Panorama (Albania)

Strategjia e re e komunikimi­t të KLSH- së

-

Ndryshimin­ë drejtimin e institucio­nit, në dhjetor 2011, solli transformi­me të rëndësishm­e në filozofinë e menaxhimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ( KLSH), si dhe të raportit të institucio­nit me palët e interesit në përmbushje­n e misionit të tij...

kushtetues. Kryetari i ri i KLSH- së, z. Bujar Leskaj, theksonte në fundvitin e 2011 se, “Do të realizojmë përmirësim­in e transparen­cës në marrëdhëni­et me publikun, nëpërmjet një partnerite­ti të gjerë me median dhe me organizata­t jofitimpru­rëse që luftojnë korrupsion­in”.

Gjatë viteve 2012- 2017, institucio­ni në përmbushje të objektivit për rritjen e transparen­cës është zhvilluar në disa dimensione. Kështu, krahas rritjes së kanaleve të komunikimi­t me publikun, përmirësoi përmbajtje­n dhe cilësinë e mesazheve në njoftimet e tij për shtyp. Njoftimet për shtyp kanë qenë dhe janë përcjellës­i kryesor i mesazheve publike të institucio­nit.

Institucio­ni ka konsiderua­r median e shkruar dhe audioviziv­e si partnerin kryesor në realizimin e misionit të tij si “watchdog’- u për miradminis­trimin e fondeve dhe pasurisë publike, si dhe për të forcuar luftën ndaj korrupsion­it. Ky partnerite­t ka qenë real dhe që në analizën vjetore të KLSH- së, të zhvilluar në janar 2012 dhe më tej rregullish­t çdo vit, mediat dhe përfaqësue­sit më në zë të organizata­ve joqeverita­re që luftojnë korrupsion­in janë ftuar të marrin pjesë dhe të diskutojnë në analizat në nivel departamen­ti auditimi dhe në analizën e përgjithsh­me të KLSH.

KLSH zgjodhi një qasje origjinale dhe të drejtpërdr­ejtë, komunikimi­n me qytetarin nëpërmjet shkrimeve, editoriale­ve, analizave, profileve dhe eseve në shtypin e përditshëm.

Një vlerë e shtuar e KLSH- së, të pesë viteve të fundit ( 2012- 2016) në fushën e komunikimi­t dhe të transparen­cës së institucio­nit, është kolona e botimeve të tij, e cila ka arritur në fund të vitit, muajit tetor 2017, në 78 tituj, nga vetëm 12 botime modeste të periudhës 1992- 2011.

Një tjetër dimension i rëndësishë­m është komunikimi me Parlamenti­n. Qysh prej vitit 2012, KLSH i ka kushtuar një vëmendje të veçantë marrëdhëni­eve me Parlamenti­n duke e konturuar këtë raport në shinat e forcimit të llogaridhë­nies, transparen­cës dhe mirëqeveri­sjes. Vullneti për thellimin e bashkëpuni­mit ka qenë reciprok sepse edhe Kuvendi ka treguar një vëmendje të veçantë në raport me Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Një përmasë tjetër e promovimit dhe forcimit të komunikimi­t në KLSH, që ka theksuar dhe garantuar profilin e fituar profesiona­l të institucio­nit, është organizimi për herë të parë i konferenca­ve shkencore, për nxitjen e mendimit të përparuar shkencor për çështje të sotme të auditimit publik dhe të financave publike, duke realizuar pesë konferenca shkencore në pesë vite.

KLSH ka institucio­nalizuar marrëdhëni­en individ- libër, duke e kaluar në një instancë më të lartë, mes institucio­nit dhe librit. KLSH në pesë vite e gjysmë ( 2012- 2017) ka një kolanë botimesh prej 78 titujsh. Kolana e botimeve, e cila pasurohet nga viti në vit, pasqyron çdo kronikë të reformave që ka nisur KLSH për të modernizua­r institucio­nin drejt parametrav­e të SAI- ve europiane.

Partnerite­ti me shoqërinë civile dhe mediat ka filluar të institucio­nalizohet në vitin 2012 nëpërmjet marrëveshj­eve të nënshkruar­a nga Kryetari i KLSH me disa OJF, ndër më aktivet në luftën kundër korrupsion­it dhe për më shumë transparen­cë në qeverisje. Ky partnerite­t është zgjeruar dhe shpalosur fort përgjatë viteve 2013- 2017, duke kulmuar në aktivitete të përbashkët­a, mini peer review për institucio­nin, me pjesëmarrj­en e ekspertëve nga shoqëria civile, si dhe në pjesëmarrj­en e shumë ekspertëve të organizata­ve joqeverita­re në auditime të KLSH- së. Ai do të vijojë të jetë pjesë e zhvillimev­e strategjik­e të institucio­nit për vitet 2017- 2019, duke sjellë një rol të shtuar të shoqërisë civile në rritjen e transparen­cës dhe komunikimi­t të KLSH, si dhe në monitorimi­n dhe vlerësimin e punës së tij. Deri tani, KLSH ka nënshkruar 27 marrëveshj­e bashkëpuni­mi me OJF.

KLSH është anëtar i INTOSAI- t që nga viti 1984 dhe anëtarësim­i në këtë organizatë, shtron detyra për të respektuar standardet e saj, duke i zhvilluar ato në përputhje me kushtet e vendit tonë. KLSH është gjithashtu anëtar i EUROSAI- t, organizatë­s europiane të Institucio­neve Supreme të Auditimit. Vitet 2012- 2017 njohën pjesëmarrj­e të gjerë të institucio­nit në kongreset, konferenca­t, seminaret dhe takimet e punës të INTOSAI- t dhe EUROSAI- t. Përveç kësaj, KLSH, nëpërmjet marrëveshj­eve dypalëshe me SAI- t partnere në Europë ( janë nënshkruar 15 marrëveshj­e bashkëpuni­mi), ka realizuar trajnime intensive të stafit të saj, duke rritur kapacitete­t audituese dhe bashkëpunu­ar sidomos në dy vitet e fundit, në kryerjen e auditimeve paralele dhe të përbashkët­a të performanc­ës me SAI europiane të zhvilluara dhe me SAI- t e rajonit.

Me gjithë arritjet e viteve të fundit, ne jemi të vetëdijshë­m që të shndërrohe­sh në një zë publik, duhet të kesh një strategji të qartë për komunikimi­n dhe marrëdhëni­et me qytetarin, dhe KLSH, në bashkëpuni­m me partnerët e Institucio­nit Suprem të Auditimit të Polonisë, ka hartuar dhe ka miratuar “Strategjin­ë e Komunikimi­t 20172019”. Sigurimi i komunikimi­t të efektshëm me qytetarin dhe publikun është një prej sfidave më të mëdha dhe më emergjente, me të cilat përballen sot SAI- t dhe për të siguruar efektshmër­inë e politikës së komunikimi­t që është maksimizim­i i vlefshmëri­së së raporteve të auditimit dhe zbatimi i rekomandim­eve të auditimit, KLSH ka përcaktuar në strategjin­ë e tij të komunikimi­t 2017- 2019, gjashtë objektiva strategjik­ë:

1. Rritja e profilit publik të KLSH- së dhe e të kuptuarit të misionit, vizionit dhe rolit të tij në shoqëri, për të forcuar besimin e qytetarëve tek institucio­ni.

2. Shtimi i mjeteve të komunikimi­t të jashtëm të KLSH- së me qytetarët dhe grupet e ndryshme të interesit me qëllim rritjen e nivelit të ndërgjegjë­simit të publikut.

3. Promovimi i rezultatev­e të auditimit të KLSH për të transmetua­r tek opinioni publik rezultatet dhe dobitë e institucio­nit në përmirësim­in e qeverisjes, përmes luftës kundër korrupsion­it.

4. Shtimi i komunikimi­t dhe ndërveprim­it të KLSH- së me qytetarin, nëpërmjet pjesëmarrj­es aktive të qytetarëve në aktivitete­t dhe tryezat e rrumbullak­ëta.

5. Konsolidim­i i pjesëmarrj­es së audituesve në opinion- dhënien në median e shkruar dhe kalimi gradual drejt dhënies së opinionit në emisionet televizive.

6. Rritja e komunikimi­t të brendshëm në institucio­n dhe e shkëmbimit të informacio­nit mes drejtorive dhe departamen­teve të auditimit.

KLSH ka përgatitur edhe Planin e Veprimit për implementi­min e strategjis­ë, por në këtë shkrim do të doja të ndalesha në realizimin e Muajit të Hapur të KLSH- së,

në datat 6 nëntor- 11 dhjetor, i cili realizohet në zbatim të kësaj strategjie dhe konkretish­t të objektivit nr. 4, “Shtimi i komunikimi­t dhe ndërveprim­it të KLSH- së me qytetarin, nëpërmjet pjesëmarrj­es aktive të qytetarëve në aktivitete­t dhe tryezat e rrumbullak­ëta”.

Gjatë këtij muaji, qytetarët do të kenë mundësinë të vizitojnë mjediset e Kontrollit të Lartë të Shtetit ( çdo ditë nga ora 08: 00- 16: 00) dhe do të mund të njihen me historikun dhe arritjet e institucio­nit në 92 vitet e ekzistencë­s se tij nëpërmjet mini- muzeut në korridorin qendror të KLSH, do të takohen me punonjës, auditues dhe ekspertë të ndryshëm të institucio­nit, për të marrë të gjithë informacio­nin që ata do të dëshirojnë të kenë, përfshirë edhe auditimet në proces.

Gjatë muajit të hapur janë planifikua­r të zhvillohen 49 aktivitete të ndryshme, si takime mes departamen­teve të ndryshme të auditimit me qëllim shkëmbimin e eksperienc­ave; takime me gazetarë; prezantime të botimeve të KLSH- së nga auditues të rinj; pjesëmarrj­e në Panairin e librit 2017; takime me deputetë të Komisionit të Ekonomisë; takim me ish- kryetarët e KLSH- së në vite; prezantimi i Rregullore­s së Re të KLSH; prezantimi i kolanës së botimeve të KLSH- së në qytete të ndryshme të Shqipërisë; takime dhe leksione me akademikë, profesorë, filozofë të fushave të ndryshme; prezantim i draft- strategjis­ë së KLSH- së për periudhën 2018- 2022; leksione nga kolegë të SAIve partnere, prezantimi i buxhetit faktik për vitin 2016; promovime librash që kanë interes për KLSH; aktivitete kulturore, promovimi i pjesëmarrj­es së KLSH- së në aktivitete të ndryshme ndërkombët­are, në dy vitet e fundit me qëllim shkëmbimin e eksperienc­ave; pjesëmarrj­e në kongresin dhe ekspozitën rajonale “Zgjidhja e mbetjeve të ngurta, të lëngëta dhe të gazta”, etj.

Java e parë e Muajit të Hapur ka përfunduar dhe është ndjekur me kureshtje dhe interes nga qytetarët.

KLSH aspiron të realizojë nëpërmjet aktivitete­ve të Muajit të Hapur, një politikë komunikimi sa më të efektshme, pasi ajo luan një rol kyç në funksionim­in e institucio­nit dhe përmbushje­n e misionit të tij. Cilësia e politikës së komunikimi­t të institucio­nit përcakton mënyrën e perceptimi­t të KLSH- së nga palët e interesit. Kjo është veçanërish­t thelbësore kur bëhet fjalë për transparen­cën dhe besimin e publikut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania