Panorama (Albania)

“Kameriere e pastruese, si vuajtën gratë e ‘ banditëve’”

Pobrati: Gruaja e Tasim Alikos vdiq duke lindur Triumfin

-

save të mëdha; përse të mos shfaqej të paktën një minimum vëmendjeje e kujdesi, sa të mos vdisnin gjatë lindjes, siç ndodhi me nënën e Lufit të Asim Alikos, kur Xhikua solli në jetë, shokun tim të vegjëlisë?! ...

Njoh nga fëmijëria tre djemtë e Asim Alikos dhe jetën e rinisë së tyre, e cila nuk shkonte në rezonancë çfarë gjykoja personalis­ht, me mënyrën si i trajtonte ata politika. Në kujtesë kam të fiksuar një thënie të Avniut, kur vetë isha thuajse adoleshent, ndërsa ai sapo kishte dalë nga një burg, që do të shoqërohej nga një i dytë, ku do të dënohej 25 vjet!

Duhet të jemi të vëmendshëm, - më tha atëherë ai,- se ndaj prindërve tanë nuk janë xhelozë vetëm humbësit, por edhe këta afër tyre, të cilët kuptueshëm nuk mund t’u kundërvihe­n dot sot baballarëv­e tanë se e kanë më lehtë të na e kthejnë neve reston?!

Pas vitesh, por në një tjetër kohë, më arrestuan mua për së treti. Tanimë me gjithë vëllanë dhe bashkë me burgosjet politike dhe hakmarrëse, rezultoi i saktë gjykimi Avni Alikos që i kishte provuar më parë nga unë qelitë, për t’u internuar atë kohë pak pas tij, djali tjetër i Asim Alikos.

Mirë humbësit që u hakmorën e futën në qeli dhe Heroin e Popullit Jorgo Suljoti, pse me lule në duar shkoi të nderonte dëshmorët më 29, kur këta të mundurit në luftë caktuan si ditë çlirimi 28 Nëntorin, po ata “pranë tyre”, që vunë në përgjim e mblidhnin letra edhe për Asim Alikon e pamposhtur, ç’të kishin vallë ?!

Ishte viti 1982 kur politika shtronte versionin, “mos ndoshta suksesi luftës ndaj banditizmi­t dhe terrorizmi­t politik kishte qenë në vetvete lojë e zbulimeve të huaja, me synim rritjen e kredibilit­etit të agjentëve të tyre superiorë në Shqipëri, për t’i çuar ata pas kësaj drejt majave të pushtetit...

Mbizotërim­i i kësaj hipoteze atë kohë, shpjegonte dhe pyetjen në formën e marrjes së mendimit që një byroist i lartë, njëherësh ministër i Brendshëm, i shtroi Hekuran Pobratit: “A përjashtoh­et mundësia që terroristë të spikatur të jenë gjallë, e në vend të tyre janë kapur sozitë?!” Njeriu që prej vitesh kishte qenë mes banditëve, iu përgjigj: “Kjo që më thoni, është njësoj sikur mbas kësaj bisede të pyes veten ishte ministri Brendshëm ky që fjalosa, apo vallë sozia e tij?!”.

Ky konfuzion politik largoi nga skena deri edhe filmat artistikë dhe çfarë qe shkruar tjetër për atë luftë, sa edhe revista në “Shërbim të popullit” mbushte faqet me foto pastorësh që ruanin kufirin, por nuk flitej diçka për Heroin e Popullit, Asim Aliko, që sikur të ndiente se ç’do të ndodhte, me të njëjtën intuitë që dikur kishte mposhtur emisarët e zbulimeve të huaja, pati lëshuar si me humor dhe atë thënien, tanimë të njohur: “Fituam mbi diversantë­t, por mesa duket, do të na gërryejë lufta mes njëri- tjetrit”, thënie që kur ia çuan në vesh Kadri Hazbiut, si t’i ndjente hidhësinë, ai kish nënqeshur; ndonëse ca më vonë, tek nxitoi të shigjetont­e Mehmet Shehun, do të kryqëzohej edhe vetë...!!!

Burri i rrallë Asim Aliko shmangte mjegullën në heshtje dhe jetonte brengën i kyçur në veten e tij. Pranë vajzës fatkeqe e jetëshkurt­ër, larg djemve fizikisht, por afër tyre me mendje dhe zemër. Përkëdhelt­e me fjalë një qen, mbante mbi komodinë një shishe me dhallë, një termus të vjetër kafeje, një pagure të qelqtë rakie dhe qëndronte në gjunjë mbi një divan. Kur i shkelte shtëpinë ai që ia donte shpirti, buzëqeshte dhe e priste si s’di ta rrëfej me të shkruar.

Nuk fliste. As i ardhuri, nuk e pyeste. Qëndronin në heshtje të dy, si të ishin siamezë.

Mpiksesha nga ky komunikim i pazëshëm, nga kjo çmallje në heshtje dhe asnjëherë nuk arrija të kuptoja: ç’thonë vallë kur nuk flasin?!

Një radhë guxova dhe tek e pashë tim atë të vuante për mikun e tij të zemrës, i thashë me zë të ngadaltë: “Duhet të ndikoje të mos e mbante afër alkoolin se ja... shëndeti!’.

Nuk m’u përgjigj. Heshti siç e kishte zakon dhe unë që ia njihja huqin, në atë çast nuk prisja të fliste.

“Ah mor bir, - tha pas një pauze im atë. - Lavdia e Asim Alikos i ngjan diellit që ndriçon, ndonëse ka edhe njolla!”...

Fola kështu në këtë pasthënie të librit për Asim Alikon, për t’i ofruar lexuesve të rinj në moshë, disa prej të vërtetave të njohura nga bashkëluft­ëtarë dhe bashkëkohë­s të Heroit, që vet kam pasur fatin t’i dëgjoja qysh nga fëmijëria. Por sa më shumë që rritesha, aq më tepër kuptoja rrethanat komplekse të kohës në të cilën ai veproi dhe guxoi, sikundër ruaj në mendje dhimbjen njerëzore që shoqëroi jetën e tij personale dhe familjare.

Rënia e komunizmit në Shqipëri provoi dështimin e politikës, por nuk mohon dot kontributi­n dhe patriotizm­in në mbrojtje të vendit të Heroit të Popullit, Asim Aliko, e të tjerëve si ai. Po nuk e bëmë këtë ne shqiptarët, s’do të hezitojnë të na i kujtojnë të huajt, siç ndodhi me ish- kryeminist­rin anglez, Toni Bler, që kur foli për rastet e daljes jashtë loje të shërbimeve anglo- amerikane, përmendi vitet e grupit legjendë të drejtuar nga “Tomorri” dhe atdheun e Asim Alikos.

Gjatë punës sime të pas ’ 97- s në Shërbimin Sekret, detyra ma kërkonte të komunikoja me partnerë të rëndësishë­m të shërbimeve inteligjen­te në Shqipëri, nga konstatoja dukshëm mungesën e kompleksit të tyre kur flitej për vlera dhe historinë.

S’është vendi të zgjatem, por në kontekst të mohimit që politika i bën sot gjithçkaje të së shkuarës dhe varianteve që ajo servir, duke tentuar të shpallë deri “Pishtar të Demokracis­ë” Hamit Matjanin, kam rastin të pohoj simbolikën e një bisede me homologun e një zbulimi potent, të cilit tek i tregova reagimin e Dritëro Agollit për mundësinë e dekorimit të H. Matjanit, ku shprehej se: “pishtarët jo rrallë janë përdorur për t’i vënë zjarrin fshatrave!”; ai si të kuptonte se ç’duhej të thoshte, u përgjegj: “Historia u jep të drejtë të krenoheni për heronjtë tuaj, kurse në shërbimet inteligjen­te jashtë çdo politizimi duhet të kenë vendin e nderit njerëz me aftësi të rralla si këta që fituan në vitet e tyre”.

Për të gjitha këto, monografia e Heroi të Popullit, Asim Aliko, do të ndihmojë lexuesit të njohin më gjerë jetën e këtij patrioti. Titulli i autorit: Asim Aliko mori me vete

brengën dhe na la pas historinë

Rënia e komunizmit në Shqipëri provoi dështimin e politikës, por nuk mohon dot kontributi­n dhe patriotizm­in në mbrojtje të vendit të Heroit të Popullit, Asim Aliko, e të tjerëve si ai. Po nuk e bëmë këtë ne shqiptarët, s’do të hezitojnë të na i kujtojnë të huajt, siç ndodhi me ish- kryeminist­rin anglez, Toni Bler, që kur foli për rastet e daljes jashtë loje të shërbimeve angloameri­kane, përmendi vitet e grupit legjendë të drejtuar nga “Tomorri” dhe atdheun e Asim Alikos.

 ??  ?? HEKURAN POBRATI DHE ASIM ALIKO
HEKURAN POBRATI DHE ASIM ALIKO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania