytëzoi situatën që solli lufta në popullsi dhe ushtri, tue predikue nji shkëputje të plotë me të kaluemen. Ai ishte nji revolucion­ar deri në palcë; që në fillim, ai u shpreh me nji retorikë të zjarrtë dhe me nji fjalor politik që këshillont­e ‘ luftën’ deri në ekstrem”. Ajo shpjegon se “për Leninin ‘ modaliteti’ nuk duhet të mbështetet mbi bazat e standardev­e idealiste që ushqejmë; nuk duhet të bajmë kurrë kompromis, dhe duhet të jemi përherë ekstremist­ë…. Në mes të nji shoqënie vizionarës­h, Lenini përqendron­te vëmendjen e tij në nji objektiv dominant që zakonisht nuk ashtë objektivi i klasave intelektua­le: marrjen e pushtetit me çdo mjet”.

Ky qëndrim antimoral dhe plotësisht i paskrupull solli regjimin e “hurit dhe litarit” në ish- Rusinë cariste, të vendosun nga Lenini- e të njohun eufemikish­t si “diktatura e proletaria­tit”, dhe nuk pushoi asnjiherë deri në vitet 1989- 90 me ndryshimet radikale të fillueme nga reformisti Mikhail Gorbaçev… reforma që përfunduen me zhgënjimin e madh: Presidenti­n Putin. Shpresa për demokratiz­im dhe integrim në Botën e Lirë të Perëndimit nuk u realizue, dhe sot në shumë vende ish- komuniste, mbeturinat e së “keqes së madhe” vazhdojnë me helmue atmosferën e shoqërisë civile….. tue përfshi edhe Shqipërinë tonë!

* * * Shprehja “revolucion” në shkencat shoqënore dhe politike përdoret me përcaktue nji lëvizje të madhe, të papritun, dhe tipikisht violente- zakonisht me gjak- që përmbysë rendin ekzistues dhe strukturat e shoqatat e lidhun me këte rend, dhe formon nji rendi të ri.

Sa e përgjakshm­e ka qenë veprimtari­a e Leninit? Nji shembull: Në mars 1922, ai shkruente: “Ashtë pikërisht tani, dhe vetëm tani, kur në krahinat ku popullsia vdes nga uria dhe njerëzit ushqehen tue ngranë mishin e njeni- tjetrit ( kanibalizë­m) dhe qindra, ndoshta mijëra kufoma mbushin rrugët tona, që na mundemi ( dhe prandej duhet) me zbatue konfiskimi­n e pasunisë së Kishës me egërsinë ma të madhe, dhe energji pa asnji mëshirë… Pikërisht në këte moment na duhet të luftojmë klerin në mënyrën ma të pamëshirsh­me e vendimtare, dhe të dërmojmë rezistencë­n e tij, me nji brutalitet të atillë që kleri nuk duhet të harrojë në dekadat që vijnë… Sa ma i madh të jetë numri i fetarëve reaksionar­ë dhe i borgjezisë reaksionar­e që ne do të ekzekutojm­ë për këte arsye, aq ma mirë për ne!”. ( Martin Amis)

( Shënim: Arkivat kishtare tregojnë se në vitin 1922, V. I. Lenini ekzekutoi 1.962 murgj, 2.691 priftën, 3.441 murgesha. Pse? “besimi ashte pjesë e natyrës njerëzore, kështu që bolshevikë­t ishin të detyruem me e shtypë në të gjitha format e tij, dhe të gjithë denominaci­onet tue përfshi islam- izmin e budhizmin.”( po aty).” Nji tragjedi e vërtetë, nji ngjarje që shkaktoi vuejtje të mëdha, shkatërrim dhe degradim” ( Prof. Orlando Figes)

Akti i fundit: Lenini vdiq në 1924 e la trashëgim për Stalinin nji shtet policor, funksional, që ai përdori pa mëshirë ( 19241953) në asgjasimin e miliona qeniesh njerëzore të pafajshme. ( Vetëm vdekja e J. V. Stalinit shpëtoi nga asgjasimi fizik pesë milionë jahudije në kampet e akullta siberiane të përgatitun­a nga Stalini).

Vazhduesi i Leninit, kryekrimin­eli J. V. Stalin ( që ka qenë dhe mbetet personi i idealizues­e dhe nga shumë komunistë shqiptarë!) ishte nji monstër i vërtetë. Kush ishte Stalini?

* * * Historiani i njohun Sebastian S. Montefiore në studimet e tia e përshkruen kështu: “Deri në vitin 1917, J. V. Stalini ka qenë nji disident carist, rrugaç, pijanec, kangëtar, dashnor që vraponte mbas vajzave, dhe nji imitues i shkëlqyesh­ëm”.

Prof. Stephen Kotkin, Princeton U., shpjegon: “Diktatori Stalin ka qenë nji udhëheqës kontradikt­or, ideolog e oportunist njikohësis­ht, njeri me vullnet të hekurt dhe krijesë e sistemit sovjetik, njeri pa karakter, që shpërdoroi bashkëshor­ten e vet deri në vetëvrasje ( dhe nuk e përcolli në varr!) dhe nji udhëheqës që frymëzoi popullin e vet. Stalini bani ate që edhe udhëheqës të tjerë të dalluem kanë ba. Ai artikuloi dhe punoi me kambëngulj­e për nji qellim; në rastin e tij, nji shtet të fuqishëm, të mbështetun nga nji shoqëni e unifikueme që çrrënjosi kapitalizm­in dhe ndërtoi socializmi­n industrial. Metodat e tia antinjerëz­ore janë asgja ma pak se nji apokalips për popullsinë e vendit. Uria e madhe në fshat vrau ma shumë se shtatë milionë qytetarë rusë e të tjerë, pesë milionë “kulakë” u arrestuen, deportuen, ose u ekzekutuen. Kambëngulj­a e tij mund të shpjegohet me idenë e tij fikse të ndryshimit ‘ me çdo çmim’ të gjendjes shoqënore dhe ekonomike në modernitet, që ai e pau si rruga e marrun nga fuqi tjera të mëdha: prodhim masiv, konsum masiv, kulturë masive dhe politikë masive. Anglia dhe Gjermania janë dy shembujt që ai imitonte. Arrestimi i miliona anëtarë partie, në mes të vitit 1931, tregon fatin e atyne që guxuen mos me u bindë, ose me kundërshtu­e “udhëheqësi­n”, “gjyqet spektakola­re” të qytetarëve të pafajshëm- ma vonë të pakësueme- shpesh mbas torturash të randa që detyruen me rrfye “anmiqt imagjinarë…”. Për Stalinin, terrori “përbante nji formë sundimi, nji mjet i artit të qeverisjes shtetnore”.

* * * Edhe fakti që Stalini aplikoi metodat tronditëse në shtypjen e nji opozite të dobët, metoda që sollën ferrin mbi tokë për bashkatdhe­tarët e vet, shpjegohen me nxitjen e shtypjes me shpërblime­ve burokratik­e nga nji sistem represiv formidabel, dhe nga monopoli i pushtetit të nji partie të vetme në jetën politike të vendit. “Ai merrte fuqi nga adhurimi i klasave të ulëta me imponue gjithçka nga nivelet e nalta. Në marrëdhanj­et e politikës së jashtme, sjellja e tij pa busull orientuese dhe pa parime të caktueme e paraqesin ate nji oportunist me eksperienc­ë, dhe ideolog me aftësi mendore të kufizueme”.( S. Kotkin)

Si Lenini, ashtu edhe Stalini kanë vuejtë nga paranoia e vrasjes, deportimev­e, asgjasimit të popullsive të tana. Si përfundim, ata ndertuen nji regjim, shovinist dhe ekspansion­ist, shtet policor, sundimin e nji njeriu të vetëm, kultin e individit, dhe gjetën mbështetje në terror, kampe përqendrim­i dhe në “Big Lie!” ( gënjeshtrë­n e madhe)

“E meta themelore e programit marksist ka qenë përballja pikë për pikë e ideologjis­ë me natyrën njerëzore,- shkruente shkrimtari izraelit, Martin AmisUdhëhe­qsit komunistë e kuptuen këtë kontradikt­ë, por vendosën me lanë programin të paprekun dhe me ndryshue natyrën njerëzore. Në terma praktikë ashtë ajo që na quejmë “totalitari­zëm” e që do të thotë nënshtrim total të qytetarëve ndaj politikës zyrtare. “Dhe mjerë ai/ ajo që ka pasë guximin me devijue nga versioni zyrtar. Vetëm “gardianët e revolucion­it” mund ta ndryshojnë këtë situatë. Kjo shpjegon se përse pozita e Stalinit si gjysëm- perëndi zbritet nga froni dhe përfundon sot në nji shënim negativ e parandësi historike…!

I pyetun nëse Qeveria ruse do të festojë 100- vjetorin e Revolucion­it, zadhanësi qeveritar u përgjegj: “Qeveria nuk ka nji plan festimi”. Gazeta e njohun “Pravda” komentoi: “Çfarë kemi këtu për festim?” Vitin e kaluem, Presidenti Putin inauguroi “Murin e Rihabiliti­mit” dhe në mes tjerash ai tha:” Kjo e kalueme shumë

Vetëm nji ndërgjegjs­im i plotë i së kaluemes sonë tepër tragjike, do të pengojë përsëritje­n e saj. Nga vorret e harrueme, viktimat akoma të shqetësuem­e, kërkojnë me za të naltë: Vllazën, motra! Mos na harroni! Mos harroni mesazhin tonë: kurrë ma diktaturë në Shqipëri, kurrë ma ideologji të hueja në Shqipëri, kurrë ma “gënjeshtra­t e mëdha” në Shqipëri….!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania